Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Mendohuni dhe bëhuni i pasur
Përmbledhje Libri
Hyrje
Ne mund t’i arrijmë qëllimet tona në jetë vetëm nëse nxitemi nga një dëshirë e zjarrtë.
Shumë prej nesh dëshirojnë të kenë pasuri dhe pavarësi financiare-por dëshira vetëm nuk do të na ndihmojë t’i arrijmë qëllimet tona. Nëse duam të jemi të pasur dhe t’i realizojmë ëndrrat tona, atëherë duhet ta njohim dëshirën e zjarrtë brenda nesh.
Për shembull, edhe pas 10,000 eksperimenteve të dështuara, Thomas Edisoni nuk ka mundur të lëkundet nga qëllimi i tij i shpikjes së burimit të dritës elektrike.Ai ishte- i qartë dhe i thjeshtë-i nxitur nga dëshira për ta bërë ëndrrën e tij realitet. Dhe, pas viteve të punës së madhe, ai e bëri atë vetëm kur e zbuloi llambën ndriçuese.
Shkrimtarja Fannie Hurst kishte një përvojë të ngjashme: ajo duhej t’i përjetonte 36 refuzime para se njëra nga tregimet e saja të vetme të publikohej në një gazetë. Që atëherë, karriera e saj si noveliste dhe dramaturge e suksesshme mori dhenë. Dëshira e saj e zjarrtë u bë edhe më e fortë sesa frustrimi që ndjente për shkak të refuzimit-dhe ajo përfundimisht e arriti suksesin.
Prandaj është qenësore për ata nga ne që duam të jemi të suksesshëm që ta studjojmë qëndrimin tonë personal drejt caktimit të qëllimeve dhe ëndrrave.
Si ndihemi për qëllimet dhe ëndrrat tona?
A janë ato kështjella në qiell?
Apo është dëshira jonë mjaft e fortë për t’i bërë ato realitet një ditë?
Ideja kyçe 1
Caktimi i qëllimeve dhe planifikimi i detajuar janë baza e çdo arritjeje.
Çdo tregim suksesi fillon me njerëzit që e dinë atë që duan ta arrijnë. Prandaj para se të filloni ndjenjën e ndonjë ëndrre të kahershme, ju duhet të filloni duke e përkufizuar qëllimin tuaj personal sa më saktë që mundeni. Për shembull, nëse dëshironi të bëheni i pasur, ju duhet të vendosni saktësisht se sa para dëshironi t’i bëni.
Shtuar kësaj, ju duhet të keni një të kuptuar të qartë se kur dëshironi ta arrini qëllimin tuaj dhe çfarë jeni gati të investoni për ta arritur atë. Sepse caktimi i një qëllimi specifik është i pakuptimtë nëse është duke notuar në ndonjë të ardhme të papërcaktuar kur do të jeni në gjendje ta ndiqni atë vetëm me gjysmë zemre.
Është gjithashtu e rëndësishme të krijoni një plan që përshkruan çdo hap që do t’ju duhet ta bëni deri në realizimin e qëllimit tuaj. Dhe sapo të keni një plan, bëni plasaritje! Mos humbisni asnjë minutë.
Metoda e mëposhtme është e përshtatshme nëse doni të siguroheni që dëshira juaj për sukses është e lidhur mjaftueshëm me mendimet dhe veprimet tuaja. Së pari, shkruajeni qëllimin dhe planin tuaj të detajuar për arritjen e saj. Pastaj, lexojeni atë me zë dy herë në ditë:një herë në mëngjes pasi të zgjoheni, dhe njëherë çdo natë para se të flini.
Ndiqni këto rekomandime dhe do të jetë shumë më e lehtë për ju të bëheni i pasur-apo ta bëni çfarëdo ëndrre që keni, realitet.
Ideja kyçe 2
Njerëzit e suksesshëm kanë një besim të palëkundur në vetëveten.
Të keni një besim të palëkundur në veten tuaj është një mënyrë për t’u siguruar që ju mundeni-dhe do t’i arrini qëllimet tuaja.
Ju mund të arrini sukses nëse ajo bazohet në vetëbesim dhe në besim të palëkundur në vete: asnjë pasuri nuk është arritur, dhe asnjë kontinent nuk është zbuluar, asgjë nuk është shpikur ndonjëherë pa këtë besim në bazë.
