Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Lulëzuesit e Vonshëm
Përmbledhje Librash
Hyrje
Jetojmë në një botë te preokupuar me arritje të hershme-që nga marrja e A-ve në shkollë, dhe fitimi i një vendi në një univerzitet të njohur, deri tek sigurimi i një pune të ëndrrave tua kur ti mbushësh 25 vjet. Dhe prapë, shumë nga ne nuk jetojmë jetën me përjashtime; në vend të kësaj, ne i zbulojmë talentet dhe dhuntitë tona në një mënyrë më të ndagalshme.
Kjo ndodhi pikërisht me autorin Rich Karlgaard. Ai mori nota mesatare në Univerzitetin Stanford dhe kaloi shumicën e të njëzetave të tij duke punuar punë të zakonshme. Ishte vetëm disa vite më vonë që ai filloi një revistë të teknologjisë se lartë në Silicon Valley, dhe në ndërkohë u bë publicist i Forbesit.
Në këto pulsime, do ta zbulosh shkencën pse disa njerëz arrijnë më vonë gjëra në jetë, si dhe shkathtësitë që duhet ti përvetësosh nëse dëshiron ti arrish ëndrrat e tua.
Rrugës do të mësosh poashtu:
- Pse fiksimi ynë me arritje të hershme po e dëmton shëndetin mendor të të rinjëve;
- Si ndikon kultura në përcaktimin e suksesit; dhe
- Çfarë të bësh kur godet pikën kyqe.
Ideja kyçe 1
Dalja e fëmiut mrekulli krijoi një standard të arritjes së hershme me mileniume.
Le të fillojmë me një tregim te një lulëzuesi të hershëm-një person që piqet më shpesh sesa mesatarja.
Neuroshkenctari shkrimtar Johnah Lehrer ishte lindur dhe rritur në Los Angelos, dhe e filloi rrugëtimin e tij drejt suksesit kur fitoi një çmim mijëra dollarësh për NASDAQ- një konkurs eseje i sponzorizuar në moshën 15 vjeqare. Më vonë ai ndoqi Universitetin e Kolumbisë, ku diplomoi në neuroshkencë dhe shkroi temën me një bashkautor rreth prejardhjes gjenetike të Sindromës Down.
Por Lehrer nuk ishte vetëm shkenctar; ai mund të shkruante poashtu. Kur i mbushi 31 vjet, ai tashmë kishte publikuar tre libra-dhe madje ja kishte dalur të hynte në listën e librave më të shitur të New Yorkut. Ishte një lloj suksesi që shumë njerëz në moshën e tij e donin dëshpërimisht për veten e tyre.
Mesazhi kyç këtu është: Dalja në pah e fëmiut mrekulli krijoi një standard të arritjes së hershme me mileniume të tëra.
Në mes të mbajtjes së shfaqjeve në radio dhe daljes në Televizor, Lehrer filloi një karrierë anësore fitimprurese si një folës i paguar. Së shpejti, ai po fitonte 40.000$ për një orë fjalim. Në ndërkohë, ai ishte në gjendje të blejë një shtëpi një million-dollarëshe në Hollywood Hills.
Ngritja e Lehrer prej një studenti të mirë në një fenomen të medias, shënoi një hyrje në heroin e ri kulturor: lulëzuesi i hershëm, gjithashtu i njohur si fëmijë mrekullibërës-gjë që literalisht përkthehet në ‘’Fëmijë mrekulli.’’
Prototipi fëmijë mrekulli zhvillohet herët dhe arrin pikun e fushës së tij të zgjedhur më shpejt se çdokush tjetër. Këta fëmijë kanë gjasa të bëhen të pasur dhe të famshëm në proces e sipër. Kjo është arsyeja pse shpesh ata kanë një talent të veçantë-sikur dhuntia e njohjes së matematikës apo teknologjisë informative-ose sepse ata kanë disa lidhje familjare që i ndihmojnë ata gjatë rrugës.
