Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Lidershipi Karizmatik
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Frymëzoje ekipin tënd duke u bërë lideri që çdo punëtor dëshiron ta ketë.
Sa mendon që je karizmatik?
A i frymëzon punëtorët e tu dhe a i bën ata të ndihen mirë? A je i vetëdijshëm dhe i sinqertë?
A krijon qëllime shpesh, dhe a je i gatshëm ta bindësh ekipin tënd për ti arritur ato?
Me siguri je përgjigjur pozitivisht ndaj shumicës, apo të gjitha këtyre pyetjeve. Por pyetja më e rëndësishme është kjo-a do të pajtoheshin vartësit e tu me përgjigjet e tua?
E vërteta është se punëtorët vazhdimisht i rangojnë shefat e tyre më poshtë në të gjitha aspektet e karizmës, sesa që ata vetë e rangojnë veten.
Por pse është kaq e rëndësishme që një shef të jetë karizmatik? Epo, shumë thjeshtë, njerëzit kanë nevojë të frymëzohen nga shefi i tyre. Liderët tërheqës ndërtojnë besim, motivim dhe pozitivitet në mes të punëtorëve të tyre-dhe në fund të fundit, kjo është gjë e mirë për biznesin.
Per ti identifikuar veçoritë e liderëve karizmatikë, autori ka mbledhur informata nga pyetësorët e menagjerëve dhe punëtorëve, nga intervistat me CEO-t, dhe nga përvoja e tij e punës. Në pulsimet e mëposhtme, do të takoni disa nga njerëzit me të cilët ai ka arritur të ketë kontakt.
Në këto pulsime do të mësosh për:
- Zbrazëtirën e besimit në mes të punëtorëve dhe shefave të tyre;
- Pse duhet çdoherë ti bindesh kontratës se dëgjimit; dhe
- Si të mos kesh ankthe për të folurit në publik
Ideja kyçe 1
Karizma është qenësore-dhe rëndësia e saj po shkon vetëm duke u rritur.
Mendo për një sekond për liderët më frymëzues në botë, në të kaluarën dhe në të tashmen. Kush është pjesë e listës tënde? Ndoshta njerëzit si Steve Jobs, Nelson Mandela, apo Winston Churchill. Por çfarë është në të vërtetë ajo që i bën këto figura aq tërheqëse dhe frymëzuese? Një fjalë e vetme: karizma. Karizma është e domosdoshme për liderët, dhe rëndësia e saj vetëm sa po rritet.
Mesazhi kyç këtu është: Karizma është qenësore-dhe rëndësia e saj po shkon vetëm duke u rritur.
Liderët karizmatikë kultivojnë prani të dashur përmes përzierjes se pesë veçorive dalluese: vërtetësia, forca personale, ngrohtësia, motivimi dhe aftësia për ti bindur njerëzit. Por mos u mashtro-nuk domethënë se duhet ti përvetësosh këto cilësi në mënyrë që vërtetë të bëhesh tërheqës. Teprimi në sasi të secilës nga këto pesë veçori mund të kenë ndikim negativ në biznesin tënd! Më mirë është ti posedosh secilën nga këto në masë të balancuar.
Sipas hulumtimit të autorit, liderët me nivele të moderuara të karizmës, mund ti bëjnë punëtorët e tyre të ndihen 65% më të respektuar, 56% për të motivuar, dhe 24% më të lumtur për ta kryer punën e tyre e madje edhe më tepër se aq. Ai angazhim shtesë dhe produktivitet përkthehen në një mori dobishë të tjera, duke përfshirë fitimin më të madh. Në fakt, kompanitë më punëtorë shumë të angazhuar e kanë fitimin vjetor dy herë më të madh se sa kompanitë, punëtorët e të cilëve nuk janë shumë të angazhuar.
