Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Maja e mendjes
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Çlirojeni gurunë tuaj të marketingut duke i mësuar sekretet që fshihen pas brendeve më të mira të ditëve të sotme.
Ka një arsye të mirë pse ditët e shitësve që trokasin derë më derë nuk janë asgjë tjetër pos një kujtim i zbehtë. Dhe kjo është arsyeja e njëjtë pse telemarketistët dhe thirrjet e ftofta nuk janë më strategji të përshtatshme marketingu: askush nuk e do një shitës pushtues mashtrues ta pengojë ditën e tij!
Këto metoda kanë qenë kapëse të qasjes së vjetër të Me Marketingut, e cila varej në aftësinë e një shitësi që t’iu flasë për t’iu bërë të bleni çfarëdo që ai po shiste. Këto ditë, po jetojmë në botën e You Marketingut, ku fokusi është në konsumatorë dhe në krijimin e produkteve dhe shërbimeve që flasin për brengat e tyre dhe i zgjedhin problemet e tyre. Teknikat për marketingun për konsumatorët e ditëve të sotme bazohen në ndërtimin e besimit dhe besueshmërisë përmes përmbajtjes domethënëse dhe targetuese.
Kjo është baza për llojllojshmërinë e mjeteve dhe metodave të përshkruara në pulsimet që do vijnë. Autori John Hall i ka të gjitha këshillat që do t’iu nevojiten për të filluar udhëheqjen e kompanisë tuaj në një biznes të përshtatshëm dhe të kërkuar.
Në këto pulsime, do të mësoni:
- Si ta shkruani një mesazh i cili do t’i bëjë njerëzit të mendojnë se i lexoni mendjet e të tjerëve;
- Pse duhet të zgjidhni mes Paul Rudd dhe Oprah; dhe
- Pse nuk duhet ta kontrolloni tepër kontentin tuaj.
Ideja kyçe 1
Me Marketingu tradicional ka hequr dorë nga strategjitë e You Marketingut, të cilat bazohen në besim dhe vlera.
A jeni gëzuar ndonjëherë kur keni pranuar një telefonatë nga një telemarketues? Apo jeni entuziazmuar kur e keni kuptuar se një shitës entuziast ka trokitur në derën tuaj?Larg prej kësaj, me siguri jeni ndjerë se ky person po ndërhyn në ditën tuaj apo se është thjesht i mërzitshëm.
Tregtarët e telekomunikacionit dhe shitësit derë më derë janë dy elemente kryesore të metodës së vjetër tradicionale të njohur si “Me marketingu”. Ky marketing e ka fituar këtë emër, sepse mesazhi i marketingut ka të bëjë krejtësisht me shitësen dhe pozicionin e saj të dyshimtë se sa mahnitës kanë qenë produkti dhe kompania.
Këto ditë, marketingu fatmirësisht po shkëputet nga metodat e bezdisshme të Me marketingut dhe po shkon drejt You Marketing.
Ky kalim është fillimisht për shkak të internetit, i cili e ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me biznese dhe me produktet e tyre. Njerëzit nuk kanë më nevojë të dëgjojnë një prezantim të njëanshëm shitësi sepse ata mund t’i lexojnë komentet e konsumatorit dhe t’i bëjnë zgjedhjet e tyre të informuara. Me disa kërkime dhe klikime, çdokush mund ta bëjë hulumtimin e tij, t’i krahasojë produktet dhe t’i formojë mendimet e tij rreth blerjeve të ardhshme.
Me Marketingu mund të gjendet ende në internet me reklama të shkurtra ndërhyrëse dhe reklama me baner, por edhe këto janë duke u bërë një gjë e së kaluarës. Një studim i fundit në Business Insider zbuloi se 200 milionë Amerikanë shfletojnë me softuer për bllokimin e reklamave.
Pra si mund t’ju shitni konsumatorëve online pa përdorur reklama mërzitëse? You Marketingu ka të bëjë tërësisht me krijimin e besimit dhe vlerës duke i shmangur teknikat agresive.
Merreni për shembull, strategjinë e rëndësishme të You Marketingut të marketingut të brendshëm. Kjo ju mundëson të kultivoni një raport me konsumatorët tuaj përmes përdorimit të mediave sociale dhe përmbajtje (kontentit) domethënëe, të përshtatshëm që tregon saktësisht si mund të jeni të vlefshëm për audiencën tuaj.
