Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Kufinjtë
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Duajeni veten dhe të tjerët duke vënë kufinjë.
Si duket një ditë pa kufinjë?
Ndoshta kështu: Zgjoheni para alarmit për ta bërë mëngjesin e fëmijëve. Keni një prezentim të madh në punë atë mëngjes dhe duheni vërtetë të përgaditeni, por prapë nuk i kërkoni gruas tuaj të ju ndihmojë me gatimin. Në punë, prezantimi nuk është përgaditur. Nuk është puna juaj, por ju i bëni të gjitha pajisjet gati gjithsesi. Pastaj, para se madje të mund të filloni, shefi juaj ju ka kërkuar ta kordinoni ndejën e Krishtlindjeve të ardhshme. Do ta bëja vetë, thotë ai, por ai thjesht është shumë i zënë. Natyrisht, ju pajtoheni. E gjithë kjo, dhe nuk ka ardhur as koha e drekës!
Tingëllon e njohur? Nëse po, e dini se sa lodhëse mund të jetë një ditë pa kufinjë, lërë më një jetë? Ja pse vendosja e kufinjëve është veprim i domosdoshëm edhe i kujdesit për veten, por edhe një akt mirësie ndaj të tjerëve. Në këto pulsime të ardhshme, do të mësoni saktësisht se si vendosja e kufinjëve mund të funksionojë, dhe, përmes rasteve studimi hipotetike, do të mësoni si ti vëni ato në praktikë.
Në këto pulsime do të mësoni:
- se si t’i lëni njerëzit të përfitojnë prej jush i lëndon edhe ata;
- si të zgjidhni shkeljet e zakonshme të kufijve; dhe
- pse vendosja e kufijve mund të jetë gjëja më vetëmohuese që mund të bëni.
Ideja kyçe 1
Vendosja e kufinjëve është akt mirësie.
Muret, gardhet, asnjë shenjë kalimtarësh: kur mendoni rreth kësaj, ambienti juaj fizik është i kufizuar nga të gjitha llojet e kufinjëve konkretë. Për më tepër, këto kufinjë egzistojnë për një arsye të mirë. Ai gardh me tela me gjemba rreth një centrali bërthamor? Është atje për mbrojtjen tuaj – ju pengon të endeni pa dashje në një zonë të rrezikshme.
Kufinjtë janë thjesht të nevojshëm për mbrojtjen tuaj emocionale dhe shpirtërore. Ndryshe nga kufinjtë fizikë, sidoqoftë, kufinjtë emocionalë dhe shpirtërorë nuk janë lënë në rrugë që të jenë të qartë për këdo. Kjo mund ta bëjë të vështirë vendosjen e kufinjëve tuaj dhe dallimin e kufinjëve të të tjerëve. Për më keq, imponimi i kufinjëve tuaj mund të ju bëjë të ndiheni i vrazhdë. Por nuk do të duhej.
Mesazhi kyç këtu është: Vendosja e kufinjëve është veprim mirësie.
Kur vendosni një kufi, ju merrni përgjegjësi për nevojat, dëshirat dhe ndjenjat tuaja. Por sidoqoftë, kur e bëjmë këtë dhe e vendosim veten në radhë të parë, ne shpesh ndihemi sikur po i neglizhojmë të tjerët.
Te jemi të qartë: vendosja e kufinjëve të shëndetshëm nuk domethënë se nuk keni hise në problemet apo brengat shpirtërore të të tjerëve. Kjo thjeshtë nënkupton se nuk jeni përgjegjës për ta. Siç mëson libri biblik i Galatasve, ju jeni përgjegjës ndaj të tjerëve, por për veten tuaj.
Jeni ende të hutuar nga ky dallim? Mund ta shpaketojmë me shembullin e një familjeje hipotetike. Le t’i quajmë ata O’Rileys.Familja O’Riley është një familje e dashur, por djali i tyre James ka humbur rrugën. Ai është përjashtuar nga shkolla dhe ka pasur një problem me drogën.
