1.6 C
Pristina
spot_img

LastPass e bën të detyrueshëm përdorimin e fjalëkalimeve ma 12 karaktere

Date:

Share:

Kur e gjitha kjo doli në dritë një vit më parë, ekspertët kritikuan kompaninë për mos vendosjen e një minimumi prej 12 karakteresh për fjalëkalimet.

Pas një thyerje sigurie të profilit të lartë në 2022, LastPass ka vendosur që të imponojnë një fjalëkalim “master” me të paktën 12 karaktere për konsumatorët.

LastPass konfirmoi për BleepingComputer se 12 karakteret tashmë janë konfigurimi parësor për përdoruesit e rinj por të vjetrit kanë pasur opsionin për të vendosur një fjalëkalim më të shkurtër.

Këtë të fundit LastPass e hoqi në Prill të vitit të kaluar duke ju kërkuar konsumatorëve dhe kujtdo që ndryshon fjalëkalimin të plotësojë kushtin e 12 karaktereve.

Nëse llogaria juaj kanë një fjalëkalim më të shkurtër, së shpejti mund të detyroheni ta ndryshoni. Problemet e sigurisë së LastPass janë dokumentuar me hakerët të cilët arritën të vjedhin të dhënat e konsumatorëve në “vault” në 2022.

Kur e gjitha kjo doli në dritë një vit më parë, ekspertët kritikuan kompaninë për mos vendosjen e një minimumi prej 12 karakteresh për fjalëkalimet.

Përdoruesit e planeve Free, Premium dhe Families do të detyrohen të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre këtë muaj nëse nuk përmbushin kriterin e 12 karaktereve. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img