Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Lidershipi i Mençur
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Mësoni si të bëni Zgjedhje të Mençura.
I keni parë ndonjëherë filmat Indiana Jones dhe Last Crusade? Nëse po, pa dyshim do ta mbani mend skenën ku Indy duhet të zgjedhë Graalin e Shenjtë nga një bollëk filgjanësh.Legjenda thotë se kushdso që pi prej saj e fiton pavdekësinë. Ai e ka të vështirë të zgjedhë kur vie edhe antiheroi i cili poashtu është duke e kërkuar filgjanin. Indi e lejon atë ta marrë i pari. I ndihmuar nga asistenti i tij, ai kërkon një filgjan të artë dhe pi prej tij. Brenda sekondave, hajduti përjeton një vdekje agonike. Kalorësi që e ruante filgjanin pastaj thotë fjalinë e tij të famshme, ‘’Ai bëri një zgjedhje…të dobët.’’
Më pas Indy zgjedh një filxhan të thjeshtë – një që mund të ishte bërë nga një marangoz. Kalorësi pajtohet me zgjedhjen e tij dhe thotë: “Ju keni zgjedhur me mençuri”.
Ju me siguri asnjëherë nuk do të ballafaqoheni me një zgjedhje të tillë, por kjo zgjedhje ilustron se sa e vështirë dhe sa rrënuese mund të jetë një zgjedhje e gabuar. Ju doni ta bëni zgjedhjen e duhur-një zgjedhje që do të ketë ndikimin më të favorshëm, që do të jetë më efektivja, dhe që do të shtojë vlerë tek ju në fund të fundit, sepse zgjedhjet tuaja ndikojnë tek të gjithë njerëzit rreth jush.
Në këtë pulsim do të zbuloni se çfarë quan zgjedhje të Mençura autori Mark Miller, si dhe disa strategji dhe taktika që ju ndihmojnë për fillim.
Jeni gati të frymoni jetën e re përmes aftësive tuaja të lidershipit? Atëherë le të vazhdojmë me disa Zgjedhje të zgjuara që do të nxjerrin në pah Liderin e zgjuar brenda jush.
Ideja kyçe 1
Zgjedhjet e mençura do të ju ndihmojnë të dilni nga rëra rrëshqitëse.
A ndjeni ndonjëherë sikur po notoni në rërë rreshqitëse? Sa më shumë që punoni, aq më thellë zhyteni? Progresi dhe suksesi duken të jenë larg? Karriera dhe jeta juaj disi janë jo përmbushëse?
Shumë liderë kanë këso mendimesh, me të vërtetë shumica duket se po përballen me një listë sfidash gjithnjë në rritje. Sikurse rëra lëvizese, ata nuk e shohin zgjidhjen dhe sapo të jenë në një situatë të tillë, ndihen të pafuqishëm dhe të vetmuar. Kjo rërë e gjallë ka një shtrëngim të ngushtë dhe është e vështirë të dalësh prej saj. Pra çfarë bëjnë shumica e liderëve? Ata thjesht e gjejnë një mënyrë për ta përballuar atë-ata mësojnë të notojnë në rërë të butë.
Rëra e çdokujt është personale. Për disa, është e pafundme-shpesh një sërë takimesh joproduktive;
të tjerët janë të mbushur me email, tekst dhe postime në mediat sociale; disa kanë kolegë që ndërpresin rrjedhën e tyre; dhe shumë mendojnë se kompleksiteti i jetës thjesht po përshkallëzohet. Nuk ju bën përshtypje asnjë prej tyre? Epo, çfarë është ajo që ju pengon? Çfarë ju pengon të jeni me ndikim? Historia e suksesit tuaj? Vetëkënaqësia? Mungesa e inercisë? Lodhja? Rrethanat jashtë kontrollit tuaj?
Pamarrë parasysh cila është rëra juaj, fleni i qetë se egziston një rrugëdalje.
Së pari, le të përcaktojmë saktësisht se çfarë është rëra juaj e gjallë. Merrni një stilolaps dhe bllok shënimesh dhe shënoni tre pengesat tuaja kryesore. Pse të mos i shtoni edhe ato në telefonin tuaj për referencë të shpejtë? Ndërsa përparoni përmes këtij pulsimi, referojuni këtyre vazhdimisht. Në fund, ju duhet të jeni në gjendje të formuloni një plan për t’ju shpëtuar këtyre pengesave.