Familja e O’Rileyt mund të marrin përgjegjësi për problemet e djalit të tyre duke e dërguar atë në një tjetër shkollë dhe duke ja paguar gjobat kur ai merret për posedim droge. Por a do ta zgjedhë James problemin e tij. Nuk ka gjasa. Në mënyrë funksionale, ai nuk ka madje as problem-prindërit e tij ja kanë marrë problemin e tij mbi supet e tyre.
Përndryshe, O’Riley mund të zotërojnë përgjegjësinë e tyre ndaj djalit të tyre pa marrë përgjegjësinë për problemet e tij. Ata mund ta dëgjojnë atë, ta mbështesin dhe të ndërmarrin hapa për të lehtësuar maturinë e tij – të gjitha pa u futur në zgjidhjen e problemeve të tij për të. O’Riley-t po kujdesen për veten duke vendosur ato kufij. Por ata gjithashtu po kujdesen për James. Vendosja e kufijve nuk është vetëm një akt dashamirësie ndaj vetes. Është një akt dashurie për të gjithë rreth jush.
Ideja kyçe 2
Problemet me kufinjë mund të manifestohen në shumë mënyra.
Ndoshta jeni duke menduar, ‘’Jam konfident. Nuk e kam problem të them jo. Prandaj nuk kam probleme me kufinjtë.’’mirë, problemet me kufinjë mund të vijnë në çdo formë dhe madhësi.
Mesazhi kyç këtu është: Problemet me kufinjë mund të manifestohen në shumë mënyra.
Kur shumica prej njerëzve dëgjojnë fjalën ‘’probleme me kufinjë’’ ata e imagjinojnë një ankesë-pra një person që nuk mund të thotë jo.Ankesa është dorezë. Çdokush e shfrytëzon.
Por ndonëse problemet tuaja me kufinjë mund të mos manifestohen si ankesë, kjo nuk domethënë se nuk janë aty. Mund të jeni shmangës, për shembull. Kufiri është sikur një gardh, e mbani mend? Ai i mban gjërat që mund t’iu shkaktojnë dëmtim emocional dhe shpirtëror. Por gardhet poashtu kanë porta. Shmangësit janë aq të fokusuar në ndërtimin e një gardhi për ta mbrojtur veten nga e keqja saqë nuk e lejojnë të mirën të hyjë kah porta. Kur kufinjtë tuaj janë shumë rigorozë, ju keni vështirësi ti leni të tjerët brenda jush dhe ti ndani ndjenjat me të tjerët. Ju i thoni jo ndihmës madje edhe kur keni nevojë për të.
Pastaj, ju mund të jeni kontrollues. Le të themi se njerëzit asnjëherë nuk i kalojnë kufinjtë tuaj. A është e mundur që ju jeni duke kërcyer mbi problemet e tyre? Nëse jeni shefi që dërgon email-a gjithë fundjavës apo një shok që nuk pranon jo për përgjigje, ka mundesi të jeni kontrollues. Mund të mendoni se të qenit kontrollues është fito-fito-njerëzit i respektojnë kufinjtë tuaj dhe ju merrni çfarë të doni prej tyre! Por kjo është një qasje mjaft cinike ndaj njerëzve. Raportet e kontrolluesve ndërtohen mbi frikë dhe faj të cilat i frymëzojnë tek të tjerët, jo në dashuri dhe respekt reciprok. Si rrjedhojë, thellë brenda tyre, kontrolluesit rrallë ndihen të dashur.
Përfundimisht, mund të jeni mosreagues.Mosreaguesit, jo vetëm që e shmangim marrjen e përgjegjësisë për të tjerët-ata poashtu ju bëjnë bisht përgjegjësive të tyre.Kur të tjerët vijnë tek ju për një problem, a ju ikni atyre me një thënie josimpatike sikurse ‘’Fat i keq’’?Atëherë ju mund të jeni një mosreagues-dhe njerëzit e tjerë mund ta kenë të vështirë t’iu afrohen.
