-0.5 C
Pristina
spot_img

Kur kemi te bejm me person fizik afarist si qiradhenes qe ka numer identifikues te vendit tjeter, do thote qe nuk eshte nga Kosova por lokalin/ banesen e japur me qira e ka ne Kosove, si duhet te deklarohet dhe cka duhet shkruar te NUI/ Numri Fiskal/ Numri personal Ju faleminderit Gearsup Solutions shpk

Date:

Share:

Kur kemi te bejm me person fizik afarist si qiradhenes qe ka numer identifikues te vendit tjeter, do thote qe nuk eshte nga Kosova por lokalin/ banesen e japur me qira e ka ne Kosove, si duhet te deklarohet dhe cka duhet shkruar te NUI/ Numri Fiskal/ Numri personal Ju faleminderit Gearsup Solutions shpk

I nderuar tatimpagues,

Ju nuk e keni sqaruar mjaftueshëm kërkesën tuaj, andaj në vijim e gjeni një përgjigje me të përgjithësuar lidhur me kërkesën tuaj.

 

Neni 2, paragrafi 1, nën paragrafi 1.18 i Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhura Personale, përcakton:

 

“1.18. Rezident – nënkupton:

1.18.1. një person fizik i cili ka një vendqëndrim kryesor në Kosovë ose fizikisht është i pranishëm në Kosovë mbi njëqind e tetëdhjetë e tre (183) ditë në çdo periudhë kohore dymbëdhjetë (12) mujore;

1.18.2. një ndërmarrje afariste personale, ortakëri apo shoqëri e personave e cila është themeluar në Kosovë ose ka vendin e tij të menaxhimit efektiv në Kosovë.

1.19. Rezidencë kryesore ose Rezidencë e përhershme – vendi ku një person fizik ka vendin e tij të zakonshëm të banimit apo rëndom jeton; vendi ku personi fizik tërësisht i nënshtrohet tatimit në të ardhura për arsye të rezidencës apo vendbanimit;

1.20. Jo-rezident – çdo person ose entitet që nuk është rezident i Kosovës;”

 

Bazuar në dispozitat e lartë cituara, personi fizik konsiderohet rezident kosovar për qëllime tatimore, nëse është i pranishëm në Kosovë gjatë periudhës dymbëdhjetë (12) mujore, në mënyrë të vazhdueshme ose me ndërprerje, në total më tepër se njëqindetetëdhjetetre (183) ditë, pavarësisht nga shtetësia apo vendi ku ka interesat jetike.

 

Shënim: Rezident nënkupton një person fizik i cili ka një vendqëndrim kryesor në Kosovë ose fizikisht është i pranishëm në Kosovë mbi njëqind e tetëdhjetë e tre (183) ditë në çdo periudhë kohore dymbëdhjetë (12) mujore. Personi fizik konsiderohet rezident kosovar për qëllime tatimore, nëse është i pranishëm në Kosovë gjatë periudhës dymbëdhjetë (12) mujore, në mënyrë të vazhdueshme ose me ndërprerje, në total më tepër se njëqindetetëdhjetetre (183) ditë, pavarësisht nga shtetësia apo vendi ku ka interesat jetike. Në llogaritjen e kohës së qëndrimit në Kosovë, përfshihen ditët e prezencës fizike, pra jo vetëm ditët e punës por edhe ditët e mbërritjes, largimit dhe pushimet.

 

Pra, për qëllime tatimore, person rezident konsiderohet personi i cili tejkalon njëqindetetëdhjetetre (183) ditë në Kosovë, brenda periudhës së vazhdueshme dymbëdhjetë (12) mujore, që nënkupton që disa muaj mund të jenë të një viti dhe disa muaj të vitit tjetër.

 

Neni 4 i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, përcakton objektin e tatimit për tatimpaguesin rezident dhe jo rezident, citojmë:

 

“1. Objekt i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme me burim në Kosovë dhe jashtë Kosovës.

Objekti i tatimit për tatimpaguesin jo rezident janë të ardhurat e tatueshme nga të ardhurat që e kanë burimin në Kosovë.”

Bazuar në dispozitat e lartë cituara, personi rezident tatimor kosovar tatohet në Kosovë për të gjitha të ardhurat me burim në Kosovë dhe jashtë saj, ndërsa personi jo rezident tatohet në Kosovë vetëm për të ardhurat me burim në Kosovë.

 

Për çështje të qirasë, te rasti kur Personi fizik afarist (biznesi individual) është qiramarrës, atëherë pavarësisht se kush mund të jetë qiradhënës, qiramarrësi (biznesi individual) obligohet të mbajë tatimin në burim në qira, ashtu siç është paraparë në paragrafin 4 të nenit 39 të Ligjit me Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, citojmë:

 

“4. Secili person fizik afarist, ortakëri apo grupim i personave, që paguan qira, mban nëntë për qind (9%) të tatimit në të ardhurat bruto, në kohën e pagesës apo kreditimit dhe do ta transferojë tatimin e mbajtur në burim, në një llogari të caktuar nga ATK-ja në bankën ose institucionin financiar të licencuar nga BQK-ja. Tatimi i mbajtur në burim paguhet deri në ditën e 15 të muajit pasues.