Një shembull pragramtik i fuqisë së besimit ishte Mahatma Ghandi. Edhe pa qasje në ndonjë instrument të fuqisë-sikurse paratë apo ushtria-ai ja doli ta sfidojë fuqinë e kolonisë Britaneze dhe ta drejtojë vendin e tij kah liria.Mbështetja e vetme që ai kishte ishte besimi i tij i pathyeshëm që ai do të mund të ushtronte një ndikim aq të madh në bashkombasit e tij saqë ata do të ngriteshin për qëllimet e tyre të përbashketa.
Besimi ynë në vetvete ka një ndikim të madh në imazhin tonë për veten dhe mënyrën e jetesës. Ai mundet – në kuptimin e vërtetë të fjalës – të na ndihmojë t’i lëvizim malet.
Ideja kyçe 3
Duke e përdorur autosygjerimin, nënvetëdija jonë mund të ndikojë në sjelljen tonë.
Besimi i palëkundur në veten tuaj nuk është diçka me të cilën keni lindur domosdoshmërisht apo që pikë nga qielli: çdokush mund ta zhvillojë atë, pak nga pak, përmes autosygjerimit.
Autosygjerimi e përshkruan një mënyrë të ndikimit të vetes duke menduar ide apo mendime shumë specifike dhe të qëllimshme.
Ju mund ta përdorni atë për të dhënë urdhëra apo qëllime të caktuara pozitive për ndërdijen tuaj, dhe duke bërë kështu, ta rrisni besimin tuaj në vete.
Në përgjithësi, autosygjerimi ka të bëjë me bindjen e vetes që: mund t’i arrini qëllimet tuaja, që mendimet tuaja mund të kthehen në realitet dhe; se duhet të shkoni rrugës tuaj me vetëbesim.
Sa më shumë që e përdorni autosygjerimin, aq më shumë ka gjasa që do t’iu ndihmojë të arrini sukses. Nëse i ngulisni dëshirat dhe qëllimet tuaja në pavetëdije, ajo do t’ua drejtojë të gjitha mendimet dhe veprimet tuaja drejt realizimit të tyre.
Ideja kyçe 4
Dituria është fuqi-por nuk është e thenë të jetë ajo që keni mësuar në shkollë.
Dituria mund ta bëjë shumë më lehtë arritjen e qëllimeve tuaja në jetë.Gjithë çfarë duhet të bëni është t’i keni parasysh disa pika bazike.
Para së gjithash, ju duhet ta merrni kuptimin ‘’tradicional’’ të njohurisë dhe të edukimit dhe ta hedhni atë nga dritarja.
Për shkak se të qenit i ditur apo i edukuar mirë nuk kufizohet me të pasurit e një diplome të shkollës së mesme apo të Universitetit.Njerëzit e ‘’paedukuar’’ poashtu mund të dijnë shumë gjëra, siq e demonstroi qartë Henry Ford. Megjithëse ai nuk ia doli të kryejë shkollë të mesme, kjo nuk e ndaloi atë nga themelimi i një perandorie industriale dhe t’i bëjë milionat.
Nëse doni të jeni i suksesshëm, nuk ka nevojë ta mbushni kokën tuaj me shumë fakte-është shumë më e rëndësishme t’i mbledhni përvojat dhe njohuritë e duhura, t’i përdorni shkathtësitë tuaja dhe ta shfrytëzoni plotësisht potencialin tuaj.
Baza më e rëndësishme është gadishmëria juaj për të mësuar gjatë gjithë jetës.Të qenit i vetëkënaqur është armiku juaj më i madh. Në vend të kësaj, ju duhet të jeni gjithnjë gati që në mënyrë aktive dhe të qëllimshme t’i zgjeroni njohuritë tuaja. Egzistojnë shumë mënyra të ndryshme për ta bërë këtë-duke shkuar në universitet, duke i ndjekur kurset e mbrëmjeve apo duke kryer përvoja praktike.
Njësoj e dobishme është aftësia për ta ditur ku mund ta gjeni njohurinë që ju nevojitet, sepse nuk keni nevojë t’i dini të gjitha vetë.
Duhet ta dini kë mund ta pyesni kur keni nevojë të kuptoni diçka. Zakonisht është më praktike dhe më produktive të rrethoheni me një rrjet ekspertësh që e ndajnë njohurinë e tyre të specializuar sesa ta mësoni atë të tërën vetë.
Ideja kyçe 5
Punëtoria e imagjinatës-vendi ku mund t’i kthejmë ëndrrat tona në realitet.
