-1.2 C
Pristina
spot_img

Kurti takon përfaqësuesit e dy kompanive franceze për energji të ripërtëritshme

Date:

Share:

Para fillimit të Forumit të Paqes në Paris, ku në mesin e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai takoi sot përfaqësuesit e kompanive franceze të fushës së energjisë së ripërtëritshme, “Voltalia” dhe “TotalEnergies”.

Ai pati takime të ndara me drejtorin për Zhvillim Ndërkombëtar të “Voltalia”, Gustavo Fernandez, udhëheqës i projekteve ndërkombëtare të kësaj kompanie me bashkëpunëtorë, dhe zëvendës presidentin për Zhvillimin e Biznesi në EuroAzi për “TotalEnergies”, Antonie Garret, me bashkëpunëtorë.

Kryeministri Kurti nënvizoi interesimin e Kosovës për të mirëpritur investitorë të huaj dhe dedikimin e qeverisë për krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për ta.

Ai i njoftoi përfaqësuesit e “Voltalia” dhe “TotalEnergies” me detajet e Strategjisë së Energjisë 2022-2031, me të cilën synohet të shtohen 1.200 MW nga burimet e ripërtëritshme.

Kurti veçoi projektet ekzistuese dhe të ardhshme për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga energjia solare dhe e erës, me theks te mundësitë që ofron ankandi aktual për ndërtimin e 100 MW nga energjia solare të shpallur nga Ministria e Ekonomisë, dhe ankandi i ardhshëm i erës me kapacitet deri në 150 MW, i cili pritet të shpallet gjatë vitit të ardhshëm, si dhe foli për investimet e planifikuara të qeverisë në këtë sektor për tre vjetët e ardhshëm.

Ai potencoi edhe përparësitë e Kosovës me ndërtimin dhe instalimin e 170 MW të baterive akumuluese, përmes zbatimit të Programit të Kompaktit në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), që do të ndihmojnë në integrimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja nga burimet e rinovueshme.

Përfaqësuesit e të dy kompanive shprehën mirënjohje për përparimin e Kosovës, përshëndetën edhe mundësitë aktuale dhe të ardhshme të ofruara për investime në sektorin e energjisë së ripërtëritshme dhe procesin profesional dhe transparent. Gjithashtu shprehën gatishmërinë për të vazhduar angazhimin për pjesëmarrje në këto mundësi që ofron Kosova, thuhet në një komunikatë për media. /Telegrafi/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img