Beso se mund të kesh sukses dhe do të kesh sukses
Suksesi nënkupton shumë gjëra të mrekullueshme, pozitive. Suksesi nënkupton prosperitet personal: një shtëpi e mirë, pushime, udhëtim, gjëra të reja, siguri financiare, t’u japësh fëmijëve të tu avantazhe maksimale. Suksesi nënkupton të fitosh admirim, lidership, të të respektojnë njerëzit në jetën tënde biznesore dhe shoqërore. Suksesi domethënë liri: liri nga brengat, frikat, frustrimet, dhe dështimi. Suksesi domethënë vetë-respekt, të gjesh vazhdimisht më shumë lumturi dhe satisfaksion të vërtetë nga jeta, të jesh i aftë të bësh më shumë për ata që varen nga ti. Suksesi domethënë të fitosh. Suksesi…