Merrni frymë
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Bëni një hap pas dhe relaksojeni veten për një jetë më të mirë.
Në këto pulsime, do të zbulojmë si ta mbajmë një balans të shëndetshëm në jetë. Një balans që ju mundëson të lulëzoni në punë, dhe në jetën tuaj private.Arritja e këtij balansi është e thjeshtë: duhet thjeshtë të ktheheni tek gjërat kryesore. Këto pulsime do t’iu mësojnë si ta kultivoni balansin përmes frymëmarrjes, ngrënies, të menduarit dhe relaksimit të vetes për një jetë më të mirë dhe më të përmbushur.
Ideja kyçe 1
Menagjimi i stresit mund të jetë po aq i thjeshtë sa optimizimi i frymëmarrjes tuaj.
Nga trenat e ikur e deri tek brengat finaciare, telefonat cingërrues dhe titujt e rinjë shqetësues, të gjithë ne kemi stressorë të ndryshëm që na ndezin.Por trupat tanë reagojnë ndaj stresit në të njëjtën mënyrë, duke liruar hormonin e kortizolit në gjak, gjë që i rrit të rrahurat e zemrës dhe presionin e gjakut.
Stresi është kompleks, por zvogëlimi i simptomeve fizike të tij mund të jetë po aq i thjeshtë sa marrja dhe nxjerrja e frymës. Kur jeni i stresuar, frymëmarrja juaj është e shpejtë dhe e cekët. Kur jeni të relaksuar, ju merni frymë mirë, më gjatë, dhe më ngadalë.
Por frymëmarrja juaj nuk është vetëm reflektim i gjendjes tuaj mendore-ajo mundet në mënyrë aktive ta ndryshojë atë gjendje, poashtu.
Mimikizimi i frymëmarrjes së relaksuar e bën trupin të mendoje se ju jeni aktualisht i relaksuar. Për më tepër, frymëmarrjet e ngadalshme për 60 sekonda mjaftojnë për ta liruar gjakun nga hormoni i stresit kortizol, përgjithmonë.
Por a domethënë kjo se duhet të mësoni të merrni frymë mirë? Jo edhe aq. Ju keni lindur me aftësinë për të marrë frymë kështu. Ju thjesht mund të ju duhet ta mbani mend atë.
A keni parë ndonjëherë një bebe duke marrë frymë? Ajo merr frymë përmes hundës së saj, dhe e mbush barkun me frymë. Pastaj e nxjerr frymën përmes hundës në kohë më të gjatë sesa kur e merr atë.Natyrisht, egziston një arsye për këtë. Qimet e hundës e filtrojnë ajrin, duke e bërë hundën organin më të mirë të frymëmarrjes. Dhe një frymënxjerrje e gjatë e stimulon sistemin nervor parasimpatik, i cili e promovon pushimin dhe tretjen.
Tani pyeteni veten, a merrni frymë sikur një bebe?
Le të merremi me këtë. Hapi i parë është t’i kushtoni vëmendje frymëmarrjes tuaj në kontekste të ndryshme. Pra, njiheni frymëmarrjen tuaj. Ajo është po aq unike sa jeni ju vetë! Kur e njihni atë, atëherë mund të mësoni ta njihni fillimin e stresit dhe ankthit dhe ta qetësoni veten para se trupi dhe mendja juaj ta goditin butonin e panikut.
Pra si mund të merrni frymë si një bebe përsëri?
Merrni frymë përmes hundës. Mbusheni barkun dhe diafragmën me secilën frymë. Kjo do t’iu ndihmojë të përqendroheni dhe poashtu do t’iu japë një ndjenjë të kontrollit.Pastaj nxjerreni frymën më gjatë sesa që e merrni atë.
Pse nuk merrni frymë thellë disa herë para se të kaloni në pulsimin e radhës?Mund ta kuptoni se jeni më të fokusuar dhe më pak të dërrmuar tashmë.
Ideja kyçe 2
Këshilla e vetme e produktivitetit që do të ju nevojitet ndonjëherë është thjeshtësia.
Ditarët e trashë, Kalendarët e desktopit, listat e bërjes së gjërave online…me kaq shumë aplikacione produktiviteti online dhe këshilla që sillen këndej, me siguri asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë të arrihet maja e produktivitetit, apo jo?
Gabim.