Derisa shitësit e epokës së You Marketing pyesnin veten se si do të mund ta bënin budalla një konsumator duke e bindur se një produkt kishte vlerë, strategjia e You Marketing domethënë të mendoni për të gjitha mënyrat që produkti apo shërbimi juaj mund ta ndihmojë një konsumator.
Sapo ta kuptoni këtë, mund të krijoni përmbajtje (kontent) që e dëshmon këtë vlerë, e cila pastaj do ta krijojë një themel besimi në mes jush dhe audiencës tuaj të cilën e tërheq mesazhi juaj.
Ditët e sotme, publiku i përgjithshëm mund ta dallojë një prezantim të rreme apo një markë të pabesë prej një milje larg. Prandaj, në pulsimet e ardhshme, do të hyjmë në detaje të asaj se si mund ta tërhiqni vëmendjen duke kultivuar paralelisht një reputacion të besueshëm të një marke.
Ideja kyçe 2
Ju mund të qëndroni të lidhur me shqetësimet e klientëve tuaj duke përdorur nxitësit e përmbajtjes dhe një bankë njohurishë.
Praktikuesit e You marketingut nuk janë lexuesh mendjesh-por ata punojnë shumë që të paraqiten të tillë.Dhe nëse ndonjëherë keni lexuar një artikull dhe ju është dukur sikur është shkruar qëllimisht për ju, me siguri ka qenë punë e një You Marketeri efektiv i cili kishte përdorur një mjet shumë të rëndësishëm të tregtisë: një ngacmues përmbajtjeje (kontenti).
Një ngacmues efektiv i përmbajtjes mund të jetë një pyetje e njohur që shumë njerëz janë duke e bërë, një interes që shumë njerëz e kanë apo një bringë që e ndajnë shumë konsumatorë. Kur shërbeheni me një të tillë, ju do të jeni në rrugë të mirë për krijimin e përmbajtjes efektive që prek temat e përshtatshme dhe dëshmon si mund të ndihmojë biznesi juaj.
Për ta gjetur një ngacmues të mirë përmbajtjeje, ju duhet thjeshtë të dëgjoni çfarë kanë për të thënë konsumatorët. Cilat janë brengat e tyre më të shpeshta? Cfarë përgjigje apo zgjidhje janë duke kërkuar?
Për shembull, nëse udhëheqni një kompani fillestare, do të mund t’i dëgjonit fermerët dhe kopshtarët dhe ta kuptonit se cfarë janë duke planifikuar sezonën e ardhshme? Nëse 40 nga 50 njerëz janë gati të mbjellin sallatë të gjelbërt, ky është nxitësi i përmbajtjes për artikullin tuaj të radhës: Si të rrisim më së miri sallatë të gjelbërt!
Kur përdoren si duhet, nxitësit e përmbajtjes e bëjnë audiencën tuaj të ndihen thuase jeni duke ju folur atyre drejtëpërdrejtë dhe duke i trajtuar brengat e tyre më urgjente. Si rrjedhojë, kjo do ta rritë dukshëm sasinë e besimit që njerëzit kanë në brendin tuaj.
E lidhur drejtëpërdrejtë me nxitësit e përmbajtjes është një tjetër mjet i tejçmuar që çdo You marketer duhet ta ketë: një bankë njohurishë. Kjo është një mënyrë për të shikuar shqetësimet e klientëve tuaj dhe për t’u siguruar që përmbajtja dhe marketingu juaj të mbeten në efektivitetin maksimal.
Ju mund të krijoni një bankë njohurishë duke krijuar një vend ku idetë, përvojat, kuptimet dhe përditësimet për nxitësit potencialë të përmbajtjes mund të depozitohen gjithnjë.Le ta pranojmë-të gërmoni gjithandej, dhe t’i masni nxitësit e përmbajtjes mund të jetë punë e lodhshme. Prandaj përse të mos e keni një bankë të njohurive të qasshme 24/7, kur ju dhe çdo punëtor tjetër mund ta paraqesë një ide për temën e madhe të radhës?
Banka juaj e njohurive duhet të jetë e hapur dhe pranuese për çdo punëtor, pamarrë parasysh departamentin në të cilin janë. Meqenëse çdo punëtor përfshihet me klientët në një mënyrë më ndryshe, ata të gjithë kanë një perspektivë ndryshe nga tjetri, prandaj, e kanë potencialin për të zbuluar një nxitës përmbajtjeje.