Fëmijët mrekulli janë çdokund në shoqërinë tonë-nga aktorët sikur Margot Robbie dhe Adam Driver, deri tek muzikantët si Jacob Collier dhe Beyonce. Media poashtu është e preokupuar me idealin e fëmijës mrekulli. Për shembull, çdo revistë e madhe nxjerr një numër vjetor të saj bazuar në listën e atyre që arrijnë herët në jetë, sikur që është lista e revistës Forbes ‘’30 Nën 30’’ e ndërmarrësve të shquar.
Problemi është se varësia e kulturës me idealin e fëmijës mrekulli jep një mesazh të rrezikshëm: nëse nuk e ke ndërprerë një industri, nëse nuk ke hapur një kompani një billion dollarëshe, apo falimentuar pesë figura derisa i ke mbushur 30 vjet, atëherë ke dështuar. Në këto pulsime, siq do ta zbulosh, ky mesazh është dëmtues për të rinjtë, shumica e të cilëve zhvillohen në mënyra dhe kohëra të ndryshme.
Ideja kyçe 2
Presioni për të arritur herët po ndikon në shëndetin mendor të të rinjve.
Në gjysmë të shekullit të njëzetë, Shtetet e Bashkuara filluan te ndryshojnë nga aristokracia në meritokraci-ku njerëzit mund të bëhen të suksesshëm bazuar në aftësi, sesa nga paraja apo pozita shoqërore. Në përgjigje ndaj kësaj, studentët, prindërit dhe punëtorët u bënë të varur nga pikët e testeve dhe rangimet e kolegjeve.
Në ditët e sotme, është shumë normale për adoleshentët të bëjnë teste përgaditore sikurse SAT disa herë gjatë viteve të para dhe të dyta, vetëm për të dëshmuar potencialin e tyre akademik kolegëve të tyre. Por kjo ka një çmim të lartë.
Prindërit shpenzojnë mijëra dollarë në mësues të shtrenjtë dhe orë përgaditore çdo vit, duke shpresuar se kjo do ti ndihmojë fëmijët e tyre të fitojnë një biletë për në shkollën Ivy League. Studentët, ndërkohë, e paguajnë çmimin me gjithë stresin e shtuar.
Mesazhi kyç këtu është: Presioni për të arritur herët po ndikon në shëndetin mendor të të rinjëve.
Industria e testeve përgaditore gjeneron afërsisht 1 bilion$ çdo vit, disa me mësues-sikurse Anthony James Green i vendosur në New York-i cili kërkon 1,000$ në orë. Këto çmime të ngritura, vetëm tregojnë sa shumë studentët dhe familjet janë mbyllur në ‘’garën e krahut’’ të pranimeve të kolegjit, në të cilat njerëzit luftojnë, dhe ndonjëherë edhe mashtrojnë për të depërtuar.
Ky mjedis i gatuar me presion ka çuar në krizë të shëndetit mendor në SHBA.Sipas një pyetësori në vitin 2014 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, depresioni është bërë shkaktari numër një i sëmundjeve te adoleshentët. Si rezultat i kësaj, numrat e vetëvrasjeve vetëm po rriten.
Për shembull, tre studentë të talentuar tek Gun High School në Palo Alto, Kaliforni, vdiqën nga vetëvrasja brenda vitit 2014 dhe 2015. Gjatë kësaj kohe, 42 studentë u hospitalizuan për ti trajtuar mendimet vetëvrasëse.
Jean M. Twenge, autor i më shumë se 140 punimeve dhe librave mbi adoleshentët, ka një teori rreth asaj pse shëndeti mendor i të rinjëve po bie. Hulumtimi i saj e lidh rritjen e depresionit me një kalim nga qëllimet e brendshme në qëllimet e jashtme.
Qëllimet e brendshme lidhen me zhvillimin tënd si individ, dhe përfshijnë gjëra si të qenit i aftë në aktivitete të caktuara apo formimi i një ndjenje veteje të fortë. Qëllimet e jashtme, në anën tjetër, lidhen me përfitimet materiale dhe matjet e statuseve tjera, duke përfshirë pikët në test, të ardhurat e larta, dhe pamja e mirë.