Të gjitha ato aplikacione dhe këshilla jetësore promovojnë organizim dhe efikasitet. Dhe kjo është e mrekullueshme!Në fund të fundit, jeta me kaos është stresuese. Kur jeni të paorganizuar, detyrat e rëndësishme dhe memot kalojnë përmes çarjeve, dhe ju mbeteni prapa, gjë që mjafton për ta bërë çdokë të stresuar.
Por shkarkimi i një mori stimuluesish të produktivitetit nuk është përgjigja. Aplikacionet si këto janë inpute-sisteme që i përdorni për të pranuar dhe menagjuar informacione. Inputet e tepruara janë me siguri duke ju mbjatur larg prej arritjeve të produktivitetit të lartë. Për ta rritur aktualisht produktivitetin, ju duhet t’i kanalizoni inputet tuaja.
A merrni email-a në tri adresa të ndryshme?Kaloni të gjitha ato në një llogari të vetme. A merrni thënie dhe letra banke? Mbajeni një, dhe anulojeni tjetrën. Kur e merrni një mesazh në një platformë të rrjeteve sociale, a njoftoheni menjëherë përmes platformës tjetër? Heshtini ato njoftime.Në fakt, heshtini të gjitha njoftimet joesenciale!
Informacionet e tepruara mund të sjellin stres serioz. Përmirësimi i të dhënave tuaja kufizon kanalet përmes të cilave informacioni mund të arrijë tek ju dhe e bën përballimin e tij shumë më të menaxhueshëm.
Më pas, konfiguroni një sistem dosjesh letre të shkollës së vjetër.Po, ne gjoja jetojmë në një botë pa letër. Por shikoni rreth jush. A është ambienti juaj aktualisht pa letër? Mos i humbisni dokumentet kyçe apo pjesët kyqe të informacionit duke neglizhuar përmirësimin e informacionit fizik si dhe informacionit dixhital.
Në fund, optimizojeni listën tuaj të bërjes së gjërave. Shmangeni mbushjen e saj me gjëra një-fjalëshe, sikurse ‘’taksë.’’Caktojini çdo takse një folje. Në vend se të shkruani ‘’taksë’’ shkruajeni ‘’jepeni një taksë.’’Nëse nuk mund të mendoni rreth foljes së duhur për taksën tuaj, atëherë do të duhet pak qartësim para se të shkojë në listë.
Vendoseni cdo taksë në kontekst, poashtu. Ku do ta jepni taksën tuaj? Online? Në zyrën e llogaritarit tuaj? Shtojeni atë informacion. Sa më të qartë që ta bëni taksën, aq më e lehtë do të jetë për t’u egzekutuar.
Ndihmon poashtu t’i ndani detyrat në hapa më të shkurtër. Ndoshta ‘’jepeni taksën’’ka qenë në maje të listës suaj me muaj. Çfarë po ju ndalon që ta kontrolloni atë? Le të themi se nuk e keni dhënë taksën tuaj sepse nuk i keni formularët, dhe nuk i keni formularët sepse ju duhet një kontabilist që t’ua dërgojë ato.’’Dhënia e taksës’’ duhet të lexohet ‘’ “E-mail kontabilist re: formularët.”
Kur e drejtoni dhe optimizoni rrjedhën e punës dhe rrjedhën e informacionit tuaj, ju e zvogëloni ndarjen mendore rreth kryerjes së detyrave tuaja.
Ideja kyçe 3
Për ta jetuar jetën e ëndrrave tuaja, së pari përballuni me frikat tuaja.
A jeni ju ai lloj personi që jeton pa frikë, që vepron spontanisht, provon gjëra të reja, merr hapa të guximshëm në jetën tuaj profesionale dhe personale? Apo ju jeni ai lloj personi që shikon anash derisa të tjeret i ndjekin ëndrrat e tyre?
Gjasat janë, që ju jeni personi i dytë. Shumica prej nesh jemi ai person. Ne e dimë se çfarë duam nga jeta, dhe prapë dështojmë të veprojmë mbi dëshirat tona. Pra, çfarë po na ndal?
Frika. Frika nga dështimi, frika nga turpërimi dhe nga nënçmimi. Frika nga vetë frika.
Por njerëzit që marrin rreziqe dhe që i përqafojnë sfidat nuk janë supernjerëz që janë të papërshkueshëm nga frika; ata janë thjeshtë më të mirë sesa të tjerët në përballjen me to. Fatmirësisht, giximi ështe një aftësi që të gjithë mund ta mësojmë. Dhe kjo ju përfshin ju.
