3.4 C
Pristina
spot_img

Kurti: Masat që po lansohen stimulojnë rritjen ekonomike

Date:

Share:

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe NMV-së për investime në sisteme të energjisë së ripërtërishme.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se përmes masave që janë zbatuar deri tani e atyre që po lansohen, stimulohet edhe rritja ekonomike.

Sipas tij, përmes politikave të tilla synohet një sektor më i qëndrueshëm i energjisë.

“Masat që po i lansojmë sot dhe ato që i kemi zbatuar deri tani, janë të përkrahura nga Bashkimi Evropian dhe janë në përputhje të plotë me qëllimet tona afatgjate për sektorin e energjetikës. Kosova qëndron krahas shteteve evropiane në zhvillimin e politikave që e synojnë një sektor të energjisë që është edhe i qëndrueshëm edhe i pastër, e që gjithmonë e ka në qendër qytetarin”, ka theksuar Kurti.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se me lansimin e këtyre masave do të ulen shpenzimet e energjisë.

“Ne si ministri kemi përgatitur dhe miratuar në lexim të parë Ligjin për Burime të Ripërtërishme të Energjisë i cili do ta bëjë më atraktiv vendosjen e sistemeve solare nga konsumatorët. Përfitimet që qytetarët, bizneset e vendi ynë kanë nga investime të tilla janë të shumëfishta, duke filluar nga efiqienca e energjisë, ulja e ndotjes e faturat e energjisë. Ne kemi arritur të mobilizojmë të gjitha burimet që kemi në vend për të dizajnuar masa që kanë ndikim te qytetarët. Masa të cilat mund të zbatohen në mënyrë të plotë, transparent edhe të drejtë”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka theksuar se lansimi i këtyre masave përmes mbështetjes qeveritare dhe asaj ndërkombëtare është në të mirë të bizneseve. Ajo u ka bërë thirrje bizneseve që t’i shfrytëzojnë këto mundësi.

Përmes këtij investimi në sistemin e energjisë së ripërtërishme mundësohet investimet në sistemin fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum dhe të sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar të financuara nga Bashkimi Evropian (BE).

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img