Ti lëmë anash numrat, por karizma vetëm sa po bëhet edhe më e rëndësishme në fuqinë punëtore në rritje të ditëve të sotme. Instituti Global McKinsey raporton se deri në vitin 2030, 375 milion njerëz nëpër botë do të kenë nevojë ta ndryshojnë profesionin e vetë dhe të fitojnë aftësi të reja. Për më tepër, teknologjia do të çojë në një kulturë pune online edhe më të fuqishme. Me shumë më pak ekipe në orar të plotë të punëtorëve në zyre, ai lloj i karizmës që e frymëzon ekipin do të jetë më i rëndësishëm sesa asnjëherë më parë.
Për ta përmbyllur krejt, parashikuesit e biznesit besojnë se fuqia punëtore shpejt do të ndahet në dy grupe kryesore. Në njerën anë, do të kemi njerëzit e orientuar kah teknologjia që punojnë me teknologji digjitale të avancuara. Dhe në anën tjetër, do të kemi individë karizmatikë, risimtarë, që e udhëhqin me zbatim të ndryshimeve duke u siguruar që kompania të ketë sukses.
Të gjithë këta faktorë nënkuptojnë se liderët e fuqishëm të cilët i frymëzojnë ekipet e tyre dhe inkurajojnë kreativitet dhe risi, do të jenë më të nevojshëm sesa kurrë më parë. Organizatat pa liderë të tillë mund të mbesin në baltë.
Ideja kyçe 2
Vërtetësia çon në besim, dhe besimi mund ti sigurojë begati të mëdha organizatës tënde.
Koha është para, apo jo? Sipas një ingjinjeri me të cilin autori ka punuar, besimi është para. Besimi, thotë ai, është tjegulla ndërtuese e çdo gjëje në organizatë. Nëse punëtorët të besojnë, mund ti ndikosh ndryshimet që vijnë me pak mundim. Mund të shpikësh gjëra më shpejt. Dhe konsumatorët, furnizuesit dhe partnerët do të ndihen më rehat për të punuar me ty.
Për ta fituar besimin e njerëzve, është qenësore që të reflektosh vërtetësi, një nga komponentet e lidershipit karizmatik.
Mesazhi kyç këtu është: Vërtetësia çon në besim, dhe besimi mund ti sigurojë begati të mëdha organizatës tënde.
Për të reflektuar vërtetësi, duhet ta njohësh veten tënde mirë. Me fjalë të tjera, duhet ta dish saktësisht çfarë të bën ty ai që je.
Fillo duke caktuar një kohë për reflektim personal. Mund të provosh të kryesh disa teste personaliteti për ta kuptuar veten tënde më mirë, ose të besh video për ta shqyrtuar përshtypjen që lë ti. Në fund, provo ti pyesësh të tjerët për mendimin që kanë për ty, gjë e cila do të të ndihmojë të kuptosh për paraqitjen tënde.
Si pjesë e reflektimit personal, duhet gjithashtu të mendosh për vlerat e tua dhe besimet që ke. Shikoje çdo gjë që të ka dërguar aty ku je në karrierën tënde tani. Cfarë ke mësuar nga secili moment i rëndësishëm, dhe si ka ndryshuar sjellja jote si rezultat i atij momenti? Vlerat e tua janë çdo gjë që vërtetë e nxit sjelljen tënde të tanishme.
Sapo ti kesh artikuluar vlerat e tua, është koha që ti jetosh ato me bindje. Për shembull, nëse njëra nga vlerat e tua më të rëndësishme është respekti, duhet të sigurohesh se i respekton rregullat e zyrës. Mos u turpëro duke e sforcuar këtë-për ta mishëruar veten tënde më autentike, duhet të jesh dukshëm i përkushtuar në gjërat në të cilat beson.
Kjo nevojë për tu sjellur me bindje nuk bie poshtë kur gjërat nuk shkojnë mirë. Por prapë e vëren se shumë menagjerë fshihen prapa dyerve të mbyllura duke zbatuar vendime të vështira. Në vend të kësaj, merr përgjegjësi për vendimet që i merr. Nëse del se ke gabuar, merr përgjegjësi edhe për atë poashtu-publikisht. Madje edhe në shkatërrim të plotë, respekti i punëtorëve tu për ty do të shkojë në qiell nëse ti i pranon gabimet e tua.
