6.7 C
Pristina
spot_img

Limitless (Pakufishmëria) – Jim Kwik

Share:

Të jesh i motivuar nuk do të thotë të përballosh detyrat me gëzim të madh, por me dëshirën për të ndërtuar

Niveli i motivimit nuk është diçka fikse, kur individët thonë se janë të pamotivuar shumë shpesh gënjejnë veten. Për shembull, mund të kenë një motivim të lartë për të qëndruar në shtrat dhe për të parë televizor.

Të jesh i motivuar nuk do të thotë të zgjohesh në mëngjes i lumtur për të kryer një detyrë të caktuar. Motivimin nuk e ke apriori, e ndërton nëse është e nevojshme me recetën e duhur.

Përbërësit janë qëllimi, energjia dhe disa hapa të thjeshtë.

Një qëllim nxit veprimin, por për të vepruar është e nevojshme energjia. Gjumi është thelbësor! Pasi të jetë kapur vala e duhur, është e nevojshme të ruash vazhdimësinë. Studimet tregojnë se hyrja në rrjedhën e duhur (rrjedha, në këtë rast është gjendja mendore) ju bën produktiv deri në pesë herë më shumë.

Për të gjetur rrjedhën, para së gjithash duhet të eleminoni shpërqendrimet dhe t’i jepni vetes gjithë kohën e nevojshme për të kryer aktivitetin. Natyrisht, është thelbësore t’i kushtoheni diçkaje që ju intereson. Për këtë arsye është mirë që gjithmonë ta vendosni veten në provë, në mënyrë që detyra të duket emocionuese.

━ të ngjashme si kjo