Twenge beson se shoqëria i vlerëson qëllimet e jashtme të pasurisë dhe suksesin akademik mbi qëllimet e brendshme dhe zhvillimin e njohurisë mbi veten-apo thjesht faktin e të qenit i lumtur. Nuk ka dyshim se të rinjtë po vuajnë për këtë.
Ideja kyçe 3
Të rinjtë arrijnë progres në norma të ndryshme, varësisht se kur piqen mendjet e tyre.
Në moshën 25 vjeqare, autori po ngecte. Ai kishte diplomuar nga kolegji me nota mesatare dhe kishte disa mundësi karriere, kështuqë ai mori një punë si roje sigurie.
Një natë, derisa po ruante një oborr me kamionë me qira, ai bëri një zbulim të madh. Kolegu i tij-i cili po ruante lagjen e kantierit të drurit- nuk ishte i ri sikur ai, por një qen Rottweiler që lehte në kalimtarët.
Në atë moment, ai e kuptoi sa e pakuptimtë ishte puna e tij-sidomos qëkur ajo mund të bëhej në mënyrë shumë më efektive nga një qen. Në ndërkohë, Steve Jobs, i cili ishte poashtu 25 në atë kohë, po bëhej gati ta bënte Apple publike dhe ta transformonte industrinë kompjuterike përgjithmonë. Si do të mundej dikush ta zinte hapin e tij ndonjëherë?
Mesazhi kyç këtu është: Të rinjtë arrijnë progres në norma të ndryshme, varësisht se kur piqen mendjet e tyre.
Në fund të të njëzetave, autori arriti një moment kyç në karrierë. Ishte mu tani kur ai u ndje siku truri i tij sapo ishte ‘’zgjuar’’.
Ai ishte në gjendje të lexonte publikimet sikur ato të New York Times, në vend se të shikonte lajme në televizor. Ai ishte në gjendje poashtu të gjente ide ndërmarrëse dhe të shkruante propozime biznesi komplekse, përderisa më parë ai vështirë se mund të shkruante një fjali të rregullt.
Pra, çfarë e shkaktoi këtë zgjim të papritur?
Sipas një hulumtimi në dalje, shumica e njerëzve në mes të moshës 18 dhe 25 nuk janë plotësisht të rritur. Në fakt, ata janë duke jetuar atë që quhet post-adoleshenca-ku egzistojnë disa procese njohëse që kanë ndikim të lëjnë pas funksionimin e plotë të trurit te të rriturit.
Në mendjet e reja, korja prefrontale-përgjegjese për gjërat sikurse planifikimi, organizimi dhe zgjidhja e problemeve-është pjesa e fundit që zhvillohet. Kjo nënkupton se adoleshentët janë, mjaft literalisht, të pagatshëm për të lulëzuar deri me vonë gjatë jetës.
Për dëshmi, merri për shembull gjetjet e një studimi mbi zhvillimin longitudinal të trurit të mbështetur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Mendor. Shkenctarët përcollën 5,000 fëmijë të moshës 3 deri në 16 vjet, deri në rritjen e hershme, dhe gjetën se mendjet e tyre nuk piqeshin plotësisht deri në moshën 25 vjeqare apo edhe më vonë. Kjo është arsyeja pse dëshira e njerëzve të rinjë për të arritur sukses herët nuk ka kuptim. Poashtu nuk ka kuptim që prindër të presin që fëmijët të jenë përjashtim në njohje të gjërave kur mendjet e tyre ende nuk janë zhvilluar si duhet.
Në vend të kësaj, fëmijët dhe të rinjtë duhet të mësohen se ata mund të lulëzojnë në çdo moshë. Marrja e kohës së tyre për ti zbuluar talentet dhe interesat e tyre është qenësore për lumturinë dhe suksesin jetëgjatë.