Viktor Franklini thoshte se ka një hapësirë në mes të stimuluesit dhe përgjigjes tuaj. Në atë hapësirë, ju e keni fuqinë për të zgjedhur mënyrën se si do të përgjigjeni. Aty është rruga juaj drejt rritjes dhe lirisë. Sigurisht, ne mund të mos e kemi të njëjtën shkallë të qasjes ndaj bërjes së zgjedhjeve, por zgjedhjet që i bëni ju japin edhe veprim edhe mundësi.
Në katër seksionet e mëposhtme, do të mësoni për katër Zgjedhjet e Mençura. Këto zgjedhje janë ato që kanë ndikim të lartë dhe kërkojnë nga ju që të fokusoheni. Individualisht, secila prej tyre e kanë vlerën e vetë, pra së bashku, ato do ta lirojnë forcën tuaj të vërtetë dhe do ta shumëfishojnë ndikimin tuaj.
Ideja kyçe 2
Përballuni me realitetin rregullisht dhe planifikoni realitetin tuaj të ardhshëm.
‘’Përgjegjësia e parë e një lideri është ta përcaktojë realitetin.’’Kështu thonte Max Dupree, CEO i mëhershëm i kompanisë së mobileve Herman Miller. Ndonëse kjo mund të duket e dukshme, shumë liderë e kanë të vështirë të përballen me realitetin e tyre. Pse ndodh kjo? Epo, ka disa arsye këtu, duke përfshirë frikën nga dështimi, jeta në mohim, arrogancë, mendimi afatshkurtër, dhe madje edhe të qenit shumë i zënë.
Puna është se nëse dëshironi të qëndroni të vendosur në të vërtetën dhe të udhëhiqni bazuar në forcë, ju duhet të përballeni me realitetin. Hapi i parë për ta bërë këtë është ta përcaktoni universin tuaj.
Filloni duke hulumtuar lidershipin tuaj. Pyeteni veten ‘’A po udhëheqi mirë? A kam ndonjë mangësi?’’ Atëherë mendoni për ekipin tuaj. A janë të gjithë në ekipin tuaj të veçantë, apo thjeshtë ‘’të mirë’’? Po ekipi juaj i lidershipit?
Tjetra, mendoni për organizatën tuaj. A është duke performuar mirë kundër mundësisë së saj? A jeni duke i marrë rezultatet që dëshironi nga planet dhe strategjitë tuaja?
Keni nevojë të shikoni më shumë aspekte personale të botës suaj, poashtu. Pyeteni veten, ‘’Si duket jeta ime tani? A po jetoj një jetë të qëndrueshme? A mund të vazhdoj ta bëjë atë që po bëj tani edhe në 10, 20, apo 30 vitet e ardhshme? A po marr pjesë në punë, në shtëpi dhe në komunitet në nivelet që dua?’’ Pastaj, shikoi raportet tuaja. A janë ato të shëndetshme? Kush ju jep energji dhe kush e shterrë atë nga ju? Çfarë thoni për situatën tuaj financiare? A po jetoni brenda standardit tuaj? A keni borgje? A jeni përgaditur në mënyrë të duhur për të ardhmen tuaj?
Po shëndeti juaj? A po fleni mjaft dhe a po bëni mjaft ushtrime? A është dieta e tanishme e mirë për ju? Nëse jeni person spiritual, sa të lidhur ndiheni me fuqinë më të lartë? Çfarë mund të thoni për rolin tuaj në komunitet-a keni një ndikim jashtë rrethit tuaj familjar? Dhe për fund, çfarë lloj mesazhi doni të lini pas?
Wow, këto janë shumë pyetje. Pra çfarë do të bëni me të gjitha këto përgjigje? Së pari, mbani mend se ky inventar i realitetit është vetëm pika juaj fillestare, kampi juaj bazë. Përballja me realitetin tuaj është një proces i vazhdueshëm. Vazhdoni të përballeni me të dhe të kontrolloni se ku qëndron realiteti juaj aktualisht. Mendoni se ku dëshironi të jetë realiteti juaj në të ardhmen dhe ku janë boshllëqet që duhet të plotësoni. Bëni plane se si të plotësoni boshllëqet dhe të arrini realitetin tuaj të dëshiruar në të ardhmen.
