11.9 C
Pristina
spot_img

Kosova në Konventën e Importit ofron mundësi për ekonominë

Date:

Share:

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, nën udhëheqjen e kryetarit Armend Muja, mbajti sot mbledhjen e radhës, me të cilën filloi edhe punën për sesionin vjeshtor.

Lidhur me Raportin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023 dhe Planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023, anëtarët e komisionit njëzëri vendosën që të njëjtit t’i procedojnë për votim në mbledhjen e radhës, pasi që, sipas tyre, ka nevojë për plotësim-ndryshim dhe inkorporim të disa prej sugjerimeve të dala nga diskutimi i sotëm.

Tutje, komisioni vazhdoi mbledhjen me trajtimin e pikave të tjera të rendit të ditës, mirëpo, në mungesë kuorumi për vendimmarrje, nuk u votuan Raporti plotësues lidhur me Raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për Verëra, Raporti vjetor i Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2022, raporti vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022, si dhe Raporti vjetor Financiar i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2022

Ndërkaq, votimi i Raportit vjetor Financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2022 u shty për mbledhjen e radhës, meqë, sipas anëtarëve të komisionit, Bordi i RTK-së duhet të raportojë edhe një herë para votimit të raportit në fjalë.

Kurse, për t’i dhënë epilog tre pikave të fundit të rendit të ditës, përkatësisht shqyrtimit të Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 (vazhdim), shqyrtimit të Projekt Kodit nr.08/L-247 Doganor dhe i Akcizave dhe shqyrtimit të Projektligjit nr.08/L-253 për aderimin e Kosovës në Konventën për importin e përkohshëm, i ftuar ishte Ministri i Financave, Hekuran Murati, përfaqësues nga Thesari dhe nga Dogana po ashtu.

Referuar Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, ministri Murati ndër të tjera tha se në këtë raport janë inkorporuar disa ndryshime që kanë ardhur si rrjedhojë e diskutimeve gjatë raportimit të parë, me theks të veçantë komentet dhe rekomandimet nga Zyra e Kombëtare e Auditimit, por, po ashtu, janë plotësuar edhe disa lëshime teknike që kanë ndodhur gjatë hartimit të raportit në fjalë.

Tutje, lidhur me Shqyrtimin e Projekt Kodit nr.08/L-247 Doganor dhe i Akcizave, ministri Murati u shpreh se ky Projekt Kod është i hartuar në harmoni të plotë me direktivat e Bashkimit Evropian dhe si i tillë ndihmon dhe lehtëson në masë të madhe mbarëvajtjen e menaxhimit dhe administrimit doganor në nivel vendi.

Ministri Murati ndau dhe pikëpamjen e tij sa i përket Projektligjit për aderimin e Kosovës në Konventën për importin e përkohshëm.

Ndër të tjera ministri Murati tu shpreh se aderimi i Kosovës në Konventën për importin e përkohshëm zvogëlon disa pengesa burokratike, ofron mundësi të mira për rritje ekonomike, por më e rëndësishmja sipas tij, është se, konventa në fjalë e respekton të drejtën sovrane të shtetit anëtar.

Pas përfundimit të shpjegimit nga ana e ministrit dhe diskutimeve lidhur me tri pikat e fundit, në mungesë kuorumi, votimi u shty për mbledhjet e radhës.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img