Ideja kyçe 4
Arritja e moshës së rritur është një periudhë e rëndësishme e vetë-aktualizimit.
Në ditët e sotme, mënyra tradicionale e gjetjes së një pune dhe martesës ka ndryshuar. Të rinjëve po ju duhet më shumë kohë për ta përfunduar shkollën, për tu bërë financiarisht të pavarur, dhe për të filluar një familje. Në vend të kësaj, shumë parapëlqejnë të qëndrojnë të palidhur me partnerë romantikë apo shtëpi të përhershme.
Një studim i gjatë kombëtar i bërë në SHBA që nga fundi i viteve 1970, pati gjetur se 25 vjeqarët e ditëve të sotme kanë gjasa dy herë më shumë sesa gjenerata e prindërve të tyre të jenë ende në shkollë, dhe 50% e tyre kanë gjasa më shumë që të pranojnë mbështetje financiare nga prindërit e tyre.
Pra çfarë do ta quanim në përgjithësi ‘’moshë e rritur’’ po ndodh më vonë se kurrë. Po kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe.
Mesazhi kyç këtu është: Mosha e rritur është një periudhë e rëndësishme e vetë-aktualizimit.
Jeffrey Arnett, profesor psikologjie në Universitetin e Klarkit, mendon se ndryshimet shoqërore dhe ekonomike kanë çuar në nevojën për një fazë të re jetësore mes adoleshencës dhe rritjes. Ai e quan këtë periudhë Arritja e pjekurisë, dhe ndodh shpesh në mes të moshës 18 dhe 30 vjeqare.
Ndryshimet kulturore që qoi në këtë koncept përfshin punë të rangut fillestar, nevoja për më shumë edukim, me më pak ngutje prej njerëzve për tu martuar.
Si një lulëzues i vonshëm vetë, Arneti beson se të njëzetat tona janë një kohë e rëndësishme për zbulim-ku ne kalojmë në Aventura, udhëtime dhe raporte me një ndjenjë të lirë se që asnjëherë më nuk mund ta ndjejmë përsëri. Ai poashtu besoi se zgjatja e periudhës së pjekurisë ka një numër të dobive njohëse.
Për shembull, pauza për një vit ose dy para, gjatë ose pas kolegjit mund ta ndihmojë palsticitetin e trurit-aftësinë e trurit për ta rilidhur veten duke formuar lidhje të reja. Kjo mund të nxisë mendim të pavarur dhe përvetësim të aftësive të reja, si dhe rritje të motivimit dhe nxitje.
Zgjatja e periudhës së arritjes së pjekurisë nuk nënkupton thjesht të relaksohesh dhe ta lësh botën të ndodh. Kjo nënkupton të përfshihesh në stimulim njohës dhe aktivitete kërkuese.
Për shembull, religjioni i Mormonëve në mënyrë aktive i inkurajon djemtë dhe gratë e reja të marrin pushim nga kolegji dhe të shkojnë në misione dyvjeqare. Kjo nënkupton që shumë nga ata diplomojnë nga universiteti vetëm kur janë 24 vjeq-në vend se të jetë në moshën tipike 22 vjeqare.
Kjo nënkupton se, në kuptim neurologjik, ata janë më afër arritjes së plotë të aftësisë së pjekurisë para se të kërkojnë punë, para se të diplomojnë në shkollë apo të martohen. Nëse 20 personat e tjerë do ta ndiqnin këtë shembull, ata do të mund të përgaditeshin më shumë për sfidat dhe përgjegjësitë e jetës së rritur.
Ideja kyçe 5
Ne zhvillojmë aftësi të reja dhe zbulojmë përparësi të reja derisa plakemi.
Vjen një kohë në jetë kur ne i harrojmë gjërat më lehtë dhe bëjmë gabime të mbrapshta. Në këtë moshë, është e zakonshme për njerëzit të mendojnë se ata ‘’nuk janë më në formë’’.