Dukshëm, egzistojnë shumë mënyra se si problemet me kufinjë mund ta manifestojnë veteveten! Prandaj, përderisa mund të mos jeni ankues, mos jeni të sigurte që jeni në të pastër kur janë në pyetje kufinjtë-prapë mund të keni probleme me to.
Ideja kyqe 3
Mos i përbrendësoni mitet e zakonshme për kufinjtë e shëndetshëm.
Çfarë po ju mban larg nga vendosja e kufinjëve të shëndetshëm që ju lejojnë ju dhe të tjerët të lulëzoni në jetë? Ndoshta ju duket se vendosja e kufinjëve është egoiste, apo e vështirë për ta bashkërenduar me besimin tuaj. Të krishterët për shembull, mund të mësojnë se si Bibla e citon Gjonin duke thënë se mënyra sa i dojnë ata të tjerët është një tregues se janë pasues të Krishtit.
Sidoqoftë, për ti dashur të tjerët mirë, ne fillimisht duhet ta duam veten. Dhe vendosja e kufinjëve është një veprim i dashurisë së thellë për veten-ideja se kufinjtë e shëndetshëm janë egoistë është vetëm një mit.
Mesazhi kyç është: Mos përbrendësoni mite të zakonshme për kufinjtë e shëndetshëm.
Kur filloni të caktoni kufinjë, do ti hasni disa mite dhe keqkuptime që mund t’iu pengojnë. Për shembull, ju mund të hezitoni të vendosni kufinjë sepse besoni se vendosja e tyre i lëndon të tjerët. Aktualisht, kur një kërkesë për një kufi të shëndetshëm shkakton lëndim në një raport, atëherë duhet të fajësohet raporti, jo kufinjtë.
Ja ku e kemi një shembull. Le të themi se keni marrë përgjegjësi mbi kohën tuaj duke e lënë fëmijën tuaj tek shoku juaj për një javë. Ai mërzitet dhe pushon së daluri me ju. A e keni lënduar? Jo. Ai pra po tregohet i paarsyeshëm. Nëse kjo sjellje e paarsyeshme është model, atëherë raporti juaj është plotësisht në pajtueshmëri. Por nëse raporti nuk mund të mbijetojë me kufinjë, atëherë nuk ja vlen fare ta mbani atë gjallë.
Egziston një keqkuptim i zakonshëm se njerëzit që vendosin kufinjë e bëjnë atë nga zemërimi. Dhe po, mund të përjetoni zemërim kur filloni të vendosni kufinjë për veten. Por ajo që ju zemëron janë ndjenjat e lënduara që burojnë nga kufinjtë e lënduar.
Kufinjtë e lënduar shfaqen kur të tjeret nuk i respektojnë kufinjtë tuaj apo nuk ju lejojnë ti vendosni ata në radhë të parë. Shumë nga ne i shtypim ndjenjat e lëndimit dhe të zemërimit që shfaqen kur dëmtohen kufinjtë tanë. Është krejtësisht normale që ai zemërim i shtypur të dalë në sipërfaqe kur filloni të vendosni kufinjë. Kufinjtë do t’ua japin hapësirën për tu marrë me zemërimin.
Shpesh, ne hezitojmë të vendosim kufinjë sepse mendojmë se janë të pakthyeshëm. Një kufi është i përhershëm, vetëm nëse ju e bëni të tillë. Ti thoni nënës tuaj ta lëjë anash këshillën e prindërimit nuk nënkupton se nuk do ta shihni atë përsëri. Derisa punoni në raportin tuaj, mundeni madje të arrini një pikë ku të dy ju jeni prapë gati të diskutoni tema të ngarkuara më parë si koha para ekranit dhe trajnimi për tualetin.