Një bankë efektive e njohurive do ta bëjë më të lehtë qëndrimin në krye të shqetësimeve më të fundit të klientëve, duke mbajtur të gjithë kompaninë të angazhuar dhe në të njëjtën faqe.
Ideja kyçe 3
Ndihmoni me krijimin e një lidhjeje të besueshme me klientët duke prezantuar një market e pëlqyeshme dhe transparente.
Mund të tingëllojë e dukshme, por çdo You Marketer duhet ta mbajë mend rëndësinë e pasjes së brendit të tij i cili duket i pëlqyeshëm dhe atraktiv. Dhe kjo nënkupton ta tregoni anën e dobët të produktit tuaj.
Me fjalë të tjera, ju nuk doni që kompania juaj të duket e ftoftë dhe robotike. Njerëzit nuk duan të blejnë nga korporatat e pakujdesshme të pafytyra. Ata do të jenë shumë më rehat dhe reagues nëse mund ta njohin elementin që fshihet pas brendit.
Një mënyrë për ta bërë këtë të ndodhë është të publikoni artikuj të ndërlidhur në bllogun e kompanisë. Kur autori shkruan bllogje, ai i ndan tregimet e vërteta nga jeta e tij, dhe madje ai shkruan edhe se si ndonjëherë ndihet si shkrimtar i keq. Ky lloj vetë-zhvlerësimi mund të godit një kënd të bukur, meqë e lë publikun të lidhet me një brend njerëzor, të përshtatshëm.
Një këshillë tjetër është të përcaktoni llojin e pëlqyeshmërisë të cilën e kërkon marka juaj.
A ju pëlqen që xhironi për Paul Rudd? Kjo do të ishte një lloj argëtimi i lehtë që ju përshtatet të gjithëve. Apo jeni më shumë një trajner i pëlqyeshëm për Dritat e Natës së të Premtes-Futbollit? Kjo do t’ju lejojë të jeni frymëzues dhe me kokëfortësi të kujdesshme. Apo jeni mes këtyre dy ekstremeve dhe Oprah më të pëlqyeshme?
Avantazhi i njohjes së llojit të të pëlqyeshmit për të cilin po shkoni është se do ta bëjë më të lehtë krijimin e përmbajtjes efektive me një zë të qëndrueshëm.
Një tjetër çelës i të qenit i pëlqyer dhe i besueshëm është transparenca.
Bizneset e dyshimta do të mundohen ta fshehin sjelljen e papëlqyer, por askush nuk mund të fshehë diçka përgjithmonë. Eventualisht, sekretet e ndyra do të ekspozohen dhe atyre do t’iu duhet të përballen me pasojat e dëmshme. Por nëse jeni gjithnjë transparent dhe i hapur për biznesin tuaj, ju asnjëherë nuk do të brengoseni që të këqijat të grumbullohen.
Një shembull i mirë i një brendi të fshehur që shkon keq është është prodhuesi i çokollatës Mast Brothers me bazë në Bruklin. Me vite, themeluesit e reklamuan brendin e tyre të çokollatës ‘’artizanale’’ derisa u zbulua se ata kishin përpunuar ëmbëlsirat e tyre duke shkrirë çokollatën franceze. Sapo shtypi e mori vesh lajmin dhe u përhap në të gjitha mediat kryesore të lajmeve, shitjet ranë.
Në anën tjetër të fundit të spektrit është Pat Flynn, themeluesi i Të Ardhurave Pasive të Mençura, një webfaqe që i këshillon njerëzit si ta lansojnë dhe si ta udhëheqin një biznes online. Ai është i hapur për të ardhurat që i fiton, duke i postuar numrat në bllogun e tij çdo muaj, duke shkruar poashtu haptas për sfidat e tij, strategjitë dhe fitoret, të gjitha këto duke krijuar një imazh të një brendi të besueshëm i dedikuar për ndihmën e të tjerëve.
Në pulsimin tjetër, ne do të shohim dy tipare të tjera fituese: qëndrueshmëria dhe ndihmesa.
Ideja kyçe 4
Për të mbetur relevant, i dobishëm, dhe i besueshëm, bëhuni i vazhdueshëm me përmbajtjen tuaj dhe shfrytëzojeni përparësinë e mundësive të rrjetizimit.
Para se të bëjnë një blerje të madhe, shumë njerëz i kontrollojnë webfaqet dhe llogaritë e mediave sociale të brendit të cilin po e konsiderojnë. Pra çfarë mendoni se ndodh kur ata e shohin se përmbajtja e fundit është prej pesë apo madje dhjetë vjetësh më parë? Kjo nuk është shenjë e besueshme, apo jo?