Dhe prapë, ideja se mund të arrijmë një pikë kulminante të njohjes në rininë tonë dhe të biem ngadalë pas asaj kohe, është thjesht e pavërtetë. Në fakt, shkenca ka treguar se ne në fakt bëhemi më të mençur dhe më kreative me kalimin e viteve.
Mesazhi kyç këtu është: ne zhvillojmë aftësi dhe përparësi të reja derisa plakemi.
Në vitin 2015, shkenctarët Laura Germine dhe Joshua Hartshorne bënë një zbulim radikal. Pas matjes së aftësive njohëse të afërsisht 50.000 njerëzve përmes testeve online të trurit, ata gjetën kulminacion të aftësive njohëse në kohë të ndryshme.
Aftësia për të vlerësuar modele të ndërlikuara-duke përfshirë gjendjet emocionale të njerëzve-majet kur jemi në të 40-tat apo në të 50-tat. Gjithashtu, inteligjenca jonë e ngurtësuar-grumbullimi i fakteve dhe njohurive tona jetësore-arrin majën vetëm kur ne jemi në të gjashtëdhejtat apo të shtatëdhjetat.
Kështuqë, përderisa plakja çon në rënien e njohjes në disa mënyra, ajo çon në fitim të njohjes në disa të tjerët. Kjo bëhet e qartë kur i konsideron gjetjet e Studimit Longitudinal të Seattle nga Universiteti i Washingtonit, një projekt që filloi në të 1950-tat dhe ende vazhdon të nxjerr në dritë faktin sesa të përshtatshëm janë mendjet tona.
Sherry Willis, një lider studimi i tanishëm së fundmi zbuloi se kontrolluesit e trafikut ajror kanë tendencë të bien në përpunim të shpejtësisë mendore dhe kujtesës afatshkurtë derisa plaken, por aktiviteti i tyre qëndron i paprekur. Kjo sepse arsyeja hapësinore dhe qetësia emocionale-dy aftësi që janë qenësore për kontrolluesit e trafikut ajror-përmirësohet gjatë moshës së mesme.
Truri i të rriturit është i aftë për më shumë sesa mund ta paramendojmë. Ai mund ta rilidhë veten mirë në moshë të mesme, duke përfshirë vite të përvojave dhe sjelljeve. Për shembull, hulumtimi tregon se mendja e njeriut të moshës së mesme është më e qetë, më pak neurotike, dhe më e afte ti menagjojë situatat shoqërore.
Ky është një lajm shumë i mirë për lulëzuesit e vonshëm. Për aq kohë sa investon në shëndetin, edukimin dhe kurreshtjen tënde për botën, ti mund të shijosh shumë maje të njohjes përgjatë jetës tënde.
Ideja kyçe 6
Kemi nevojë për një rrugë të re karriere që na lejon lulëzimin e vazhdueshëm.
Kur ishe i ri, si e mendoje të jetë karriera jote?
Ndoshta ke imagjinuar të udhëtosh rreth botës, të takosh njerëz interesant, apo të fillosh një kompani që do të ndryshojë mijëra jete.
Fatkeqësisht, shumë njerëz e kanë të vështirë të arrijnë endrra si këto. Kjo sepse rruga tipike e karrierës nuk e lejon këtë gjë.
Prej një moshe të re, na kanë mësuar se duhet ta marrim një punë dhe të kapemi për të aq gjatë mjaftueshëm sa të paguhemi më shumë. Shume eksperimentim? Kjo është vetëm humbje kohe.
Ne gjithashtu na kanë thënë se penzionimi në moshën 60 vjeqare është normale. Dhe përderisa ajo pikëpamje mund të ketë pasur kuptim njëherë e një kohë, tani ka nevojë të ndryshojë.
Mesazhi kyç këtu është: Kemi nevojë për një rrugë karriere që na ofron të kemi lulëzim të vazhdueshëm.
Në shumicën e kompanive, punëtorët e mirë shpërblehen me tituj më të mirë, me më shumë autoritet, me qeqe më të mëdha-deri në ditën kur kjo më nuk funksionon.