Ideja kyçe 4
Udhëtimi drejt një jete me kufinjë është i gjatë por shpërblyes.
Përpara se të jeni rehat me vendosjen e kufinjëve, mundeni të pranoni qetësisht shkeljet e kufijve. Ju mund të mendoni, “Carole gjithmonë më kërkon të kujdesem për fëmijë në minutën e fundit, por kjo është mënyra e saj.” Ose “Lin gjithmonë më ul përpara miqve të tij. Megjithatë, ai thjesht bën shaka.”
Me kohë, me siguri do të përjetoni mëri. Kjo mund të jetë e pakëndshme por e dobishme-ndjenja që ju tregon se keni pushuar së qeni ok me dëmtimin e kufinjëve tuaj. Prandaj kushtoni vëmendje asaj! Kjo është zemra juaj duke ju treguar një kufi të rëndësishëm që është shkelur e tejshkelur shumëherë. Vëmendja ndaj saj është hapi i parë drejt një jete me kufi të shëndetshëm.
Mesazhi kyç këtu është: Rrugëtimi drejt një jete me kufinjë është i gjatë por shpërblyes.
A keni provuar ndonjëherë të vendosni kufinjë me një kontrollues apo manipulator? Ata kur duan t’iu përdorin, nuk e pranojnë fjalën jo si përgjigje. Insistimi i tyre në përdorim mund të jetë varësi-mund të ju bëjë të ndiheni të nevojshëm dhe të rëndësishëm. Njerëzit që i respektojnë kufinjtë tuaj, në anën tjetër, sikur ata miq që nuk bëjnë fjalë kur e anuloni ftesën e tyre për darkë të së dielës, nuk do t’ua japin këtë nxitje. Por kur filloni rrugëtimin tuaj drejt kufijve të shëndetshëm, do ta kuptoni se do ti kërkoni ata gjthsesi. Të bëni këtë është një shenjë e qartë se po rikuperoheni nga problemet tuaja të kufijve.
Pastaj, do të mësoni ta vlerësoni dhe ta duani veten-dhe siq e konsiderojnë autorët, kjo nënkupton poashtu ta doni Zotin. Kur trajtohemi keq, dëmtohen kufijtë tanë dhe ne mësohemi ta trajtojmë vetëveten sikur ata që na i kanë dëmtuar kufijtë në radhë të parë.Nuk kujdesemi për talentet, dhuntitë, mendimet dhe trupin që të Krishterët besojnë se na dha Zoti në mënyrën në të cilën duhet të kujdesemi. Nëse nuk mund ti duam këto gjëra tek vetja jonë, nuk mund t’i duam ato tek të tjerët. Pra në atë rast, nuk e llogarisim Zotin poashtu. Gjetja dhe përjetimi i vlerave në vete është hap kyq në rrugëtimin tuaj jetësor.
Pas kësaj, hapi tjetër është të jeni rehat me vendosjen e kufinjëve të vegjël dhe ti relaksoni kufijtë personalë që nuk ju shërbejnë. Do ti thoni gruas tuaj të mos ju lë gjithnjë enët e palara. Do ta pranoni ofertën e një miku për të sjellë ëmbëlsirë në ndejën tuaj. Nëpërmjet rikalibrimit të këtyre kufijve më të vegjël, do të mësoni të vendosni dhe rikalibroni kufijtë e mëdhenj.
Përfundimisht, do ta kuptoni se i doni kufijtë e shëndetshëm, dhe hapësirën dhe respektin që ata kanë krijuar në jetën tuaj.
Ideja kyçe 5
Vendosja e kufijve fillon nga familjet tona.
A jeni person me vetëbesim, me funksion të lartë që ndihet pasqarueshëm depresiv dhe i pasigurtë pasi të kaloni kohë me familjen tuaj? A e doni partnerin tuaj por i lëni anash për ti kënaqur prindërit tuaj? A jeni një i rritur që mbështetet në prindërit për t’i zgjedhur problemet e mëdha dhe të vogla-nga pagesa e kredit kartelave deri tek larja e rrobave?
