Lansimi i një produkti ose shërbimi duhet të trajtohet si një ngjarje, jo si një njoftim
Krijimi i një ndjenje pritjeje i vendos njerëzit që presin produktin, në një pozitë për të vlerësuar mundësinë e blerjes së tij ndërsa është akoma në progres. Tërësisht e kundërta e të bërit marketingun e shpresës, me të cilin shpresoni të shisni atë që tashmë keni në magazinë.
Strategjia për të shndërruar prezantimin e një produkti në një ngjarje fillon me krijimin e pritshmërive, shembulli për t’u parë është ai i lansimit të një filmi: pamje të shkurtëra paraprijnë mbërritjen në kinema deri në 6 muaj, aktorët dhe regjisori përcjellin “pasazhe” të ndryshme në media dhe fushata intensifikohet kur afrohet data e premierës.
Formula e Lansimit të Produktit përbëhet nga sekuenca që duhet të planifikohen me kujdes për të siguruar shikueshmërinë e nevojshme për sukses.
Email, media sociale, TV, radio, gazeta… Jemi nënshtruar një bombardimi të vërtetë stimujsh i cili përkthehet në një garë të ethshme për shikueshmëri. Nxjerrja e produktit tuaj nga kjo “mjegull” është thelbësore, për këtë arsye lansimi nuk duhet të mendohet dhe të kryhet si një aktivitet i vetëm, por si një seri veprimesh që rrisin në mënyrë eksponenciale probabilitetin e suksesit. Sekuenca është: para para-nisja, para-nisja, nisja dhe pas-nisja.
Gjithçka fillon me krijimin e ndjenjës së pritjes tek audienca “më e afërt”, ndjekësit e tyre në rrjetet sociale dhe klientët e fituar. Puna me këtë bazë përdoruesish është thelbësore për të përcaktuar nëse dhe në çfarë mase tregu është i gatshëm të pranojë ofertën dhe lejon kështu që ajo të kalibrohet falë të dhënave të mbledhura. Ky është qëllimi i fazës para lansimit.
Vendosja e një marrëdhënieje përmes postës elektronike kërkon kujdes, lista e klientëve, përfshirë ata potencialë, është një nga burimet më të rëndësishme për lansimin e produktit. Për të ndërtuar listën tuaj, një teknikë e vlefshme është ajo e “squeeze page” (faqja shtrydhëse) një faqe në internet që jep vetëm dy mundësi: të regjistroheni duke dhënë adresën e postës tuaj elektronike, për t’u qasur me një përmbajtje me vlerë, ose të dilni nga faqja.
Një “squeeze page” e detyron vizitorin të zgjedhë dhe që ai të bindet të lërë emailin e tij, oferta, domethënë përmbajtja e vlefshme që do të marrë në këmbim, duhet të jetë tërheqëse.
Si ta sjellim trafikun në “squeeze page”? Reklamat me pagesë kërkojnë një sforco ekonomike por janë perfekte për testimin e faqeve, pasi mund të tërhiqni trafik në pak minuta dhe ta ndaloni ndërkohë që bëni rregullime. Nëse keni një prezencë të mirë në rrjetet sociale ose një blog të njohur, do të keni gjithashtu mjaft kanale të dobishme.
Së fundmi, ekziston një mekanizëm shpesh i papërdorur: bashkëpunëtorët, ofruesit e trafikut që paguhen bazuar në rezultatet e marra, në shitjet e gjeneruara nga përdoruesit e sjellë.