Sapo punëtorët të kenë arritur aftësinë e tyre maksimale dhe vullnetin për të punuar orë të gjata, kompanitë nuk mund të vazhdojnë të jua rrisin pagnë; kushton shumë para dhe i parandalon punëtorët më të rinjë të promovohen. Kjo është arsyeja pse shumë punëtorë i largojnë njerëzit sapo ata ta kenë arritur kulmin e tyre-praktikë kjo e njohur për ligjin dhe firmat e kontabilitetit si lartë dhe poshtë.
Përderisa kjo ka kuptim, është poashtu humbje e kapitalit njerëzor. Shumë njerëz që largohen në kohë të pranuar të pensionimit janë ende të talentuar, dhe janë punëtorë me përvojë më shumë mundësi për të kontribuar.
Sipas autorit, shoqëria ka nevojë ta rrotullojë këtë mendësi. Në vend se të kërkojë karriera lineare, me hierarkie lartë dhe jasht, ne duhet ti shohim ato si një hark-apo një seri harqesh-kur madje edhe punëtorët e rritur ‘’Pas kalimit të kulminacionit të tyre’ prapë mund të bëjnë punë të vlefshme.
Si duket një karrierë harku? Së pari, nuk do të kishte kohë të pensionimit, por rritjet e pagave do të ndaleshin dhe edhe do të mund të binin. Poashtu, titujt do të ndaleshin në ndërkohë do të ndalnin së grumbulluari-për shembull, një nënkryetar mund të evulojë në një këshilltar të rritur.
Çdokush e Meriton mundësinë për tu rritur dhe zhvilluar në mënyrën e vetë. Ja pse është koha për shoqërinë që ta njohë dhe festojë faktin se të gjithë ne jemi të ndryshëm. Dhe falë prapavive dhe aftësive tona të shumëllojshme, secili nga ne mund të krijojë një drejtim karriere të fokusuar në lulëzim.
Ideja kyçe 7
Ndarja jonë nga ndikimet kulturore mund të na ndihmojë të krijojmë rrugët tona.
Kur Erik Wahl po rritej, ai ishte mësuar të merrte nota perfekte, të jetë më i miri në kolegj, dhe të gjejë një punë që do ti sigurojë atij shumë para. Dhe për pak kohë, ai mentalitet funksionoi. Ai e filloi karrierën e tij duke punuar për një agjensi që rezervonte folës argëtimi dhe fjalimi. Brenda një viti, ai u bë partner në një firmë.
Pastaj erdhi rënia ekonomike e vitit 2008. Korporatat pushuan se rezervuari argëtuesit për shfaqje tregu, dhe brenda javësh, Wahl humbi gjithçka për të cilën kishte punuar. Nuk e dinte ai se ai ishte gati të fitonte më shumë sesa kishte ëndërruar ndonjëherë.
Mesazhi kyç këtu është: Ndarja e vetes tonë prej ndikimeve kulturore mund të na ndihmojë të gjejmë karrierën tonë.
Për shkak se sistemi i besimit me të cilin ai ishte rritur nuk po funksiononte më, Wahl e gjeti një rrugë tjetër. Ai filloi të shoqërohej me artistët- të cilët ai çdoherë i kishte admiruar për mendimin e lirë-dhe filloi të mësonte si të pikturonte.
Në fillim, pikturat e tij ishin të tmerrshme. Por sa më shumë provonte, aq më mirë bëhej. Në ndërkohë, ai ishte në gjendje të fitonte më shumë para si një artist skene, sesa që kishte fituar si një biznesmen dhe investitor.
Nëse mendon rreth kësaj, të gjithe ne jemi të ndikuar nga kultura-e cila është e përbërë nga familja jonë, bashkëmoshatarët dhe shoqëria. Kjo kulturë ndikon në pritshmëritë tona dhe imazhin e vetes sonë, dhe shpesh mund të na çojë në rrugë të cilat nuk janë të mira për ne, sikurse që presioni i Wahlit për tu përshtatur, e çoi atë në zbulimin e aftësive artistike.
