-3.4 C
Pristina
spot_img

Kur duhet të deklarojnë dhe paguajnë tatimin (bizneset) personat fizikë afaristë?

Date:

Share:

Kur duhet të deklarojnë dhe paguajnë tatimin (bizneset) personat fizikë afaristë?

Personat fizikë afaristë (tatimpaguesit) të cilët realizojnë apo akruojnë të ardhura nga veprimtaritë afariste, deklarojnë dhe paguajnë tatimin çdo tre muaj në një llogari të caktuar nga Administrata Tatimore, në një bankë apo institucion tjetër të licencuar nga BQK, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik (15 prill, 15 korrik, 15 tetor, 15 janar).
Personat fizikë afaristë, të cilët kanë të ardhura vjetore bruto prej pesëdhjetë mijë euro (50.000) e më tepër dhe tatimpaguesit që zgjedhin vullnetarisht të deklarojë në baza reale, përveç kësteve tremujore, duhet që më së largu deri me 31 mars të vitit vijues të dorëzojnë deklaratën vjetore për Tatimin në të Ardhurat Personale.

 

Burimi: ATK

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img