Çdo tregim suksesi fillon me një ide. Dhe pas çdo ideje është imagjinata. Ajo është, në thelb, punëtoria kreative e mendjeve tona që i transformon ëndrrat tona në ide, dhe idetë tona në realitet.
Kjo aftësi imagjnative i ka dy forma të ndryshme: imagjinata kreative, dhe imagjinata sintetike.
Duke e përdorur imagjinatën kreative, ne jemi në gjendje të vijmë me gjëra krejtësisht të reja.Kompozitorët e zgjuar, artistët vizualë dhe shkrimtarët e përdorin këtë funksion për të krijuar vepra që nuk i kanë krijuar asnjëherë më parë.
Imagjinata sintetike, në anën tjetër, i riorganizon idetë e vjetra në kombinime të reja. Zhvilluesit në Sony, për shembull, po e përdornin atë shkathtësi kur vendosën ta zhvillojnë paisjen playback apo diktafonin e përdorur nga gazetarët, duke e kthyer atë në një luajtës të transmetueshëm muzikor të cilin mund ta përdorte çdokush-dhe kështu lindi Walkmani.
Imagjinatat kreative dhe sintetike mund ta kundërvëjnë njëra-tjetrën në mënyrë produktive. Merrni historinë e Asa Candler, e cila formoi markën globale Coca-Cola nga një ilaç kundër dhimbjes së kokës rreth 140 vjet më parë. Edhe pse nuk ishte vetë Candler ai që doli me recetën e Coca-Cola – ai e bleu atë nga një farmacist për 3,000 dollarë – ai zhvilloi planet gjeniale dhe strategjitë e marketingut që e kthyen produktin në një sukses të madh.
Nëse mund t’i ndaloni informatat të bëhen të amullta, ju duhet ta sfidoni dhe ta inkurajoni atë. Dhe ju mund ta arrini këtë duke e stimuluar atë, duke e mbajtur aktive dhe duke e trajnuar si një muskul: sa më shpesh që e përdorni atë, aq më produktive dhe më e fuqishme do të bëhet.
Ideja kyçe 6
Njohja e pikave të forta dhe e dobësive tuaja mund t’i rritë mundësitë për sukses professional.
Një bllok i rëndësishëm për suksesin profesional është vetëdija juaj për vetë pikat e tuaja të forta dhe dobësitë-me fjalë të tjera, të qenit i vetëdijshëm.
Meqë të pasurit e qëllimeve të turbullta, mungesa e ambicies, shtyerja e punëve dhe mungesa e vendosmërisë janë arsye të zakonshme për dështimin, vetëdija mund të ndihmojë që në mënyrë konstruktive të merrni hap kundër këtyre dobësive-apo së paku t’i balansoni ato me pikat tuaja të forta.
Në mënyrë që të jeni në gjendje ta kuptoni saktësisht cilat janë pikat tuaja të forta dhe dobësitë, këshillohet që ta bëni një vetë analizë të plotë dhe të sinqertë. Mos u brengosni- kjo nuk kërkon të shkoni tek një psikolog, mjafton nëse ia bëni vetes një listë pyetjes, të cilat duhet të përfshijnë: A e kam arritur qëllimin tim këtë vit? A kam qenë gjithnjë i shoqërueshëm, i sjellshëm dhe bashkëpunues? A i kam marrë të gjitha vendimet shpejtë dhe prerazi?
Pastaj duhet ta krahasoni vetë-analizën tuaj subjektive me vlerësimin objektiv të dikujt tjetër ndaj jush. Kjo funksionon më së miri kur uleni me një person që ju njeh vërtetë mirë dhe i diskutoni sinqerisht pikat tuaja të forta dhe dobësitë.
Ideja kyçe 7
Emocionet pozitive janë çelësi për një jetë të suksesshme-dhe ato duhet të fuqizohen.
Ndërdija jonë i pranon dhe i ruaj stimujt e shqisave, ndjenjat dhe mendimet. Ajo ruan gjithçka që kemi përjetuar-pavarësisht nëse ka qenë pozitive apo negative.
Por vetëm ruajtja e informacioneve nuk është i tërë qëllimi i saj: Ndërdija jonë poashtu vazhdimisht ushtron ndikimin e saj në veprimet tona. Ajo mund të na formësojë në mënyrë pozitive, duke na dhënë fuqi dhe iniciativë, por ajo mundet poashtu të na formësojë në mënyrë negative, duke na mashtruar në despotizëm dhe pesimizëm.