 

Po ashtu edhe kur Personi juridik (SHPK, SHA, etj.) është qiramarrës, atëherë pavarësisht se kush mund të jetë qiradhënës, qiramarrësi (Personi Juridik) obligohet të mbajë tatimin në burim në qira, ashtu siç është përcaktuar sipas nenit 31, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, citojmë:

 

“3. Çdo tatimpagues që paguan qira mban tatimin në burim nëntë përqind (9%) në kohën e pagesës apo të kreditimit dhe transferon tatimin e mbajtur në një llogari të caktuar nga ATK, në bankë ose institucion financiar të licencuar nga BQK. Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet në bankë apo institucion financiar deri në ditën e pesëmbëdhjetë (15) të muajit që pason muajin në të cilin pagesa është bërë apo është kredituar, me përjashtim në rastet kur të ardhurat e qiradhënësit janë të liruara nga tatimi.”

 

Pra, në rast se personi në fjale si person fizik afarist apo person juridik (si biznes) apo si person fizik jo afarist (individ) i lëshon lokalin me qira personit fizik afarist apo personit juridik (biznesit), atëherë qiramarrësi obligohet të mbaj tatimin në burim në qira.

 

Mirëpo, në rast se personi në fjalë si person fizik jo afarist (si individ) i lëshon lokalin me qira personit fizik jo afarist (individit), atëherë qiradhënësi deklaron dhe paguan tatimin ne qira siç është parapare në nenin 44 i Ligjit nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhura Personale, citojmë:

 

“1. Tatimpaguesi, në pajtim me nenin 27 të këtij ligji, i cili merr të ardhura nga qiraja, përveç atyre tatimpaguesve aktiviteti afarist i të cilëve është dhënia me qira e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, paguan çdo tremujor në vit tatimin në llogarinë e caktuar nga ATK-ja në një bankë apo institucion financiar të licencuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik.

Shuma e secilës pagesë tremujore, sipas paragrafit 1 të këtij neni, është dhjetë për qind (10%) e të ardhurave të tatueshme të marra nga qiraja (të ardhurat bruto nga qiraja minus dhjetë për qind (10%) zbritje të paraparë në nenin 27 të këtij ligji) në tremujorin kalendarik që është menjëherë para datës së pagesës, e zvogëluar për cilëndo shumë të parave të ndalura gjatë këtij tremujori, në përputhje me dispozitat përkatëse të legjislacionit për tatimin në të ardhurat e korporatave.”

Neni 45, paragrafi 2 i Udhëzimit Administrativ nr. 01/2016 për zbatim të Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhura Personale, përcakton pagesën e tatimit për të ardhurat nga qiraja, citojmë:

 

“1. Neni 44, paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit obligojnë tatimpaguesin që të bëjë pagesa tremujore të Tatimit në të Ardhurat Personale për të ardhurat nga qiraja. Me qëllim të bërjes së këtyre pagesave tremujore, plotëson formularin tremujor për pagesë ashtu siç përcaktohet nga ATK dhe dorëzon formularin dhe pagesën e tatimit në njërën nga bankat apo institucionet financiare të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

Personi fizik jo afarist i cili është qiradhënës i personit fizik jo afarist apo personit/autoritetit i cili nuk është i obliguar të mbajë tatimin në burim për qira, obligohet të deklarojë dhe paguaj tatimin në qira, ashtu siç është përcaktuar në nenin 44 të Ligjit. Qiradhënësit i lejohet një zbritje nga të ardhurat bruto nga qiraja në një shumë të barabartë me dhjetë përqind (10%) të qirasë, siç është paraparë në nenin 27 të Ligjit.”

Bazuar në dispozitat e lartë cituara, personi fizik jo afarist, i cili është qiradhënës i personit fizik jo afarist apo personit/autoritetit i cili nuk është i obliguar të mbajë tatimin në burim për qira, obligohet të deklarojë dhe paguaj tatimin në qira, ashtu siç është përcaktuar në nenin 44 të Ligjit. Shuma e secilës pagesë tremujore është dhjetë për qind (10%).

 

Qiradhënësi (personi fizik jo afarist) obligohet që për të ardhurat nga qiradhënia të deklaroj dhe paguaj në baza tremujore me formularin IR – Pasqyra e tatimit mbi qiranë. Për deklarim dhe pagese te qirasë, fillimisht duhet te pajiset me Numër Fiskal Individual në Zyrën e Shërbimit te Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.

 

Person fizik afarist si qiradhënës i cili nuk posedon numër identifikues të vendit, duhet të lajmërohet në Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve në adresën përkatëse dhe duhet ti dokumentoj, kontratën e qirasë, letërnjoftimin, pasaportën nëse është shtetas i huaj, si dhe xhirollogarinë bankare (të gjitha kopje). Nëse personi në fjalë nuk mund të jetë prezent duhet ta caktoi një autorizues shtetas të Kosovës që ti kryen procedurat e Numrit Fiskal.

 

Për më shumë informata, referojuni zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve në regjionin tuaj përkatës.

 

Me respekt,

ATK26118/2021

Burimi: ATK

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img