6.7 C
Pristina
spot_img

Limitless (Pakufishmëria) – Jim Kwik

Share:

Zhbllokimi i qëndrimit tuaj mendor ju lejon të zhbllokoni arritjet tuaja dhe ato të të tjerëve

Askush nuk lind me vetëdijen se ç’mund të arrijë dhe çfarë do të jetë gjithmonë e paarritshme.

Shumë shpesh, megjithatë, njerëzit sillen si elefantët. Nëse një elefant kur është i vogël, nuk është në gjendje të tërheqë kunjin për të cilin është lidhur në tokë, as nuk do të provojë kur të rritet pavarësisht se ka forcën e mjaftueshme për ta bërë atë. Në psikologji, ky proces quhet pafuqi e mësuar.

Mjafton të thyesh dogmën një herë për të kuptuar se sa e lehtë është të përmirësosh jetën tënde dhe të nisësh ta bësh. Roger Bannister ishte një vrapues shumë i famshëm në vitet 1950. Në fillim të karrierës së tij, ekspertët menduan se ishte fizikisht e pamundur të vraponte një milje në më pak se 4 minuta, më pas, më 6 maj 1954, Bannister vrapoi një milje në 3 minuta dhe 59.4 sekonda, duke vërtetuar se bindja e tyre ishte e pabazuar.

Gjëja më interesante është se më pak se dy muaj më vonë rekordi i Bannister u thye, dhe më pas ai rekord u thye gjithashtu, dhe kështu edhe ata në vijim.

Ekzistojnë shtatë gënjeshtra që njerëzit i përsërisin shpesh, mite negative që duhet të demaskohen:

  • Se inteligjenca është një lloj parametri fiks, ndërsa ka shumë lloje të ndryshme dhe të gjitha ato mund të zhvillohen.
  • Se njerëzit përdorin vetëm 10% të trurit të tyre. Nëse do të ishte vërtet kështu, ato zona të mëdha “të papërdorura” do të ishin zhdukur me mekanizëm evolucionar.
  • Që gabimet pasqyrojnë dështimet, ndërsa e vërteta është se tregojnë vetëm çdo mësim të nxjerrë.
  • Se “dija është fuqi”. Nëse njohurive u mungon zbatimi, do t’i mungojë gjithashtu edhe kuptimi.
  • Se të mësuarit është lojë fëmijësh, por në të vërtetë është një nga gjërat më të vështira për tu bërë edhe pse disa metoda mund ta thjeshtojnë atë.
  • Që gjykimet e të tjerëve duhet të dëgjohen në mënyrë që të ketë përmirësim; kritikat, shpesh i shtypin qëllimet
  • Gjeni lind, por e vërteta është se bëhesh. Gjeniu zhvillohet me vite pune të palodhur.

━ të ngjashme si kjo