Për ta mbajtur një imazh të besueshëm dhe të përshtatshëm, ju duhet të mbeteni konsistent me përmbajtjen e përditësuar. Nëse dëshironi t’i mbani konsumatorët tuaj të përfshirë me dhe besnikë ndaj brendit tuaj, ju duhet t’i arrini ata në baza të rregullta. Përndryshe, ata do të fillojnë të kërkojnë diku tjetër.
Vetëm konsiderojeni jovazhdimësinë e MasterCard. Në vitin 2013, CEO postoi një artikull të mrekullueshëm që i tërhiqte njerëzit dhe i frymëzonte shumë që të blejnë më shumë aksione. Brendi dukej i përshtatshëm dhe i besueshëm. Fatkeqësisht, ai nuk postoi një tjetër artikull në tre vitet që pasuan, dhe rrjedhimisht, nuk fitoi më shumë ndjekës.
Në anën tjetër është Dharmesh Shah, bashkëthemeluesi i shërbimit softverik me marketing të brendshëm HubSpot. Në vitin 2012, ai postoi 30 artikuj në Linkedin, të cilët e ndihmuan atë të fitojë dy herë më shumë ndjekës si CEO i MasterCard-620.000 deri në vitin 2017.
Prodhimi i përmbajtjes cilësore është disi një detyrë e lodhshme, sidoqoftë, njësoj është e dobishme të krijoni një Ritual Kreativ.
Çdo ditë, përpiquni të keni disa sesione ku ju në mënyrë aktive ndiqni ide kreative dhe shkruani çfarëdo që ju bie ndërmend. Nëse e mbani këtë praktikë, së shpejti do të keni një listë potenciale të ideve që do të shndërrohen në përmbajtje kur vie koha për një tjetër artikull. Nëse në fillim kjo duket joproduktive, por vetëm mbani në mend se me kohë dhe me praktikë bëhet më e lehtë.
Ngjarjet rrjetizuese ofrojnë një tjetër mënyrë efektive për t’u lidhur dhe për të qenë i dobishëm për klientët.
Tani, ngjarjet e rrjetizimit mund të duken të vështira për t’u naviguar, sidomos kur duket sikur çdokush është aty vetëm për të parë një folës kyç. Sidoqoftë, ju mund të lini një përshtypje të gjatë të fortë thjeshtë duke e ofruar ndihmën tuaj dhe duke dëgjuar se çfarë kanë për të thënë njerëzit.
Evente të tilla ofrojnë një mundësi të madhe për të dëgjuar brenga individuale dhe grupore derisa ofroni një artikull, në mënyrë të preferueshme një që keni shkruar, e që ka qëllim vërtetë të ndihmojë. Kjo do të krijojë besim, besueshmëri dhe respekt me klientët.
Eshtë poashtu një ide e mirë t’i mbani mend emrat e çdokujt që takoni në një ngjarje, si dhe së paku një detal personal rreth tyre. Më vonë, kur ju duhet t’i kontaktoni ata, atëherë mund ta sjellni atë detal personal. Nëse ata ndiheshin nën motin atë ditë, mund të filloni duke pyetur për shëndetin e tyre.
Kur keni një kontakt personal, do të keni gjithashtu një shans më të mirë për të marrë një përgjigje pozitive.
Ideja kyçe 5
Për t’u dalluar dhe për t’u lidhur me konsumatorët, jepini brendit tuaj qëllim të fortë dhe lejoni punëtorët ta shpërndajnë mesazhin e kompanisë.
Çfarë e bën një brend të dallohet? Nëse do t’i pyesnit njerëzit se çfarë pëlqejnë tek telefoni i tyre i mençur i preferuar, ata mund të listojnë veçori të njohura, sikurse bateria e gjatë apo ekrani i madh. Këta janë shembuj të mirë të asaj që bën një brend. Por këtu është puna: jo çfarë mund ta bëjë markën tuaj të dallohet aq sa mundet.
Pra çfarë është një pse? Është arsyeja pse egziston brendi juaj, dhe mund ta artikuloni atë duke e përcaktuar qëllimin e kompanisë tuaj, i cili është zakonisht i përmbledhur në një deklaratë misioni që thekson vlerat në të cilat ju besoni. Kjo ju jep konsumatorëve një rrugë direkte për t’u lidhur personalisht me brendin tuaj.