Mos e shikoni këtë gjë sidoqoftë vetëm sipas këndit tuaj. Gjejeni dikë që ta shohë realitetin tuaj me sy të tjerë. Gjejeni dikë që mund ti shohë mangësitë në supozimet tuaja apo që e sheh se ku keni gabuar me paragjykimet tuaja. Do të mund të merrnit edhe ide të reja prej dikujt tjetër. Merreni parasysh edhe pagimin e një këshilluesi i cili do tua tregojë të vërtetën-jo vetëm atë që dëshironi ta dëgjoni. Në mënyrë alternative, nëse nuk e keni një të tillë tashmë, gjejeni një mentor me të cilin mund të punoni apo punësojeni një trajner profesional. Të gjithë këta njerëz mund të ju ndihmojnë të përballeni me realitetin tuaj.
A jeni gati të merrni veprim për ballafaqimin me realitetin tuaj tani? Atëherë merrni një fletore dhe një stilolaps. Shkruani fushat ku keni nevojë të përballeni me realitetin tuaj. Çfarë të vërtete ka në ato fusha tani? Çfarë do të donit të ishte e vërtetë në ato fusha në të ardhmen? Filloni të ndërtoni një plan për të arritur aty.
Ideja kyçe 3
Rriteni kapacitetin tuaj dhe krijoni një margjinë për reflektim.
Në vitin 1913, Henry Ford prezantoi linjën e montimit. Kjo e zvogëloi kohën e prodhimit për Modelin T nga dymbëdhjetë orë në vetëm një orë e 33 minuta. Ky kapacitet i rritur paralajmëroi një epokë të re të lëvizshmërisë për njerëzit dhe produktet.
Në botën tonë moderne, kompjuterët e kanë rritur kapacitetin në nivele edhe më të larta dhe kanë lejuar të bëma të mahnitshme sikurse renditjen e gjenomit njerëzor me lehtësi. Në kohën kur Lidershipi i Mençur u shkrua, kompjuteri më i shpejtë ishte në Japoni dhe kishte 7.3 milion bërthama, dhe shpejtësi të 415.5 petaflope. Ndiheni i hutuar?Mos u brengosni, edhe Milleri është i brengosur, edhe ne poashtu. Por një gjë për të cilën mund të jemi të sigurtë është se me kapacitetin që ai krijon, është e sigurtë se do ta ndryshojë botën.
Por megjithëse kjo është ana teknologjike e rritjes së kapacitetit, egziston poashtu edhe një aspekt njerëzor. Ne të gjithë jemi duke shpërthyer nga potenciali dhe është detyra jonë ta lirojmë atë potencial. Andaj le të shohim se mund ta bëjmë këtë gjë.
Së pari, ndaluni dhe shikojeni veten. Filloni me kalendarin tuaj. Eliminoni çdo gjë që është e ulët apo çdo aktivitet që nuk i shton vlerë jetës tuaj. Për shembull, nëse jeni i ftuar në një takim, pyeteni organizatorin se në cilën pjesë të takimit nevojitet të jeni i pranishëm, dhe konsideroni të merrni pjesë vetëm në atë kohë. Pastaj, ndajini aktivitetet duke marrë ato të ngjashmet dhe duke i vendosur ashtu në kalendarin tuaj. Konsideroni përdorimin e një aplikacioni të matjes së aktivitetit gjithashtu, ashtuqë të mund ta shihni saktësisht se ku po e hargjoni kohën tuaj të çmuar.
Krijoni një hapësirë në kalendarin tuaj. Kjo është koha për reflektim, mendim dhe planifikim. Është koha kur do të keni ato kuptime të cilat ndryshe nuk do të keni më kohë për to tjetërherë. Kjo nuk është opsion shtesë, por një diçka e domosdoshme për ta bërë. Mendoni ta merrni gjithë ditën për të menduar dhe reflektuar. Nëse nuk mund ta përballoni gjithë ditën, atëherë mereni gjysmën e saj, apo edhe disa orë, por bëjeni këtë.
A dëshironi të bëni diçka menjëherë për ta rritur kapacitetin tuaj? Atëherë merreni një kalendar dhe eliminoni një apo më shumë takime ose aktivitete të muajit të ardhshëm çdo javë. Dhe derisa jeni në këtë aktivitet, planifikoni edhe në atë hapësirë poashtu!
Ideja kyçe 4
Ushqimi i kurreshtjes tuaj do të krijojë mundësi të reja.
