-0.5 C
Pristina
spot_img

Launch (Lansimi) – Jeff Walker

Share:

Teknika e Para-lansimit e bazuar në përmbajtje përfshin shpërndarjen e vlerave tek klientët e mundshëm, duke paraqitur kështu në mënyrë efektive produktin pa e nxjerrë atë në shitje

Periudha para lansimit është zemra e sistemit Launch Product Formula® dhe planifikon të japë tre seksione me përmbajtje me vlerë të lartë për një hapësirë ​​prej 5 deri në 12 ditë. Formati mund të ndryshojë, nga video në podcast, nga raportet pdf te postimet, qëllimi është vetëm një: të aktivizoni “trigger” (katalizatorë) të rëndësishëm mendorë: autoriteti, prova sociale, komuniteti, parashikimi dhe reciprociteti.

Qeniet njerëzore i nënshtrohen marrjes së vendimeve duke u bazuar në emocione dhe reagime automatike dhe për i justifikojnë ato më pas me logjikë. Le të mendojmë, për shembull, për reagimin që ndodh me perceptimin se diçka është e pakët, domethënë jo shumë e gjindshme, menjëherë i atribuojmë vlerë. Për të krijuar një lansim të ekzekutuar mirë, është e nevojshme të krijoni atë ndjesi mungese, të disponueshmërisë së kufizuar.

Një reagim tjetër i programuar është qëndrimi i cili na shtyn të bëhemi palë me sjelljen dhe mendimin e njerëzve që përbëjnë komunitetin të cilit i përkasim. Kjo quhet provë sociale dhe është kjo ajo që na çon të hyjmë në restorantin ku ka klientë më shumë sesa tek ai bosh.

Për këtë arsye, nëse një përdorues i ri arrin në një faqe, është e domosdoshme që ai të gjejë komente nga përdoruesit e tjerë në lidhje me përmbajtjen e shpërndarë me para-lansimin. Meqenëse kemi tendencë që ta marrim për të mirëqenë e të saktë mendimin e dikujt që tashmë e kemi përcaktuar si autoritar, vlerësimet pozitive nga njerëzit që njohim janë edhe më të vlefshme.

Më në fund, le të mos nënvlerësojmë, impulsin që na jep reciprociteti. Kjo ka të bëjë me idenë që nëse dikush na jep diçka, ndjehemi të detyruar të kthejmë favorin.

━ të ngjashme si kjo