Hapi i parë në udhëtimin tuaj për përballimin e frikës është ndryshimi i mendësise tuaj. Kur është në pyetje mësimi i gjërave të reja, psikologu Carol Dweck thotë se ose keni një mendësi të fiksuar apo një mendësi të rritjes.
Mendësia e rritjes fokusohet në procesin e detyrës sesa në rezultatin e saj. Si rrjedhojë, ata që kanë mendësi rritjeje i shohin vështirësitë si sfida pozitive sesa si pengesa në rrugën drejt suksesit dhe i riformojnë gabimet si mundësi mësimi. Me mendësinë e rritjes, ju keni më shumë gjasa ta përqafoni rrezikun. Frika nga dështimi nuk hyn në barazim sepse, në të menduarit e mendësisë së rritjes, nuk ka asgjë për tu frikësuar nga dështimi!
Ja disa lajme të mira: asgjë nuk është e fiksueshme për një mendësi të fiksuar, dhe nuk është asnjëherë vonë për ta kultivuar një mendësi rritjeje. Filloni duke pritur më pak. A keni ëndërruar gjithnjë ta shkruani një liber? Mos u ulni për të shkruar me qëllimin për ta përfunduar romanin brenda gjashtë muajsh. Uluni për të shkruar me qëllimin e shkrimit. Kur nuk i lidhni pritshmëritë me një sfidë të re, atëherë keni më shumë gjasa të përfshiheni me procesin. Të shihni vlerë në proces, jo në rezultate, e zvogëlon frikën nga dështimi, gjë që po ju bllokon nga arritjet.
Për ta përqafuar vërtetë mendësinë e rritjes, ndiqeni këshillën e Zonjës së Parë të SHB, Eleanor Roosevelt, e cila tha: ‘’Çdo ditë bëni diçka që ju frikëson.’’Mos e jetoni jetën tuaj në skaje.Përqafojini gjërat nga të cilat zbrapseni. Ndiqni ëndrrat që mendoni se janë shumë të mëdha.Edhe nëse dështoni, do të rriteni gjatë rrugës.
Ideja kyçe 4
Të mësoni të jetoni në moment është gjëja më e mirë që mund t’ia jipni vetes.
Emily Dickinson njëherë shkroi ‘’Përjetësia është e përbërë nga të tashmet.’’Një thënie e bukur poetike; e cila është plotësisht e vërtetë. Mënyra se si i kaloni sekondat kalimtare dhe minutat e jetës tuaj e përbëjnë shumën e kohës tuaj mbi tokë.
Por prapë, shumë nga ne e kalojmë ‘’të tashmen’’ duke e analizuar të kaluarën, apo duke u brengosur për të ardhmen. Edhe më keq, ‘’e tashmja’’ na kalon përmes lëvizjeve në punë apo shfletimit në media sociale.
Imagjinoni sa e qetë dhe e fokusuar do të ishte jeta juaj sikur të mund t’i kalonit pendimet e së kaluarës dhe ankthet e së ardhmes. Imagjinoni sa e pasur do të ishte jeta juaj sikur të përfshiheshit në mënyrë aktive në të tashmen, në vend se ta lini atë t’iu rrëshqasë nëpër gishta.
Fatmirësisht, përfshirja me të tashmen mund të mësohet, dhe egzistojnë hapa konkretë që mund t’i merrni për ta bërë atë. Vendi dhe koha më e mirë për të filluar është këtu dhe tani, përmes vetëpranisë.
Vetëprania është praktika e të qenit të vetëdijshem për veten dhe mendimet tuaja në momentin e tashëm, dhe në mënyrë qenësore, ta pranoni momentin e tashëm pa gjykim apo ankth.
Vetëprania fillon me vetëdije, dhe vetëdija buron nga vëmendja e relaksuar. Çelësi këtu është të qenit ‘’i relaksuar.’’ Kur e praktikoni vetëpraninë, ju duhet t’i kushtoni vëmendje ambientit, mendimeve dhe ndjenjave tuaja. Por kjo vëmendje nuk duhet të jetë një tendosje mendore-synoni për fokus të butë sesa koncentrim të obsesionuar.
Sapo ta keni aktivizuar vetëpraninë, ju duhet ta ushtroni pranimin.Rehatia, parehatia, mendimet pozitive dhe negative: lërini ato të jenë. Mos shtoni gjykim. Pranojeni realitetin e situatës tuaj përmes të menduarit të vetëdijshëm, pastaj bëjeni një vendim të informuar rreth asaj se si do të përgjigjeni.
