Të gjithë mund jenë superheronj potencial, por për ta kuptuar duhet të largohen kufijtë e rremë të imponuar nga jashtë për të formuar trurin sipas qëndrimeve të vërteta.
Shumë shpesh njerëzit i lejojnë vetes të përkufizohen nga të tjerët dhe e gjejnë veten në një labirint supozimesh dhe gjykimesh që nuk korrespondojnë me realitetin. Kjo i bën ata të ndihen të pafuqishëm.
Të heqësh këto kufij të rremë do të thotë të arrish suksesin në të gjitha ato gjëra që duken të pamundura për t’u arritur. Për ta bërë këtë, mund të ndiqni “modelin e pakufishëm”, sa herë që keni perceptimin se po jetoni një jetë ndryshme nga ajo që dëshironi.
Së pari duhet të pyesni veten se kush po i mban frenat, ku është pengesa? Mund të jetë në mendësinë tuaj, ose motivimin tuaj, ose metodat tuaja.
Sigurisht që nuk është në tru, i cili është mjeti i konceptuar më i pabesueshëm, i aftë të përpunojë të dhëna më shpejt se çdo kompjuter, me memorie potencialisht të pakufizuar, i aftë të ndryshojë sipas situatës së jashtme dhe mbi të gjitha, kërkesave të “pronarit të tij”.
Për shembull, sipas një studimi të kryer nga neuroshkencëtarja Eleanor Maguire e University College London, shoferët e taksive kanë një hipokampus, pjesën e korteksit cerebral që merret me kujtesën, që është më e zhvilluar se ajo e njerëzve të së njëjtës moshë, arsim dhe inteligjencë të cilët, megjithatë, nuk ngasin taksi. Duket sikur truri i shoferëve zgjerohet për t’i lejuar ata të mësojnë të njohnin çdo rrugicë në qytet.