-2.1 C
Pristina
spot_img

Lansohet Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale – Murati: Mundëson targetimin e saktë të familjeve në nevojë

Date:

Share:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë implementuar Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale (SAS) të Kosovës, projekt i cili mundëson targetimin e saktë të familjeve që kualifikohen për asistencë sociale, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se qëllimi i këtij projekti që të zgjerojë skemën e asistencës sociale në Kosovë, të eliminojë parregullsitë dhe të garantojë që të gjitha familje në nevoje të ndiejnë dorën e shtetit.

Sipas tij, ky wshtw angazhim konkret në përmbushje e programimit qeverisës si dhe zbatimit të masës 3.3 të ringjalljes ekonomike.

“Ashtu siç e kemi deklaruar më parë në si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve por dhe si Qeveri kemi për qëllim garantimin e mirëqenies për të qytetarëve tanë. Angazhimin tonë në realzimin e këtij objektivi e kemi dëshmuar  tashmë për mes një sërë masash dhe politikash që i prezantuam për herë të parë në vendin tonë. Sot jemi mbledhur këtu që ta prezantojmë projektin  tonë të radhës në bashkëpunim me bankën botërore. Projekti për Reformën e Skemës të Asistencës Sociale do të zbatohen nga Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve dhe ka për qëllim që të zgjeroj skemën e asistencës sociale në Kosovë, të eliminohen parregullsitë dhe të garantojë që të gjitha familje në nevojë të ndiejnë dorën e shtetit”.

“Përmes këtij projekti Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve synon që të largoj diskriminim brend për brenda kategorive duke e bërë sistemi e asistencës sociale të atillë që në njërën anë e lufton varfërinë por në anën tjetër nuk krijon varësi të përhershme për familjet. Sepse synimi do të jetë edhe aktivizimi i anëtarëve të familjeve përfituese në tregun e punës. Përmes bashkëpunimit me Bankën Botërore synojmë që të krijojmë edhe mundësi të qëndrueshëm punësimi të përfituesit duke e bërë të lehët kalimin e tyre nga përfitues të skemës se asistencës sociale në punësim të rregullt dhe të qëndrueshëm. Vlen të theksohet se ky është një angazhim konkret në përmbushje e programimit tonë qeverisës si dhe zbatimit të masës 3.3 të ringjalljes ekonomike”, tha ai.

Drejtori për Kosovë i Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci, tha se programet të tilla ndihmojnë njerëzit që të ballafaqohen me krizat, raporton EO.

“Programet e mbrojtjes sociale, të cilat përfshijnë pensionet, asistencën sociale, shërbimet sociale dhe programet e tregut të punës, luajnë një rol kyç për të ndihmuar njerëzit dhe grupet e cenueshme të përballen me krizën, të përmirësojnë produktivitetin e tyre dhe të investojnë në shëndetin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre. Edhe investimi në një sistem të mirëfunksionimit të mbrojtjes sociale nuk është thjesht një imperativ moral, është një ekonomi e zgjuar”.

“E megjithatë, përderisa Kosova ndan një pjesë të rëndësishme të buxhetit të saj për programet e mbrojtjes sociale, ekziston potenciali për të rritur ndjeshëm ndikimet e saj siç kemi dëgjuar. Qeveria e Kosovës përcaktoi një agjendë ambicioze për mbrojtjen sociale siç e dëgjuam nga ministri Murati, dhe në qendër të kësaj është përkushtimi për reformimin e skemës së ndihmës sociale, të cilën projekti i nisur sot do ta mbështesë. Reforma pritet të rrisë ndjeshëm ndikimet e reduktimit të varfërisë”.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img