Dhe kështu, nëse duam që ndërdija jonë të na ndihmojë t’i arrijmë dëshirat dhe qëllimet tona, duhet të sigurohemi që ndjenjat pozitive të luajnë rol kyç në jetët tona.
Pra, ne duhet ta ushqejmë ndërdijen tonë me mendime pozitive, sepse, nëse e bëjmë këtë, ajo do të veprojë si ndihmëtare dhe udhëzuese konstruktive. Por nëse e lejojmë veten të ndjejmë shumë ndjesi negative si zemërimi, urrejtja dhe një dëshirë për hakmarrje apo pesimizëm, atëherë do të ndodhë e kundërta.
Ja pse e keni marrë një hap të madh kur në jetën e përditshme jeni në gjendje, për shembull, ta shmangni kontaktin me njerëz që flasin keq, dhe të mos u kushtoni vëmendje fjalëve të tyre dekurajuese.
Më mirë të bëni një qëllim që t’i rrisni të gjitha impulset pozitive, sikurse entuziazmi dhe dashuria. Kjo është mënyra e vetme si ta zhvilloni një mendësi pozitive në periudhe afatgjate.
Ideja kyçe 8
Njerëzit e suksesshëm janë të njohur për vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre.
Analiza e më shumë se 25,000 storie jete të njerëzve që nuk ia kanë dalur të arrijnë sukses profesional tregon se mungesa e vendosmërisë është arsyeja kryesore për dështimin e tyre.
Analiza e storieve të suksesit të multimilionerëve tregoi se, në kontrast, ata kishin dy karakteristika të përbashkëta: ata ishin mësuar të merrnin vendime në sekonda dhe, sapo i merrnin ato, ata qëndronin prerazi pas tyre.
Një shkallë e caktuar e kokëfortësisë-për aq kohë sa nuk kthehet në kokëfortësi të shurdhër, mund të jetë përparësi.Henry Fordi, në veqanti, njihej se si kapej për vendimet e tij për një kohë të gjatë. Për shembull, shumë njerëz e këshilluan atë ta zëvendësonte modelin e tij T të veturës të famshëm për një model të ri. Por ai e mbajti veturën për kohë aq të gjatë, dhe kështu ishte në gjendje të vazhdonte të sjellte fitime të mëdha prej tij.
Mendimet janë të lira: çdokush e ka një mendim dhe shumica e njerëzve duan t’i shpërndajnë ato. Për të shmangur rrezikun e ndikimeve negative dhe për të tendosur qëndrueshmërinë tuaj, ka kuptim t’u ofroni të tjerëve sa më pak mundësi për të shprehur mendimet e tyre kritike.
Njerëzit që dekurajohen në veqanti duhet pra t’i mbajnë planet dhe qëllimet për vete dhe të mos i besojnë askujt tjetër-përpos anëtarëve të besueshëm të ekipit të tyre apo njerëzve të jashtëm që ju besojnë.
Ideja kyçe 9
Vetëm të qëndrueshmit do të arrijnë sukses.
Përgjatë rrjedhës së një projekti-pavarësisht natyrës së tij-të gjithë hasim në pengesa dhe vështirësi. Në situata të tilla, shumica prej nesh heqin dorë shumë shpejt nga planet tona dhe e lëmë projektin të vdesë. Por ka disa njerëz që, përkundër të gjitha pengesave, kapen pas planeve të tyre dhe ju japin ëndrrave të tyre hapësirën për të lulëzuar në realitet.
Qëndrueshmëria dhe durimi janë çelësi.Kjo domethënë, mbi të gjitha, se punojmë vazhdimisht në realizimin e qëllimeve tona dhe nuk i heqim ato nga vizioni. Megjithatë, kokëfortësia dhe rrënjosja duhet të shmangen me çdo kusht: nëse, të themi, ka një nevojë urgjente për një korrigjim çmimi, ju gjithashtu duhet të jeni të gatshëm ta zbatoni atë.
Nëse dëshironi që qëndrueshmëria dhe durimi të lëshojnë rrënjë në shprehitë tuaja, ja ku janë katër rregulla të thjeshta por kyçe:
Duhet të keni një qëllim konkret dhe të zhvilloni një dëshirë të zjarrtë për ta arritur atë.
Ju duhet një plan i detajizuar dhe i saktë për ta mbështetur zbatimin e qëllimeve tuaja.
Nuk duhet ta lejoni veten të ndikoheni nga mendimet negative dhe dekurajuese.