Nëse po keni vështirësi të filloni me vetëprani, është mirë të filloni nga shqisat. Në fund të fundit, përvojat shqisore mund të na përqendrojnë në këtu dhe tani. Fokushuni në një shqisë, si për shembull shija, dhe përfshihuni me të. Në këtë rast, do të mund ta hanit një copë frut. Vërejeni aromën,ndërtimin e saj dhe pamjen. Vëzhgojini shijet e ndryshueshme dhe ndjeshmërinë e frutit në gojën tuaj.
Gjëja më e mirë për kujdesin është se është e thjeshtë për t’u përfshirë në rutinën tuaj të përditshme. Siç thotë shprehja Zen, “Kur je duke ecur, ec. Kur je duke ngrënë, ha.” Edhe detyra më e zakonshme ofron mundësinë për praktikë të vetëdijshme.
Çfarë detyrash mund të kryeni me vëmendje sot?
Ideja kyçe 5
Qartësia juaj mendore varet në shëndetin tuaj fizik.
Kriza e energjisë është gjithkund nëpër lajme. Ne debatojmë për të ardhmen e lëndëve djegëse fosile dhe shikojmë te premtimi i burimeve të rinovueshme. Është e qartë se energjia e tokës është e çmuar dhe ne duhet ta ruajmë atë.
Por kur janë në pyetje rezervat tona të energjisë, ne jemi shumë pak më të vëmendshëm. Në fakt, në ndonjëherë marrim kënaqësi perverse në shterrimin e energjisë tonë. Ne pimë për të pushuar, në vend se të hargjojmë kohën që na duhet që në mënyrë domethënëse t’i rifreskojmë mendjet dhe trupat tanë.Ne mbesim pa gjumë, duke përplasur ekspreso të dyfishtë për të kaluar ditën, dhe kërkojme sneksa me sheqer për ta thyer rënien e energjisë së pasdites.
Nuk ka kuptim rritja e qartësisë mendore dhe përsosja e teknikave të të menduarit të vetëdijshëm nëse nuk po kujdeseni për trupin tuaj. Një trup i shëndetshëm është rruga drejt një mendje të qetë e të pastër.
Nëse po ndiheni të shpërqendruar, të pafokusuar, dhe të lodhur mendërisht, ka gjasa që jeni fizikisht të rraskapitur poashtu. Gjumi është esencial për energjinë mendore dhe fizike.Idealisht, ju duhet të merrni së paku një orë gjumë për çdo dy orë që qëndroni zgjuar.
Le të themi se jeni duke fjetur mjaftueshëm, por prapë nuk mund ta mundni atë plogështi pasditeje. Epo, mund të mos mendoni ta mundni atë! Ritmet e trupit tonë hyjnë në një rënie të natyrshme gjatë kësaj kohe. Do të mund ta provonit ta luftoni atë, apo do të mund të provonit një sy gjumë fuziques.
Nëse po fleni shkurt, atëherë jeni në shoqëri të mirë: Leonardo da Vinci, Salvador Dali, dhe Winston Churchilli, të gjithë këta kanë qenë që kanë fjetur në gjumë në mënyrë rutine. Në fakt, Churchilli është betuar se fjetjet e tij kanë qenë sekreti i produktiviteti të tij legjendar.
Natyrisht, derisa vendi i punës të zërë gjumin, mund të mos jeni në gjendje të bëni një dremitje pasdite. Mos iu drejtoni kafesë ose sheqerit për një goditje të shpejtë energjie!Ushqejeni veten me ushqim truri. Drithërat integrale lëshojnë energji ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme në qarkullimin e gjakut dhe trurit, duke ju mbajtur vigjilent për më gjatë. Ushqime të tjera miqësore për trurin përfshijnë peshkun me vaj dhe boronicat, të cilat të dyja janë të pasura me vitamina që janë thelbësore për funksionimin e trurit.
Ngrënia me rregull dhe gjumi i mirë janë të domosdoshme për mirëqenien tonë.Relaksimi është një tjetër nevojë por shumë prej nesh e trajtojnë atë si luks, apo mundohen ta tejkalojnë atë.