Ideja kyçe 3
Punëtorëve ju pëlqen të qëndrojnë afër liderëve që shfaqin fuqi personale.
Në biznes, fjala fuqi ndjell imazhe të CEO-ve të pamëshirshëm të cilëve nuk ju bën fare se gishtat e kujt po i shkelin, për aq kohë sa janë duke u ngjitur në maje. Por aji lloj i fuqisë është shumë ndryshe nga fuqia personale-forca e karakterit dhe e personalitetit i bën njerëzit të të besojnë dhe të dëshirojnë të të ndjekin.
Mesazhi kyç këtu është: Punëtorëve ju pëlqen të qëndrojnë afër liderëve që shfaqin fuqi personale.
Për të shfaqur fuqi personale, komponenti i dytë i karizmës është të dukesh mirë.
Në fund të fundit, ekipi yt merr shumë nga gjuha e trupit tënd dhe pamja; nëse ec nëpër zyre me fytyrë të ngrysur, me duart në gjepa, dhe një veshje të çrregullt, nuk dukesh mirë. Andaj qeshu shpesh-ajo e ushqen pozitivitetin dhe besimin. Dhe sigurohu që të mos e neglizosh kujdesin personal.
Sapo ta kesh pamjen dhe trupin, dhe gjuhën e trupit të një lideri karizmatik dhe të fortë, atëherë mund ta përvetësosh mendësinë e lidershipit. Kjo nënkupton zgjidhjen e problemeve në mënyrë proaktive, të marrësh përgjegjësi për veprimet e tua, dhe të mendosh ‘’Do ta gjej një mënyrë’’-në vend se të thuash ‘’Nuk mund të bëjë asgjë rrreth kësaj pune.’’
Ai lloj pozitiviteti është një komponentë tjetër e madhe e fuqisë personale. Fatkeqësisht, mendjet tona shpesh punojnë kundër nesh në këtë drejtim. Ne jemi natyrshëm të programuar për të kërkuar dhe për tu përqendruar në rreziqe, gjë që shpesh çon në ankth dhe në pesimizëm.
Ja pse riformulimi është aq i rëndësishëm. Riformulimi është një mënyrë e fuqishme për të shikuar në gjërat pozitive në një situatë të vështirë. Nënkupton, të mendosh për problemet si sfida që mund të tejkalohen. Thuaj për shembull se ke një takim të padëshirueshëm por të nevojshëm me një klient të palumtur. Në këtë situatë, do të ishte shumë e lehtë të mallkosh, duke e parë atë si një fatkeqësi potenciale. Por në vend të saj, pse nuk e riformulon atë si një mundësi për ti kuptuar më mirë nevojat e klientit dhe ta përmirësosh performancën tënde në të ardhmen?
Në fund, fuqia personale nënkupton të kesh gjithmonë energji dhe pasion. Shefat që janë energjikë dhe pozitivë frymëzojnë ekipet e tyre me të njëjtën frymë.
Tani, ti mund të jesh ai që reflekton tashmë energji të mirë, por është njësoj e rëndësishme që punëtorët e tu ta bëjnë të njëjtën. Për ti matur nivelet e energjisë së tyre, provo të krijosh një matës të energjisë. Pyete çdokënd në zyre se sa energjikë ndihen ata, nga shkalla një deri në dhjetë. Vazhdo me pyetjet rreth asaj se pse ata ndihen në atë mënyrë, apo çfarë mund ti ndihmojë ata të ndihen më energjikë. Sapo ta kesh bërë atë, mund të kthehesh në punë për të kërkuar mënyra se si ti mbushësh bateritë e ekipit tënd, dhe ta mbash motivimin e tyre lartë.
Ideja kyçe 4
Një paraqitje e ngrohtë emocionale lë një përshtypje të gjatë.
