Të mësosh të mendosh drejt do të thotë të zhbllokosh mendjen për të gjetur zgjidhjet më të mira
Albert Einstein argumentoi se problemet nuk mund të zgjidhen me të njëjtën mënyrë të të menduarit që i krijoi ato. Me fjalë të tjera, nuk duhet t’i referohemi një mënyre të vetme për t’i parë gjërat.
Dr. Edward De Bono shpiku “gjashtë kapelet e mendimit” për të mos u bllokuar në zbatimin e një projekti. Çdo kapelë korrespondon me një qëndrim, një mënyrë të ndryshme të të menduarit.
E bardha vishet për të hyrë në mënyrën e grumbullimit të informacionit, sikur të ishte një pallto laboratori. Kapelja e verdhë shërben për të sjellë njëfarë optimizmi kur kërkoni aspektet pozitive të problemit. E zeza ju shtyn të përballeni me vështirësitë e sfidës. Kapelja e kuqe, e cila na lidhe me emocionet, spekulimet dhe intuitën. Me jeshile ndizet krijimtaria. Kapelja blu lejon të shihet i gjithë projekti me një mendje të qetë dhe të gatshme për të prodhuar.
Çdo arritje e vogël është një hap në drejtimin e duhur, por Naveen Jain, fitues i Medaljes së Teknologjisë Albert Einstein, sugjeron të mos kënaqesh me arritjet “e vogla” dhe në vend të kësaj ta bësh mendimin tënd “eksponencial”.
Kur të menduarit linear sheh një problem dhe kërkon një zgjidhje, të menduarit eksponencial vendos të shqyrtojë shkakun e vërtetë të problemit për ta zgjidhur atë një herë e përgjithmonë.
Jain përdor mungesën e ujit të freskët në shumë pjesë të botës si shembull. Mund të ketë zgjidhje të ndryshme, nga përmirësimi i filtrimit të pompës deri te krijimi i sistemeve për të sjellë ujë të pijshëm atje ku është më i rrallë. Por çfarë do të ndodhte nëse në vend të kësaj do të përqendroheshim në shkakun e vërtetë të problemit? Shumë ujë i freskët përdoret për bujqësi. Këtu janë dhjetëra zgjidhje të ndryshme dhe përfundimisht më efektive, të cilat sjellin zhvillimin e teknikave bujqësore, të tilla si aeroponika dhe akuaponika.
Hapja e mendjes suaj dhe besimi i saj në analizën e problemit e bën shumë më të mundshme gjetjen e zgjidhjes.