Çlodhja e duhur kërkon kohë. A po përdorni rrugë të shkurtra për t’u çlodhur, si të pini një gotë verë ose të kaloni disa orë para Netflix? Nuk është e nevojshme t’i hiqni këto kënaqësi nga jeta juaj, por mos lejoni që ato të shpërndajnë forma më të thella, më të ndërgjegjshme të relaksimit, si meditimi, një shëtitje ose banjë e gjatë ose lexim për një orë.
Ideja kyçe 6
Fokusi mendor është një muskul që mund ta ushtroni.
A e keni ditur se jeni kujdestari i një burimi aq të fuqishëm-dhe-potencialisht-aq përfitues saqë start-upet, aplikacionet, dhe websitet hargjojnë miliona duke u munduar ta shtrydhin atë prej jush? Ky burim është vëmendja juaj/ A jeni duke e bërë më të mirën prej saj.
Nëse asnjëherë nuk e keni pasur të vështirë të rehatoheni në punë, apo keni kërkuar vetëm për ta kuptuar se i keni kaluar 45 minuta në një vrimë të thellë lepuri në internet, atëherë mund ta kaloni këtë pulsim. Tingëllon sikur e keni mprehur fokusin tuaj në perfeksionizëm! Për shumicën prej nesh, sidoqoftë, nuk ka nevojë për dëshpërim. Përsosja e fuqive tuaja të fokusit mund të jenë më e lehtë sesa që mund ta mendoni.
Le të fillojmë duke e definuar se si duhet të duket fokusi. Shumë njerëz mendojnë se aplikimi i veteve të tyre në një detyrë me fokus nënkupton të qasurit e gjithçkaje me intenzitetin e zgjidhjes së ekuacionit kompleks fizik. Por ky fokus gati laserik është vetëm një modalitet i fokusit. Sikurse kamera, ne mund ta zmadhojmë fokusin në detajet e imëta, dhe poashtu ta zvogëlojmë fokusin për ta kapur panoramaën. Gjetja e fokusit tuaj nuk nënkupton humbjen e perspektivës.
Ngjashëm, gjetja e fokusit nuk nënkupton injorimin e të gjitha shpërqendrimeve. Ndonjëherë, tendenca jonë për shpërqendrim është aktualisht duke u munduar të na tregojë diçka. Nëse uleni për të bërë diçka por thjesht nuk mund të fokusoheni, pyeteni veten përse. A egziston një arsye më e thellë? Ndoshta keni frikë nga dështimi, dhe duhet ta trajtoni atë frikë para se të vazhdoni.Apo ndoshta nuk doni të merreni me atë detyrë sepse ju e dini, në ndërdije, se nuk ja vlen energjinë tuaj.
Megjithëatë, shpërqndrimet mund të na ndalojnë nga përdorimi i kohës dhe vëmendjes në mënyrë të mençur. Nëse shpesh ndiheni sikur shpërqendrimet po ju parandalojnë nga shijimi i shumicës së ditëve tuaja, provoni një teknikë menagjimi të thjeshtë sikurse Pomdoro strategy, e zhvilluar nga ndërmarrësi Francesco Cirillo.Caktoni një orar deri në 25 minuta-gjatësia e një intervali të pomdorors. Në fund të pomdoros, merrni pesë minuta pushim. Pas disa pomdorove, merrni një pushim më të gjate. Ideja është se është më e lehtë të qëndroni të fokusuar, shpërthime pune pa shpërqendrim në intervale më të shkurtra.
Por puna në fokusin tuaj nuk ka nevojë të ndalojë tek pomdoro. Për të arritur një fokus më të thellë, provoni meditimin. Meditimi i jogas ishte zhvilluatr aktualisht për të mprehur fokusin mendor. Dhe kjo praktikë e lashtë ka kredibilitet modern: neuroshkenctarët në Univerzitetin e Wiskonsinit-Madison, për shembull, kanë gjetur se meditimi e përmirëson aftësinë tonë për t’i injoruar shpërqendrimet dhe për të kaluar nga një detyrë në tjetrën pa e humbur fokusin në ndërkohë.
Ideja kyçe 7
Gjejeni rrjedhën duke e kërkuar vështirësinë, dhe pastaj lirojeni atë.
Imagjinojeni këtë: jeni përfshirë në një aktivitet, qoftë duke shkruar kod kompjuterik apo duke pikturuar një peisazh, dhe absorboheni aq shumë saqë e humbsni llogaritjen e kohës. A tingëllon kjo si diçka e njohur? Nëse po bëni me kokë po, atëherë ka gjasa se e keni përjetuar atë që psikologu Mhaly Csiszentmihalyi e quan gjendja e rrjedhës.