Andaj, nëse ndihesh sikur nuk e ke pasur mundësinë të lulëzosh, hulumtoi ndikimet kulturore për të parë nëse ato janë duke të mbajtur prapa.
Për shembull, nëse familja jote po të bëjnë presion për ta marrë një punë që nuk bën për ty, mund të jetë koha për ta deklaruar pavarësinë ndaj tyre. Kjo nuk nënkupton refuzimin e dashurisë së tyre, apo rrebelimin ndaj pritshmërive të tyre; thjesht nënkupton ta zgjedhësh rrugën tënde që do të të ndihmojë të lulëzosh.
Natyrisht, deklarimi i pavarësisë se vërtetë asnjëherë nuk është e lehtë, sidomos kur ke të bësh me njerëzit që i do. Ja pse, në pulsimin e ardhshëm, do të shohim se si mund ti largosh ndikimet kulturore që nuk të ndihmojnë të lulëzosh-dhe të fillosh formësimin e fatit tënd.
Ideja kyçe 8
Lulëzuesit e vonshëm duhet ti riparojnë vetet e tyre në mënyrë që ta arrijnë potencialin e tyre të plotë.
A je ndjerë ndonjëherë sikur nuk mund të shkëputesh nga versioni yt i vetes më i vjetër, i demoduar? Për shembull, mund të kesh qenë ‘’Kejti shkollarja e grupit’’ në shkollë të mesme. Por dy dekada më vonë, shokët e tu ende të thirrin me atë nofkë-edhepse ti je rritur, ke bërë fëmijë, dhe nuk e ke prekur klarinetin me vite të tëra.
Kjo lloj situate paraqitet edhe në punë poashtu, dhe lulëzuesit e vonshëm e përjetojnë atë shumë shpesh. Pa marrë parasysh sa shumë mundohesh ta përmirësosh veten, shefi yt do të provojë të të mbajë në të njejtin vend. Nëse ky është rasti yt, puna jote e vertetë është të lirohesh.
Mesazhi kyq këtu është: Lulëzuesit e vonshëm duhet ti riparojnë vetet e tyre në mënyrë që ta arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Kur një trëndafil rritet shumë për madhësine e vazos së saj, atëherë ajo duhet të kapet me rrënjë dhe të vendoset në një vazo tjetër. Nëse je lulëzues i vonshëm që ende nuk e ke pasur rastin të zhvillohesh, ka mundësi që ke nevojë ta bësh të njejtën gjë sikurse Lulja.
Me fjalë të tjera, ke nevojë të ri-mbillesh në mënyrë që ta arrish potencialin tënd të plotë. Kjo mund të përfshijë kalimin e kohës me njerëz që mendojnë si ti, ta fillosh një punë të re, apo të vendosesh diku tjetër. Po, ndërrimi i ambientit në këtë mënyrë mund të tingëllojë diçka drastike, por funksionon.
Vetëm shikoje autoren që lulëzoi së voni Kimberly Harrington. Si shkrimtare dhe drejtore kreative në agjenci marketing, ajo çdoherë dëshironte të shkruante ese dhe libra të formave të gjata. Por jeta në Los Angelos nuk ishte e mirë për kreativitetin e saj.
Ajo i njihte të gjithë njerëzit në fushën e biznesit, ambienti ishte çdoherë garues dhe i mbushur jashtëzakonisht shumë, dhe kushtonte shumë për të të shoqërohej dhe të ishte cool gjithë kohën. Andaj ajo e nxorri veten dhe u vendos në pjesën rurale të Vermontit, ku së shpejti u rrethua nga akademikët, ambientalistët, dhe njerëzit me interes të vërtetë në botë.