Ju keni nevoje për një lidhje të afërt, të besueshme me një person apo grup që ju ofron mbështetje dhe ndihmë.
Mendoni për këto rregulla si për një program të veqantë ushtrimesh për t’iu ndihmuar ta ndërtoni qëndrueshmërinë dhe durimin tuaj personal.
Ideja kyçe 10
Arritja e gjërave të mëdha kërkon të jeni i mençur, dhe ta rrethoni veten me njerëz të mençur.
Sa më i madh qëllimi, aq më i ndërlikuar planifikimi; sa më i ndërlikuar planifikimi, aq më e vështirë është të egzekutohet qëllimi; sa më i vështirë të jetë ekzekutimi, aq më i varur truri pas projektit do të jetë nga mbështetja krijuese, intelektuale dhe morale e të tjerëve.
Kjo mbështetje e ndërsjellë funksionon më së miri në formën e një besimi truri – një grup i zgjedhur njerëzish inteligjentë.
Besimi i një mendjeje është bashkimi i njerëzve me mendësi të njëjtë, të cilët, ndryshe nga rrjeti-i cili është më shumë një bashkëpunim rastësor mos partnerëve-fokusohet në përkufizimin e një qëllimi të përbashkët, duke i zhvilluar kompetencat dhe të pasurit e një sistemi të kontrolleve dhe balanseve.
Parimi më i rëndësishëm i besimit të mendjes ësht efekti i tij sinergjetik: nëse dy apo më shumë njerëz që punojnë mirë me njëri-tjetrin, i kombinojnë aftësitë e tyre, talentet, njohuritë specialistike, përvojat, raportet dhe të gjitha burimet e tjera, dhe i përdorin ato për ta arritur qëllimin e njëjtë të përbashkët, rezultatet do të jenë më shumë sesa thjeshtë një shumë e pjesëve të tij: është një tepricë me të cilën mund të arrini gjëra që nuk mund t’i kishit arritur kurrë vetëm.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këtë libër është:
Pasuria-në çfarëdo forme-rrallë është rezultat i fatit dhe rastësisë. Larg prej kësaj, ajo është gjithnjë rezultat i karakteristikave dhe aftësive të ndryshme që çdokush mund t’i mësojë dhe arrijë.
Ky libër në pulsimet e tij ju përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:
Si mund t’i gjejmë qëllimet e duhura në jetë, dhe si t’i përkthejmë ato në veprim?
- Ne mund t’i arrijmë synimet tona në jetë nëse nxitemi nga një dëshirë e zjarrtë.
- Caktimi i qëllimeve dhe planifikimi i detajuar janë baza e çdo arritjeje.
- Njerëzit e suksesshëm kanë një besim të palëkundur në vetëvete.
- Duke e përdorur autosygjerimin, vetëdija jonë mund të ndikojë në sjelljen tonë.
Cilat aftësi dhe njohuri janë të nevojshme për të arritur sukses?
- Dituria është fuqi-por nuk do të thotë se duhet të jetë ajo që keni mësuar në shkollë.
- Punëtoria e imagjinatës-është vendi ku mund t’i kthejmë ëndrrat në realitet.
- Njohja e pikave tuaja të forta dhe dobësive i rrit mundësitë tuaja për sukses professional.
- Emocionet pozitive janë çelësi për një jetë të suksesshme-dhe ato duhet të fuqizohen.
Çfarë lloj qasjeje marrin njerëzit e suksesshëm kur i realizojnë qëllimet e tyre?
- Njerëzit e suksesshëm shquhen për vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre.
- Vetëm të qëndrueshmit do të arrijnë sukses.
- Arritja e gjërave të mëdha kërkon të jeni i mençur dhe ta shoqëroni veten me njerëz të mençur.
Sugjerohet për lexim të mëtejshëm: ”Do të të mësoj të jesh i pasur;” nga Ramit Sethi
Unë do t’ju mësoj se për tu bërë të pasur duhet një qasje e drejtpërdrejtë dhe dëfryese ndaj bankingut inteligjent, kursimeve, shpenzimeve dhe investimit. Nuk ka nevojë të jeni ekspert për t’u bërë i pasur, mjafton të keni një plan dhe të dini disa truqe. Sethi do t’ju mësojë përfitimet e kursimit sa më shpejt të jetë e mundur dhe vendosjes së investimeve automatike, në mënyrë që të mund të rrini duar dhe t’i lini paratë tuaja të punojnë për ju.