Menagjeri i agjensisë Loisi është natyrshëm introvert, kështuqë bisedat e herëpashershme nuk i ka shumë në qejf. Por ajo nuk e lë që kjo ta ndalojë atë, dhe çdo mëngjes në ora 8.15 am, ajo vie në zyrë për të biseduar me personelin e saj për plot 45 minuta. E shoqërueshme dhe çdo gjë tjetër, por e tërhequr, ajo ka mësuar ta aktivizojë sharmin dhe ngrohtësinë e projektit, në komponentin e tretë të karizmës.
Mesazhi kyç këtu është: Një paraqitje e ngrohtë emocionale lë një përshtypje të gjatë.
Herën tjetër kur të jesh në zyre, shiko përreth dhomës. Zgjedhe dikë rastësisht dhe shiko se si ai person të bën të ndihesh. Pataj pyete veten se pse të bën të ndihesh ashtu.
Do ta kuptosh se secili person e ka shenjën e tij dalluese emocionale. Kjo është përshtypja me të cilën mbetesh pasi je përfshirë me ta. Mund të jetë përshtypje pozitive, që të lë të lumtur dhe të frymëzuar. Ose mund të jetë negative, që ta thithë energjinë dhe të bën të ndihesh i frustruar. Sapo të fillosh ti vëresh shenjat emocionale të njerëzve, pyete veten: si duket shenja ime emocionale?
Nëse paraqitja jote është e pasjellshme, e largët, kritike, atëherë punëtorët e tu janë në rrezik t’ju bie morali dhe të hargjohen. Por edhe nëse ajo është pozitive, ka mundësi të bëhet edhe më mirë! Kështuqë ndiqe shembullin e Loisit dhe fillo të përfshihesh me personelin tënd. Interesohu për ta dhe jetët e tyre dhe shiko se çfarë është e rëndësishme për ta. Bëju atyre pyetje personale dhe lejoi ata të të bëjnë pyetje poashtu.
Disa truqe mund ta përmirësojnë paraqitjen tënde personale edhe më shpejt. Për fillestarët, sigurohu që gjithnjë të ju drejtohesh njerëzve me emrat e tyre- kjo do ti bëj ata të ndihen të njohur dhe të paharruar. Gjithashtu, provo t’ju kërkosh njerëzve ndihme-çdokujt i pëlqen t’ia përkujtosh se menagjerët janë njerëz poashtu. Provo duke pyetur se në cilën anë është banjo, ose çfarë formati do të ketë konferenca.
Natyrisht, asnjë truk nuk do të funksionojë nëse realitsht ti nuk e merr personelin dhe njerëzit e tjerë seriozisht. Do të kesh nevojë ti mprehësh aftësitë e tua të dëgjimit dhe ti bësh njerëzit të ndihen se po i trajton brengat e tyre.
Kur flet me dikë, jepe maksimumin që ta mbash në mendje kontratën e dëgjimit.Kjo nënkupton se duhet ta dëgjosh dhe ta kuptosh personin me të cilin po flet para se të mund të përgjigjesh dhe të kuptohesh ti vetë prej tij.
Duhet poashtu të praktikosh pak empati. Mundohu ta kuptosh perspektivën emocionale të një personi tjetër, dhe kur ta bësh këtë gjë, thuaje atë me fjalë, me një koment sikurse ‘E shoh se je i mërzitur për atë që ndodhi.’’ Pastaj mundohu ta dëshmosh me veprim se i merr brengat e tij seriozisht.
Duke kultivuar një paraqitje të ngrohtë emocionale, do të frymëzosh besueshmëri, përkushtim, dhe pozitivitet në personelin tënd.
Ideja kyçe 5
Liderët rrezatojnë karizëm kur ata udhëhiqen nga një mision.
Le të ballafaqohemi me të-shumicën e kohës, mund të jetë sfidë zgjimi dhe shkuarja në zyrë herët në mëngjes. Nëse kjo vlen për ty, sigurisht që do të vlejë edhe për stafin tënd poashtu. Punëtorët dhe menagjerët kanë nevojë të kenë një arsye për tu zgjuar dhe për të punuar çdo ditë për më shumë sesa vetëm për një pagë. Për tu përtrirë, njerëzit kanë nevojë për një kauzë në të cilën mund të besojnë dhe të luftojnë për të parreshtur. Me fjalë të tjera, ata kanë nevojë për motivim, komponentin e katërt të lidershipit karizmatik.
