-0.5 C
Pristina
spot_img

Ku është më e rrezikshme të jesh shofer? Libani zë vendin e parë, Shqipëria pozicionohet në mes të renditjes

Date:

Share:

Pa dyshim që drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në zonat e pazhvilluara, përballen me problematika të ndryshme. Specialistët e Pozicionimit Global (Global Positioning Specialists), me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe studimi i tyre botëror “Vendet më të rrezikshme për të qenë shofer”, hetuan cilësinë e rrugëve, numrin e vdekjeve në rrugë dhe statistikat e krimit të automjeteve motorike në 60 nga vendet më të varura nga makinat në mbarë botën në një kërkim për të gjetur se ku është më e rrezikshme të jesh shofer.

Në këtë publikim gjejmë të renditur edhe Shqipërinë në vend të 33-të mes 60 vendeve të marra në analizë. Ky raport e ka vlerësuar cilësinë e rrugëve në Shqipëri me 3.9 pikë, ku vlera 1 përfaqëson rrugët jashtëzakonisht të pazhvilluara, dhe vlera 7 do të thotë rrugë e gjerë dhe efikase ose ndër më të mirët në botë. Një tregues tjetër që raporti analizon është edhe shkalla e vdekjeve nga aksidentet rrugore për 100,000 banorë, ku në Shqipëri rezulton të jetë rreth 15 fatalitete. Nga ana tjetër është vlerësuar gjithashtu edhe shkalla e vjedhjes së automjeteve rrugore në raport me numrin e popullsisë, ku në vendin tonë janë vjedhur rreth 14 mjete për 100,000 banorë. Shqipëria rezulton të jetë ndër vendet me shkallën më të ulët të vjedhjeve të automjeteve në raport me numrin e popullsisë.

Libani zuri vendin e parë si vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë shofer, me një shkallë të lartë të vdekjeve prej 22.6 të tilla për 100,000 banorë, kushte jashtëzakonisht të dobëta të cilësisë së rrugës dhe një shkallë vjedhjeje automjetesh motorike prej 179 vjedhjesh për 100,000 banorë.

Uruguai u zbulua si vendi i dytë më i rrezikshëm për të qenë shofer, dhe ndiqet nga Kolumbia, Kosta Rika dhe Greqia në vend të 5-të si ndër vendet më të rrezikshme për të qenë shofer. Ndër vendet e tjera të Europës që renditet mes 20 shtetet më të rrezikshme gjejmë Italinë në vend të 9-të, Letoninë, Çekinë dhe Bullgarinë.

Singapori dhe Zvicra renditen si vendet më pak të rrezikshme për të drejtuar një mjet rrugor. Këto vende janë vlerësuar për cilësi të mirë të rrugëve dhe shkallë të ulët të fataliteteve dhe vjedhjeve.

Në nivel rajoni Maqedonia e Veriut është pozicionuar në vend të 32, pra më dobët se Shqipëria, ndërkohë Serbia është renditur në vend të 41.


Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img