Në vitin 2003, Miller u takua me CEO të zinxhirit ushqimor Superquinn në Irlandë. Në atë kohë, Fergal Quinn kishte rreth 30 dyqane. Quinn foli me klientët e tij – pothuajse deri në pikën e obsesionit. Në të vërtetë, mund të argumentoni se ai po ndërmerrte një fokus grup javor të klientëve. Ai kishte një kuriozitet dhe dashuri të pashuar për klientët e tij.
Mendoni për një çast për herën e fundit kur keni folur me konsumatorët tuaj, apo më mirë të themi, kur i keni dëgjuar ata. Nëse dëshironi të bëheni lider i cili mund të arrijë ndikimin maksimal, duhet të mësoni ti ushtroni muskujt e kurreshtjes. Në vend se ta shtypni bishën e kurreshtjes brenda jush, ushqejeni atë.
Një pozicion i mirë nga i cili mund ta kuptoni se sa stabile është bota juaj është t’ia bëni vetes këto pyetje: Sa kanë ndryshuar pritshmeritë e konsumatorëve të mi gjatë vitit të kaluar? A kanë ndryshuar pritshmëritë e punëtorëve të mi qëkur jam bërë lider i tyre? Si kanë ndryshuar strategjitë e kompanisë përgjatë pesë viteve të shkuara. A kanë ndryshuar qëllimet e mija me progresin tim në karrierë? Cilat teknologji po e formësojnë biznesin tim sot? A po përballem me një garë që e bën punën time më sfiduese?
Në librin ‘’Shtatë Shprehitë e Njerëzve Jashtëzakonisht Efektivë’’, Stephen Covey thotë se jetojmë në një botë ku ka vazhdimisht ujë të bardhë. Ai kishte të drejtë. Edhe nëse uji juaj nuk është tashmë i shkumuar, me siguri do të jetë ashtu së shpejti, dhe kjo nënkupton që ju duhet të bëheni edhe më kreativ dhe edhe më kurreshtar. Jeni ju ai që duhet ta drejtoni atë ujë të bardhë përpara! Po si? Duke i gjetur zgjidhjet që të tjerët nuk mund ti gjejnë, duke bërë pyetje, duke mësuar nga njerëzit rreth jush, dhe duke punuar për një të nesërme më të mirë. Të gjitha këto gjëra ushqehen nga kurreshtja juaj.
Kurreshtja juaj do të ju hapë mundësi të reja poashtu. Vazhdoni ta pyesni veten ‘’Çfarë nëse…? Derisa kërkoni ide të reja. Bëni disa udhëtime imagjinare në të ardhmen dhe shihni se çfarë ka ajo për ju.
Derisa e ushqeni kurreshtjen tuaj, ajo do të bëhet ngjitëse ashtuqë të tjerët do të ju zgjohet interesimi. Kjo do të jetë mirë për organizatën tuaj, poashtu. Hulumtimet tregojnë se kurreshtja qon në më shumë kreativitet në vendimarrje; më shumë respekt për liderët; dhe më shumë bashkëpunim brenda ekipeve.
Të ushqyerit e kapacitetit tuaj varet shumë nga rritja e kapacitetit, ashtu siq e prezentuan në seksionin e mëparshëm. Prandaj mos harroni se secila nga këto Zgjidhje të Mençura lidhen me të tjerat.
Pyesni veten se si mund ta ndizni shkëndijen e kurreshtjes tuaj tani? Atëherë, mendoni për diçka në jetën tuaj apo në lidershipin tuaj të cilën do të donit ta përmirësonit. A do të mund të krijonit një lloj prototipi jo shumë të kushtueshëm të cilin mund ta testoni? Atëherë bëjeni atë, mësoni nga ai dhe provoni përsëri.
Ideja kyçe 5
Krijoni një ndryshim për një të ardhme më të mirë.
Konsulenti i menagjimit dhe autori Peter Drucker tha se: ‘’Mënyra më e mirë për ta parashikuar të ardhmen është ta krijoni atë.’’ Dhe kjo na sjell ne ngadalë tek Zgjedhja e katërt dhe përfundimtare e Mençur: krijoni një ndryshim për një të ardhme më të mirë. Përfundimisht, ky është roli i liderit: ti ndihmojë njerëzit dhe organizatat të lëvizin drejt një të ardhmeje të parapëlqyer.