Rrjedha, thotë Csikszentmihalyi, është gjendja optimale kreative. Ne e përjetojmë rrjedhën kur një detyrë i shtrin aftësitë tona, por jo aq shumë saqë shkathtësitë tona të mos mund ta sfidojnë detyrën në fjalë. Ky balans delikat në mes të aftësisë dhe sfidës prodhon një gjendje të një absorbimi total. Në këtë gjendje, ne e humbim ndjenjën e kohës dhe pushojmë së kushtuari vëmendje kritikut tonë të brendshëm. Papritur, detyra jonë kryhet natyrshëm.Lidhjet dhe zgjidhjet e reja, intuitive na prezantohen ne, thuase me magji.
Nuk është qudi atëherë se Csikszentmihalyi besonte se shumë individë e prodhonin punën e tyre më të mirë kur ishin në gjendje rrjedhe.
Një tjetër psikolog Abraham Maslow sheh edhe më shumë potencial në rrjedhë. Rrjedha beson ai, nuk prodhon vetem punë kreative të veqantë. Rrjedha mund të gjenerojë përvoja kulminante njerëzore, të cilat janë emocionuese dhe ngritëse, pavarësisht nëse jeni duke u ngjitur në bjeshkë apo duke gatuar. Këto përvoja kulminante mund të qasen prej çdokujt.
Mirë pra, rrjedha është e mrekullueshme. Por si funksionon ajo saktësisht?Mirë, çdo cikël rrjedhe fillon me vështirësi, kur ndiheni të sfiduar dhe ndoshta edhe të stresuar. Megjithëse instikti juaj në këtë fazë mund të jetë pro heqjes dorë, është me rëndësi që ta shtyeni. Kjo sepse vështirësia shpie në lirim, kur e lini gjithçka të shkojë dhe besoni në vete. Është ai kombinim specifik i vështirësisë i ndjekur nga lirimi që krijon rrjedhën.
Duke kultivuar kushte që janë të favorshme për arritjen e dy fazave të para të ciklit të rrjedhës, ju mundeni aktualisht ta manifestoni rrjedhën për veten tuaj. Ja se si mund ta bëni:
Filloni duke e gjetur vështirësinë tuaj.Kjo kërkon qëndrueshmëri. Mos hiqni dorë në detyra sfiduese. Më mire riformësoni ato si mundësi për ta krijuar vështirësinë.Kur i shihni detyrat sfiduese si pikë hyrëse në gjendjen e rrjedhës, ju do ta përqafoni atë me entuziazëm.
Pastaj përpiquni për çlirim. Kur vështirësia kërkon mund, çlirimi kërkon durim dhe qetësi. Nëse e keni të vështirë t’i nënshtroheni detyrës tuaj, provoni frymëmarrjen e thellë apo të menduarit e vetëpranishëm. Të dy strategjitë do t’iu qetësojnë, duke krijuar një ambient mendor optimal për çlirim.
Në fund, mbani mend se rrjedha duhet të jetë autotelike, apo përvojë e vetë-mjaftueshme. Qëllimi i gjetjes së rrjedhës është thjeshtë gjetja e rrjedhës, jo prodhimi i një rezultati specifik. Braktisja e nocioneve të paramenduara të asaj që duhet të arrini do ta bëjë më të lehtë për ju të liroheni nga vështirësia dhe të hyni në zonë.
Ideja kyçe 8
Thyerja e shprehive të këqija nuk është aq e vështirë sa mund ta mendoni.
A e keni pyetur veten ndonjëherë pse Steve Jobs gjithnjë e vishte të njëjtën jakë breshke? Përgjigja e shkurtë është, shprehia.Sa më e gjatë të jetë përgjigja, Jobs e bëri këtë si një veprim të qëllimshëm, sepse ai e dinte se kur i bëjmë gjërat në mënyrë të përsëritshme, ne i bëjmë ato pa menduar rreth tyre. Për shkak se Jobs i zgjodhi rrobat e tij nga shprehia,ai ia doli ta ruante energjinë e tij mendore për gjërat e tjera, sikurse zbulimi i iPhone-it.