Nëse ju përgjigjët me po ndonjë prej këtyre pyetjeve, atëherë ju vini nga një familje me probleme me kufinjë.Për më tepër, ato probleme po i formësojnë kufinjtë që i keni vendosur në jetën tuaj.
Mesazhi kyç këtu është: Vendosja e kufinjve fillon nga familjet tona.
Qofshi duke i këshilluar vazhdimisht prindërit tuaj apo duke vrapuar tek nëna dhe babai saherë që jeta ju hedh në kthesa, ju me gjasa po i rishfaqni problemet e kufinjëve që i keni mësuar si fëmijë. Nëse jeni rritur në një ambient ku nuk ka pasur kufinjë apo keni qenë të rritur shumë strikt, ajo atëherë e ka formësuar qëndrimin tuaj ndaj kufinjëve. Nëse vini prej një familje ku problemet nuk janë ballafaquar drejtëpërdrejtë apo sjelljet e papranueshme nuk janë njohur me pasojat, atëherë ju e bartni atë dinamike në jetën tuaj si i rritur.
Pra si i ndërpreni modelet e pashëndetshme të sjelljeve që i keni mësuar në fëmijëri? Filloni duke e identifikuar problemin-ku keni humbur kontrollin e nevojave tuaja? Ku keni marrë përgjegjësi të nevojave që nuk janë tuajat, apo e keni hedhur përgjegjësinë për nevojat tuaja mbi të tjerët?
Pastaj, mundohuni dhe identifikoni nevojat e paplotësuara që i mbështesin problemet tuaja të kufinjëve. Pse i vendosni nevojat e nënës tuaj mbi nevojat tuaja-a po lëngoni për miratimin e saj? Pse prisni që babai juaj ti zgjedhë problemet për ju-a po lëngoni për vëmendjen e tij? Të qenit i vetëdijshëm se pse veproni kështu mund të ju ndihmojë ta ndryshoni mënyrën se si veproni.
Përfundimisht, herën tjetër kur dëmtohen kufinjtë tuaj, mundohuni të përgjigjeni në vend se të reagoni. Kur reagoni, ju veproni instiktivisht dhe në mënyrë të pamenduar-dhe përderisa nuk i keni vendosur kufinjtë tuaj mirë, keni gjasa ti harroni ata kur jeni në ferret e reagimit emocional. Kur i përgjigjeni një situate, në anën tjetër, qëndroni të qetë mjaftueshëm për ta analizuar situatën para se të veproni.
Çfarë nëse keni të bëni me një anëtar familjeje që ju then kufinjtë tuaj vazhdimisht dhe në mënyrë të lëndueshme? Mirë, ata nuk është e domosdoshme që të qëndrojnë në jetën tuaj, por mos e kurseni faljen e tyre. Nëse nuk e keni falur dikë, kjo domethënë se ende dëshironi diçka prej tyre. Falja e këtyre dëmtimeve do të ju jepë liri.
Ideja kyçe 6
Kufinjtë janë çelësi i një lidhjeje përmbushëse romantike.
Mire, e morët mesazhin. Kufinjtë janë të mirë! Krijimi dhe mbajtja e kufinjëve nuk është vetëm formë e kujdesit ndaj vetes-ajo poashtu ju jep hapësirën për tu kujdesur më mirë për të tjerët. Në fakt, lidhjet e shëndetshme dhe afatgjate varen nga forcimi dhe respektimi i kufinjëve.
Por çfarë të bëjmë kur është në pyetje martesa? Në fund të fundit, ju dhe gruaja juaj jeni të dashuruar dhe ndani gjithçka me njëri-tjetrin. Madje as nuk ju duhet kufinjë, apo jo?