Një shembull i mrekullueshëm i kësaj është Apple. Por, produktet e saj mund të kenë veçori të avansuara dhe të jenë të lehta për t’u përdorur, por Apple gjithnjë e vendos pse-në e saj para çfarë. Në fund të fundit, brendet e tjera mund të vijnë lehtë me veçori brilante, por ato nuk mund të vijnë thjesht papritur me një pse brilante, e cila është mënyra se si Apple ka arritur të qëndrojë përpara paketës. Ata gjithmonë kanë besuar në “sfidimin e status quo-së” dhe e kanë mbajtur këtë mesazh në qendër të vëmendjes. Kjo i ka mbajtur klientët besnikë dhe të etur për të blerë produktet e Apple.
Sapo ta gjeni pse-në tuaj, sigurohuni që t’i mbani punëtorët tuaj të përfshirë duke i lënë të jenë ata që e shpërndajnë mesazhin tek masa. Duke e bërë këtë, ju mund ta transformoni gjithë ekipin në liderë të mendimit.
Shumë CEO mundohen ta kontrollojnë përmbajtjen që kompania e tyre e publikon si dhe vendin se ku ajo publikon. Dhe mund të jetë e arsyeshme të supozoni se të keni shumë liderë mendimi që e shtyjnë përmbajtjen, do të rezultojë në një mesazh jokonsistent. Por kjo nuk ka ka pse të jetë rasti juaj.
Mbani mend, ju nuk keni nevojë për një imazh steril, robotik. Prandaj të keni shumë punëtorë që postojnë gjëra pozitive rreth brendit tuaj do të duket me gjasë si diçka e vërtetë dhe pozitive.
Prandaj lëreni çdokë në ekipin tuaj të prezantojë idetë dhe ta shpërndajë përmbajtjen përmes pikave të shitjes të mediave të tyre sociale. Kjo jo vetëm që do ta bëjë brendin tuaj të duket me njerëzor; ajo do t’i bëjë poashtu punëtorët tuaj të ndihen më të vlerësuar dhe t’i rrisin shansat që ata vërtetë ta pëlqejnë brendin tuaj. Kjo do t’i bëjë ata avokues autentikë si dhe do t’iu ofrojë atyre stimulin për të mbetur aty për një kohë të gjatë.
Tani që i dini hapat kyç të You Marketing, është koha ta prezantoni brendin tuaj tek tregu modern dhe t’i vini ata hapa në veprim!
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime:
Me Marketingu tradicional kishte qëllim bindjen e konsumatorëve se sa e suksesshme ishte një kompani, dhe se sa të dëshirueshme kanë qenë produktet e saj. Por në tregun e sotëm, kjo nuk është më strategji e përshtatshme për ndërtimin e një brendi jetëgjatë. Strategjia fituese e sotme është You marketing, i cili përfshin ndërtimin e besimit duke u përpjekur të jeni në shërbim të vërtetë dhe t’iu ndihmoni klientëve tuaj. Këtë mund ta bëni duke i dëgjuar vështirësitë e tyre të përbashkëta, pyetjet dhe brengat. Sapo t’i kuptoni brengat e tyre, ju mund të ofroni përgjigje dhe produkte me zgjidhje reale, të dobishme.
Këshillë vepruese:
Provoni të komentoni në forume që lidhen me biznesin tuaj.
Sapo të keni përfunduar postimin e një pjese kreative të përmbajtjes, mos e leni atë të rrijë thjeshtë aty. Ndihmoni që mesazhi juaj të depërtojë në botë duke postuar komente në faqe, dhe kartona mesazhi që merren me problemet dhe brengat që produkti apo shërbimi juaj i trajton. Vetëm sigurohuni që të vendosni një link në përmbajtje në fund të çdo postimi!
Keni komente?
Sigurisht që ne do të donim të dëgjonim çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjeshtë dërgonani një email tek [email protected] me titullin e këtij libri si titull dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Sugjerohet për lexim të mëtejshëm: Marketingu i Përmbajtjes Epike nga Joe Pulizzi
Marketingu i Përmbajtjes Epike (2014) ju ofron një udhëzues hap pas hapi për të zotëruar një nga qasjet më inovative të sotme për marketingun e produkteve. Njohja e audiencës tuaj dhe krijimi i një ekipi të nivelit të lartë të përmbajtjes janë vetëm disa nga elementët kryesorë për të arritur një strategji të suksesshme të marketingut të përmbajtjes dhe për të ecur përpara në një treg shumë konkurrues.