Sikurse karakteri fiktiv Luke Skywalker i Fama e Yjeve të Luftës, ju duhet të mësoni ta ‘’përdorni forcën’’ brenda jush-fuqinë tuaj, kuptimin tuaj dhe aftësitë tuaja. Kanalizoni ato dhe përdorni ato si një forcë për të mirë në botë. Në fund, do të jenë mendimet tuaja që do të ndikojnë në veprimet tuaja, dhe veprimet tuaja do ta formësojnë rezultatin.
Imagjinoni një rresht me “Veprimet e mia ndikojnë në rezultatet” në njërën anë dhe “Veprimet e mia NUK ndikojnë në rezultatet” në anën tjetër. Botëkuptimi i shumicës së njerëzve qëndron diku në atë vazhdimësi, në varësi të asaj se sa ata favorizojnë njërën ose tjetrën nga ato deklarata. Kudo që të jeni në atë linjë tani, ju duhet ta zhvendosni mentalitetin tuaj në atë të ndikimit. Në fund të fundit, nuk mund të shpresoni për një të ardhme më të mirë, duhet të silleni në atë mënyrë sikur keni arritur atje.
Prandaj kur e zgjedhni projektin tuaj të radhës-të vogël apo të madh- fokusohuni në atë që është brenda kontrollit tuaj, dhe aplikoni energjitë në ato fusha. Mendoni se çfarë veprimesh mund të merrni dhe të bëni progres domethënës. Doni të vraponi në një maratonë. Identifikoni hapat që ju nevojiten për të ju quar atje: lexoni një libër si ta bëni atë, filloni të vraponi sipas një plani të percaktuar mirë-dhe ajo mund të nënkuptojë të filloni të vraponi. Nëse bëni gabime në proces e sipër-dhe do të gaboni-dokumentojini ato, merrni shënime se pse gjërat shkuan keq, dhe mësoni prej tyre.
Dhe kur është në pyetje projekti i radhës? Përsëritni, përsërtini dhe përsëritni gjithçka prapë.
Për të ju ndihmuar në ndryshim ju duhet të zhvilloni një mendësi të rritjes. Kjo nënkupton të përkushtoheni në mësim dhe rritje gjat jetës tuaj. Nuk mundeni thjeshtë të rovoni. Duke u kthyer te Star Wars, ju mund të mbani mend se Luke kishte vështirësi gjatë stërvitjes së tij dhe bëhej i frustruar. “Po përpiqem,” i thotë ai Yoda, mjeshtrit Jedi. Por përgjigja e Yodas është pikërisht ajo që duhet të përvetësoni në qasjen tuaj ndaj mentalitetit tuaj të rritjes: “Mos u mundoni! Bëjeni apo mos e bëni. Nuk duhet vetëm të përpiqeni.”
Pra, mësoni diçka të re çdo ditë. Shkruani të paktën një gjë që keni mësuar në fund të çdo dite. Në fund të javës, rishikoni atë që keni mësuar. Dhe pse të mos e ndani edhe atë që keni mësuar? Ndërsa mësoni, festoni përparimin tuaj. Me mentalitetin tuaj të rritjes do të zbuloni se Forca do të jetë gjithashtu e fortë tek ju. Sigurohuni që ta përdorni me mençuri!
A jeni gati për të ndërmarrë veprime? Pastaj, zgjidhni një situatë në jetën ose udhëheqjen tuaj që dëshironi të ndryshoni dhe fillojeni atë ndryshim sot.
Përmbledhja përfundimtare
Ka katër Zgjedhje të zgjuara themelore që duhet të bëni: përballuni me realitetin tuaj, rritni kapacitetin tuaj, nxisni kureshtjen tuaj dhe krijoni ndryshimin tuaj. Secila prej këtyre individualisht do të ketë një ndikim të lartë, por së bashku ata do të rrisin fuqinë tuaj turbo për të pasur një ndikim edhe më të madh.
Edhe pse gjatë rrugës mund të bëni disa zgjedhje për të ardhur keq dhe ndonjëherë do të shfaqni disa mospërputhje, mos u dëshpëroni. Qëndroni prapa nga ato keqardhje dhe mospërputhje, mësoni prej tyre dhe bëni një zgjedhje më të mirë herën tjetër. Bëhuni si Indy, zgjidhni me mençuri.
Nëse keni filluar tashmë duke përfunduar detyrat në këtë pulsim, jeni në rrugën tuaj për të bërë Zgjedhje inteligjente me ndikim. Në fund të fundit, niveli juaj i suksesit do të varet tërësisht nga ju.