Por çfarë problemesh krijon kjo për sajte si Stack Overflow? Sot CEO Prashanth Chandrasekar njoftoi se Stack Overflow do të reduktojë 28 përqind të stafit.
Stack Overflow përdoret nga çdo zhvillues si sajti i preferuar për të gjetur ndihmë në programim, por me ngritjen e mjeteve të AI gjeneruese si ChatGPT, robotët bashkëbisedues mund të ofrojnë ndihmë më specifike sesa një postim i bërë para 5 vitesh në një forum.
Zhvilluesit mund të marrin korrigjime në kohë reale, sugjerime optimizimi apo shpjegim për çdo rresht kodi. Edhe pse asnjë robot nuk është 100 përqind i besueshëm, kodi ka një aftësi unike verifikimi thjeshtë duke e testuar në IDE.
Por çfarë problemesh krijon kjo për sajte si Stack Overflow? Sot CEO Prashanth Chandrasekar njoftoi se Stack Overflow do të reduktojë 28 përqind të stafit.
Përmes një postimi në blogun e kompanisë, CEO tha se kompania synon ti kthehet fitimit dhe inovacionit të produktit. Mbase ju mendoni se Stack Overflow është vetëm një forum, por kompania po punon për një rival të ChatGPT në formën e Overflow AI prezantuar në Korrik.
Rruga drejt fitimit për Stack Overflow do të thotë reduktim i kostove dhe kjo justifikon largimet nga puna. Në 2022 Stack Overflow dyfishoi numrin e punonjësve në 525 njerëz por ChatGPT debutoi në fund të 2022 duke krijuar këtë situatë të pafat. /PCWorld Albanian