Në fakt ju bëni. Mund të mos jenë unaza diamanti ose trëndafila me kërcell të gjatë, por kufijtë e shëndetshëm janë një dhuratë e dashur për partnerin tuaj dhe veten tuaj.
Mesazhi kyç këtu është: Kufinjtë janë çelësi i një lidhjeje përmbushëse romantike.
Kur nuk vendosen apo nuk respektohen kufinjtë, ndodhin problemet. Ja ku janë disa qifte që e kanë të vështirë ti vendosin apo ti mbrojnë disa kufinjë:
Rosario mendon se burri i saj Jimi ka problem me pirjen. Ajo nuk mund ti kalojë pranë, kur i kërkon atij të ndalet. Ajo thotë, ‘’Kur pi, e ndjej sikur nuk të bën më për mua apo për fëmijët.’’
E shihni problemin këtu? Rosario po shkel një kufi duke u munduar të kuptojë se çfarë ndjen Jimi. Ajo nuk po mban përgjegjësi për ndjenjat e saja. Rosario duhet të ndalojë së thëni, ‘’Kur pi, ndihem e frikësuar dhe vetëm.’’ Kjo është një mënyrë më e shëndetshme për Rosarion që të merret me problemin e Jimit.
Përveq ndjenjave, është mirë të mbani përgjegjësi për dëshirat poashtu.Andrea ka një punë kërkuese dhe shpesh e sjell punën në shtëpi. Kjo e frustron partneren e e saj Karolinën, e cila dëshiron të kalojë kohë me të. Si rrjedhojë, Karolina bëhet e tërhequr dhe e zemëruar mbrëmjeve.Por Andrea nuk është e keqja këtu-ato dyja thjeshtë kanë dëshira konfliktuoze. Karolina dëshiron të kalojë kohë me Andrean, dhe Andrea dëshiron të jepet pas punës. Nëse Karolina duhet të mbajë përgjegjësi për dëshirën e saj dhe ta pyes Andrean të lë anash disa mbrëmje çdo javë, të dyja do të ishin më të lumtura.
Përfundimisht, është me rendësi ti pranoni kufinjtë tuaj. Rafaeli është krenar me shtëpinë e tij, dhe ai gjithnjë i shkojnë në mendje projektet DIY dhe e lidh Julian për ti ndihmuar vikendeve me to.Kjo e frustron Julian, e cila nuk mund t’ia kushtojë kohën hobit të saj, pikturimit me vaj sepse është shumë e zënë me projektet e Rafaelit. Aktualisht, Julia mund të kalojë kohë duke pikturuar, por ajo nuk e bën-sepse ka refuzuar të marrë përgjegjësi për kufizimet e saj. Ka kufinjë të asaj se çfarë mund ti japim partnerit tonë pa e vënë në kompromis veten. Kur nuk i njohim dhe nuk i respektojmë ata kufinjë, ne krijojmë mëri.
Të gjitha këto qifte i kanë problemet e veta, por zgjidhja është gjithnjë e njëjtë: Ata duhet ti ndërtojnë, ti mbajnë, dhe ti respektojnë kufinjtë.
Ideja kyçe 7
Kufinjtë poashtu ju bëjnë dobi miqësive.
Ja ku është një tendencë që mund të tingëllojë e njohur: Ju mund t’ia pohoni ndjenjat tuaja gruas tuaj, pa problem. Nëse familja juaj i shkel kufinjtë tuaj, ju duhet t’iu thoni atyre të tërhiqen. Por ku janë në pyetje miqësitë tuaja, ju duket sikur nuk mund të ndërtoni kufinjë të shëndetshëm.
Ky është problem i vërtetë. Me përjashtim të partnerit dhe familjes tuaj, disa nga lidhjet më kuptimplote që i keni janë ato me miqtë tuaj. Mund të jetë shumë e lehtë të bini në vija problematike të këtyre lidhjeve nëse nuk dini të krijoni kufinjë të shëndetshëm.