Mesazhi kyç këtu është: Liderët rrezatojnë karizëm kur ata motivohen nga një kauzë.
Shumë menagjerë të mëdhenjë janë shumë logjikë, qëndrojnë të përqendruar gjatë gjithë kohs. Kur është në pyetje motivimi, sidoçoftë, ka një problem të madh: qertifikatat financiare, sado që janë të dobishme, ato nuk janë shumë nxitëse për punëtorët.
Për këtë arsye, si ekip dhe si kompani, ti duhet çdoherë të kesh një qëllim të përcaktuar qartë që të motivon në çdo gjë që bën ti. Lidhe këtë me një thënie të shkurtë të ëmbël, njëjtë sikur thënie qëllimore e kompanisë-e Tedit psh. ‘’Për ti ndarë idetë,’’ ose e Tesllës ‘’Për ta shpejtuar tranzicionin e energjisë së qëndrueshme botërore.’’
Motivimi nuk ka të bëjë vetëm me atë që po bën, ndonëse-poashtu ka të bëjë me mënyrën se si e bën një gjë. Kjo nënkupton se duhet të përmirësosh vazhdimisht mënyrën sesi ekipi yt funksionon.
Një mënyrë për ta motivuar dhe frymëzuar stafin është fuqia e lavdërimit. Liderët shpesh janë koprracë me fjalët pozitive, ose më keq, i marrin të gjitha meritat kur gjërat janë duke shkuar mirë. Një lider që dëshiron të jetë karizmatik vështirë që do të bëjë një gabim të madh.
Sally e kishte kuptuar këtë. Ndarja e biznesit të saj të shërbimeve këshillimore kishte hasur në disa probleme, dhe ata e gjetën veten papritur në nevojë të madhe për rritje të numrit të konsumatorëve të rinjë.
Përpjekja e tyre dukej monumentale në fillim, por çdo ditë, Sally i vizitonte tavolinat e anëtarëve të ekipit të saj dhe i pyeste se çfarë po bënin që të gjeneronin takime të reja me klientët. Çdo ditë ajo dëgjonte një ide të mirë të re, dhe e transmetonte në tërë ekipin. Mbi të gjitha, idetë e mira integroheshin menjëherë në proceset e rregullta të ekipit. Ekipi ishte i përqendruar në përmirësim.
Çuditërisht, brenda 18 muajve, ekipi i Sallyt ishte bërë pjesa e biznesit me performancë më të mirë. Çershia mbi tortë? Stafi i Sallyt ishin më të motivuar sesa ata në një sektor tjetër.
Ideja kyqe 6
Përpjekja për ta bindur dikë i frymëzon punëtorët e tu për ta kthyer strategjinë në veprim.
Fjalimi publik është lehtësisht një nga fobitë me të shpeshta në botë. Disa njerëz e kanë frikë atë më shumë sesa e kanë frikë vdekjen!
Fatkeqësisht, të folurit në publik është pjesa kryesore dhe e pashmangshme në karrierën e njerëzve. Lajmi i mirë është se, me praktikë, mund ta rritësh shumëfish aftësinë e bindjes, komponenta e pestë dhe përfundimtare e lidershipit karizmatik.
Mesazhi kyç këtu është: Përpjekja për ta bindur dikë i frymëzon punëtorët e tu për ta kthyer strategjinë në veprim.
Nëse dëshiron të bëhesh folës më i mirë në publik, atëherë ka shumë mënyra dhe truqe se si ta zotërosh këtë-gjërat sikur kontrollimi i frymëmarrjes tënde, renditjen e pikave kyqe në një bllok shënimesh, dhe përgaditjen e një hapjeje të fuqishme. Por mbi të gjitha, duhet të jesh karizmatik.