Nuk kaloi shumë dhe pikëpamja e saj filloi të zgjerohej. Udhëheqja e biznesit të saj në freelancing larg nga presioni i ambientit të gatimit për botën e reklamave i dha asaj një hapësirë mendore për të krijuar- dhe e lejoi atë të shkruajë librin e saj të parë në moshen 50 vjeqare.
Duke qenë mjaftueshëm e guximshme që ta riparojë veten, Harrington e gjeti rrugën e saj. Të gjithë lulëzuesit e vonshëm mund ta bëjnë këtë poashtu; thjeshtë duhet kurajo për ti lënë pas komunitetet që mundohen të të vendosin në kuti, dhe të fillosh ta krijosh identitetin tënd të ri me parametrat e tu personal.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Nuk ka asgjë të keqe apo të pazakontë ta gjesh rrugën tënde më vonë në jetë. Në fakt, kur e merr rrugen më të gjatë drejt suksesit, atëherë mund ta zhvillosh një ndjenjë më të qartë të asaj se kush je dhe ku dëshiron të shkosh. Gjatë udhetimit, do të takosh njerëz, do përfitosh aftësi të reja dhe do gjesh mënyra të reja të të shikuarit të botës. Andaj, në vend se ta shohësh veten si një potencial i hargjuar, braktisi frikërat e tua dhe lejoje veten të lulëzosh.
Këshillë vepruese:
Heq dorë kur është e nevojshme ta bësh.
Në botën e sotme, ‘’dorëheqja’’ është fjalë e ndytë. Heqja dore nga një punë nënkupton se nuk mund ta përballosh stresin, përderisa heqja dorë nga një lidhje mund të nënkuptojë se nuk e ke vullnetin që ta bësh atë të funskionojë. Por nëse një gjë të shtyen të ndjekësh diqka më të mirë, heqja dorë mund të të ndihmojë ti arrish qëllimet e tua. Andaj nëse ke ngecur në një punë, një lidhje, apo në një rreth shoqëror që nuk të shërben, mos u frikëso të heqësh dorë. Më vonë do ta falënderosh veten!
Keni mendim vlerësues?
Do të donim të dëgjojmë farë keni për të thënë për përmbajtjën tonë! Thjeshtë dërgojeni një email tek [email protected] me Lulëzuesit e Vonshëm si kryetitull dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Çfarë të lexosh tutje: Skajet e Buta, nga Rick Karlgaard
Sapo ke mësuar se si një ambient jashtëzakonisht garues dhe i mbushur që shpërblen arritjen e hershme mund të na pengojë nga arritja e qëllimeve tona. Në Skajet e Buta, Rick Karlgaard e kthen vëmendjen e tij në atë se si risia në biznes mund të ngecë nëse kompanitë nuk kanë vlera të përcaktuara qartë.
Këto pulsime tregojnë se si bizneset muna ta sigurojnë një përparësi të vërtetë mbi garuesit e tyre, duke kombinuar strategji dinake dhe zbatim superior me vlera të thella. Andaj, nëse ideja e gjetjes së ‘’skajeve të buta’’-apo anës njerëzore-të biznesit tënd e ka kapur interesimin tënd, atëherë shikoi këto pulsime të Skajeve të buta.
Çfarë të lexosh tutje: Skajet e Buta, nga Rick Karlgaard
Sapo ke mësuar se si një ambient jashtëzakonisht garues dhe i mbushur që shpërblen arritjen e hershme mund të na pengojë nga arritja e qëllimeve tona. Në Skajet e Buta, Rick Karlgaard e kthen vëmendjen e tij në atë se si risia në biznes mund të ngecë nëse kompanitë nuk kanë vlera të përcaktuara qartë.
Këto pulsime tregojnë se si bizneset muna ta sigurojnë një përparësi të vërtetë mbi garuesit e tyre, duke kombinuar strategji dinake dhe zbatim superior me vlera të thella. Andaj, nëse ideja e gjetjes së ‘’skajeve të buta’’-apo anës njerëzore-të biznesit tënd e ka kapur interesimin tënd, atëherë shikoi këto pulsime të Skajeve të buta.