Mesazhi kyç këtu është: Kufinjtë iu bëjnë dobi miqësive poashtu.
Pra, si duken miqësitë pa kufij të shëndetshëm? Epo, miqtë e bindur përpiqen të kënaqin njëri-tjetrin, duke u pajtuar secili me dëshirat e tjetrit. Është e lehtë të jesh i bindur në një miqësi – në fund të fundit, ju pëlqeni njëri-tjetrin. Ju dëshironi të kënaqni njëri-tjetrin. Por kjo qasje mund të dështojë.
Le ta shikojmë Tomin dhe Andin, dy djemë të dëgjueshëm që do të dilnin nga vetja për ta bërë njëri tjetrin të lumtur. Një fundjavë, të dy u ballafaquan me një zgjidhje: mund të shkonin në ecje apo në një koncert. Tomi, duke dashur ta kënaqë Andin, sygjeron ecjen. Andi, duke dashur ta kënaqë Tomin, pajtohet. Ku është problemi? Të dy do të kishin preferuar koncertin. Dukshëm Tomi dhe Andi duhet të jenë të sinqertë me njëri tjetrin, dhe me vetëveten, për mënyrën se si duan ta kalojnë kohën së bashku.
Një i dëgjueshëm që është mik me një kontrollues, në anën tjetër, mund ta zbulojë se shoku i saj ka tendenca të shkelë mbi të, duke i lënë të dyja të palumtura.
Le të themi se një i dëgjueshëm si Becky është mik me një kontrollues të quajtur Soon-Yi. Soon-Yi e kontrollon Beckin direkt, duke e pyetur atë ti anulojë planet e fundjavës në mënyrë që të kalojnë kohë së bashku. Ajo është poashtu manipulative që thotë gjëra si ‘’Nuk do të të kisha kërkuar, sikur të mos kisha pasur nevojë për ty, por nuk mund të shkoj në festival pa ty.’’ Kërkesat e Beckit e bëjnë të ndihet e përdorur dhe e shkelur.
Në shikim të parë, duket sikur është faji i Soon-Yi-së. Sidoqoftë, Becky asnjëherë nuk i ka dhënë Soon-Yi-së ndonjë ide se ajo e ka mëri sjelljen e saj. Për ta rregullaur balansin në miqësinë e tyre, Becky ka nevojë ti japë Soon-Yi-së koment të mirë. Nëse Becky është me të vërtetë mike e mirë, ajo do ta shohë këtë si një mundësi për ta bërë Soon-Yi-në të vetëdijshme se si sjellja e saj po ndikon keq tek të tjerët.
Nëse Soon-Yi është vërtet një shoqe e mirë, ajo do të mirëpresë mundësinë për të mësuar dhe për t’u rritur.
As pajtuesit dhe as kontrollorët nuk janë domosdoshmërisht miq të këqij – por pa kufij, të dy këta tipa mund të sillen në mënyra që prishin një miqësi.
Ideja kyçe 8
Kufinjtë personalë janë të rëndësishëm në jetën profesionale poashtu.
Ahmedi ka një reputacion të mrekullueshëm në punë. Ai është i shkueshëm, lojëtar ekipi i cili gjithnjë shkon përmbi dhe përtej-madje edhe kur nënkupton të punojë vonë natën gjatë fundjavave. Ajo që është e mrekullueshme për jetën e tij të punës, sidoqoftë, është e tmerrshme për jetën e tij familjare.
Ahmedi mendon se problemi është se ai thjeshtë nuk mund të thotë jo. Gruaja e Ahmedit, Julia, e sheh këtë ndryshe. Ahmedi është i mrekullueshëm në të thënit jo. Ai i thotë jo familjes tërë kohën. Ai thjeshtë është më rehat në pohimin e kufinjëve në jetën e tij personale sesa në atë profesionale. Por Ahmedi ka nevojë të mësojë se kufinjtë janë po aq kyç në punë, sa janë në shtëpi.