Kjo nënkupton ta kesh ndikimin emocional mbi audiencën tënde, dhe një nga mënyrat më të mira për ta bërë atë gjë është përmes fuqisë së tregimit. Publiku yt duhet të ndihet i lidhur me ty dhe me fjalimin tënd, dhe një tregim që i prek zemrat e njerëzve e krijon atë lidhje.
Pra si mund ta tregosh storien me ndikimin më të madh? Fillo duke e lidhur atë me vlerat e tua. Le të themi se njëra nga vlerat e tua është guximi. Për ta ilustruar atë, tregoje një storie për një punëtor i cili mori hapa të guximshëm për ta fituar një klient, ose një storie për një veprim të guximshëm që ka rezultuar në një kthesë të madhe në karrierën tënde.
Fuqia e bindjes shkon përtej të folurit në publik; aftësia për të bindur është poashtu kryesore në bisedat me ekipin dhe me kilentët e tu. Përveq kësaj, pothuajse 70% e menagjerëve në Shtetet e Bashkuara thanë se shpesh janë ndier jorehat duke komunikuar me punëtorët e tyre. Gjithashtu, më shumë se gjysma e menagjerëve Britanezë do të bënin çdo gjë për ta shmangur një bisedë negative me një punëtor.
Duke e pritur me pakënaqësi një bisedë të vështirë, të ndihmon pasja e një ideje të përgjithshme e rezultatit që don ta arrish. A po mundohesh ta informosh ekipin tënd për ndryshimet, zhvillimet dhe proceset? A ka të bëjë biseda më shumë me zgjidhjen e një problemi, apo je duke u munduar ta përmirësosh një qasje egzistuese? Duke e pasur këtë gjë në mendje, mund ta drejtosh bisedën saktësisht aty ku ti dëshiron që ajo të shkojë pa qenë shumë insistues. Bëj pyetje për ta udhëzuar personin tjetër drejt zgjidhjes, dhe do ta shohësh shpesh se ata do të arrijnë tek ajo vetevetiu. Madje edhe më mirë se aq, ndjenja sikur kanë pasur ndikim në rrjedhën e gjërave do ti bëje ata edhe më të përkushtuar në plan të veprimit.
Me fuqinë e gjallëruar të bindjes, kombinuar me tjegullat tjera të karizmës, do të jesh në rrugë të mirë për tu bërë vërtetë një lider frymëzues. Jo vetëm që do të jesh në gjendje ti motivosh dhe ti inkurajosh punëtorët e tu për të bërë gjëra të mëdha, por ti poashtu do ti sjellësh biznesit tënd dobi të prekshme sikurse rritja e fitimit, risitë dhe produktiviteti.
Përmbledhja Finale
Shumë njerëz mendojnë se karizma është diçka me të cilën ke lindur apo diçka që vetëm njerëzit e veçantë e posedojnë. Por përkundrazi-është definitivisht e mundur ta përmirësosh karizmën tënde. Duke kultivuar vërtetësi, fuqi personale, ngrohtësi, motivim dhe aftësi bindëse, do të kesh mënyra të reja për ti motivuar dhe frymëzuar punëtorët e tu. Është koha për tu bërë lideri që ekipi yt pret dhe Meriton ta ketë!
Këshillë vepruese:
Jepu punëtorëve të tu qëllime të mëdha. Në hulumtimin e tij, autori gjeti se për punëtorët, nevoja për të qenë të vlerësuar dhe të rëndësishëm është më e fortë sesa paga, ambienti i punës, dhe madje më e madhe sesa vizioni i organizatës. Një gjë që mund të çojë vërtetë në një ndjenjë të arritjes për punëtorët e tu është shtrirja e qëllimeve, caqeve që janë të vështira për ti arritur, por që janë të mundshme për ti bërë. Kur punëtorët arrijnë me sukses ti shtrijnë qëllimet e tyre, ata e shijojnë punën e tyre të madhe. Kjo do ti mbushë mendjet e tyre me kemikale të mira sikurse dopamina, serotonina dhe oksitocina, të cilat do tua shtojnë besimin e tyre në ty dhe motivimin për të punuar edhe më shumë.