Mesazhi kyç këtu është: Kufinjtë personalë janë të rendësishëm në jetën profesionale poashtu.
Stresi për ta dëshmuar veten tonë si të besueshëm dhe profesionalë bën që shumë nga ne ti neglizhojmë kufinjtë personalë në punë. Por vetëm sepse jeni në orë, nevoja juaj për kufinjë nuk pushon së qeni legjitime.Egzistojnë disa mangësi lidhur me punën dhe kufijtë. Njëra është se në vend të punës, mund të bëheni përgjegjës së tepërmi, në atë kuptimin se gjithmonë merrni përgjegjësi që nuk ju takojnë. Motivoheni nga frika se puna e pakryer e një kolegu, apo se performanca e tij e zbehtë, do të reflektojë dobët tek ju. Nëse kjo tingëllon sikur jeni ju, bëni një hap prapa, merrni përgjegjësi mbi problemet dhe detyrat tuaja, dhe leni që të tjerët të marrin përgjegjësi për të tyret.
Një gabim tjetër i zakonshëm është puna e tepërt – përpjekja për të menaxhuar më shumë punë sesa mund të bëjë një person! Kur jeni të mbingarkuar me punë, mund të ndiheni si problemi juaj për t’u përballur. Por nëse zakonisht punoni tepër, nuk keni faj – shefi juaj është; ai nuk di të ndajë dhe menaxhojë punën. Mos merrni përgjegjësi për një problem që nuk është i juaji.
Nuk janë vetëm shefat që mund të jenë problem-koleget poashtu që janë në mënyrë rutinë kritike mund të jenë shumë stresues për tu marrë me ta. Por mbani mend se si kufijtë kanë të bëjnë plotësisht me përgjegjësinë? Ju nuk ja keni borgj qëndrimet negative për ju. Nëse e kërkon situata, mund të balalfaqoheni me një koleg rreth qëndrimit të saj, duke I dhënë asaj mundësinë të mësojë dhe të rritet. Por problemet e kolegut tuaj me ju I përkasin asaj-dhe vetëm asaj.
Përfundimisht, në fund të fundit, mbane në mend të krijoni një kufi në mes të punës dhe shtëpisë, duke e lënë stresin e punës në punë, dhe stresin e shtëpisë në shtëpi. Kuptojeni se puna është e pakufizuar-ka gjithnjë më shumë për të bërë-por koha juaj është e kufizuar. Mbane në mend, nëse nuk mund t’I thoni jo punës, atëherë jeni duke iu thenë jo gjërave të tjera që e bëjnë jetën të vlefshme për ta jetuar.
Përmbledhja Finale
Kur jeta del jashtë kontrolli dhe lidhjet duken të pamenagjueshme, shpesh është për shkak të mungesës së kufinjëve. Kufijtë na inkurajojnë ti zotërojmë dhe trajtojmë problemet, dëshirat dhe ndjenjat tona. Ata na ndihmojnë ti mbështesim të tjerët në problemet e tyre pa I bartur problemet e tyre, dhe na mundësojnë të kërkojmë dhe të pranojmë ndihmë. Kufinjtë nuk janë thjeshtë të domosdoshëm; ata mund të jenë burim I dashurisë dhe kënaqësise në jetet tona.
Këshille vepruese:
Formoni një grup mbështetës të kufinjëve. Duhet shumë forcë për ti identifikuar, krijuar dhe mbajtur kufinjtë në jetën tuaj. A keni dëgjuar ndonjëherë thënien “forca në numër”? Formoni një grup mbështetës të kufijve, ku mund t’i përkulni në siguri ata muskuj që vendosin kufijtë. Diskutoni sukseset dhe dështimet e lidhura me kufijtë, dhe madje provoni vendosjen e kufijve me njëri-tjetrin!