Ne marrim vendime të përsëritshme çdo ditë.Në fakt, hulumtuesit në Universitetin Duke vlerësuan se 40% të vendimeve tona janë me bazë në shprehi. 40% e asaj që bëjmë çdo ditë, bëhet në autopilot.
Ky është lajm i mrekullueshëm për të gjitha shprehitë e mira që keni formuar.Qoftë nëse e keni larguar telefonin para gjumit, apo keni filluar një praktikë të mëngjesit joge, të pasurit e shprehive të mira nënkupton se po bëni gjëra të mrekullueshme dhe të shëndetshme për veten automatikisht!
Prognoza është më pak pozitive për shprehitë e këqija. Thuani se e keni shprehinë e kontrollimit të telefonit tuaj para se të dilni nga shtrati në mëngjes.Ndonëse e dini se nuk është mënyra më e mirë për ta filluar ditën, prapë nuk mund të ndaloni së bëri atë. Kjo për shkak se ju e bëni atë pa menduar-shprehitë tona janë të ngulitura. Ja pse shprehitë e këqija janë të vështira për tu larguar.
Fatmirësisht, është e mundur ‘ti hiqni qafet shprehitë e këqija dhe të krijoni shprehi më të mira. Ju thjeshtë duhet të kuptoni diçka që quhet laku i shprehisë.
Ky lak përbëhet nga një sygjerim që e nxit trurin tuaj të veprojë sipas shprehisë. Kjo përcjellet nga rutina apo shprehia vetë. Laku përfundon me një shpërblim-kënaqësi që sjell shprehia tek ju.
Për ta thyer shprehinë e keqe, çmontojeni lakun e shprehisë tuaj. Do të mund të fillonit me një sygjerim.Çfarë ju nxit ta kapni telefonin dhe të filloni të klikoni?Ndoshta është mërzitja. Si tjetër do ta shpjegonit atë? Përpiquni të mbani një libër pranë jush, në vend të kësaj, dhe lexoni disa faqe para se të zgjoheni.
Do të mundnit poashtu të punoni prapa, duke e identifikuar shpërblimin. Le të themi se hani një bar çokollate në dhomën e pushimit çdo pasdite. A është vetë çokollata shpërblim pozitiv? Apo a është mundësia për ta marrë një pushim dhe për t’u socializuar me kolegët? Nëse është e dyta, mendoni rutina tjera më të mira, më ndryshe që mund ta prodhojnë të njëjtin shpërblim: ecjen nëpër zyre, ndalimi për të biseduar me kolegët ndoshta.
Shikoni shprehitë tuaja në mënyrë kritike dhe i rikalibroni të këqijat duke i zëvendësuar ato me shprehi më të shëndetshme. Së shpejti, do të jeni duke u kujdesur për trupin dhe mendjen tuaj, madje edhe pa ndaluar që të mendoni rreth saj.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime:
Jeta mundet shpesh të duket e stërmundimshme dhe e komplikuar. Por strategjitë të cilat ju duhen për t’i menagjuar stressorët e jetës nuk kanë pse të jenë asnjëra prej atyre gjërave. Kur ndiheni nën presion, kthimi tek bazat do t’iu ndihmojë ta gjeni fokusin, qartësinë dhe përmbushjen. Vetëdija për diçka aq të thjeshtë sa frymëmarrja mjafton për të krijuar një ndryshim jetëgjatë dhe pozitiv.
Këshillë vepruese:
Mënyra se si e pozicionini veten tuaj fizikisht ndikon në mënyrën se si ju shohin të tjerët, si dhe ndikon në disponimin tuaj. Rregullimi i qëndrimit mundet ta rrisë menjëherë vetëbesimin.Herën tjetër që keni nevojë për një rregullim të shpejtë të vetëbesimit, provoni të qëndroni me këmbët tuaja pak më gjerë sesa me ije. Veni duart tuaja në ije dhe merrni frymë thellë disa herë me barkun tuaj. Së shpejti do të ndiheni gati për t’u përballur me botën!
Keni komente?
Ne sigurisht se do të donim të dëgjonim çfarë keni për të thenë për përmbajtjen tonë!Thjeshtë dërgonani një email tek [email protected] me titullin e këtij libri si kryetitull dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Çfarë të lexoni më tej: Mrekullia e vetëpranisë
Në këto pulsime mësuat për vetëpraninë si një mjet të fuqishëm për qetësimin e mendjes tuaj, gjetjes së rrjedhës dhe jetës në të tashmen.Por ka edhe më shumë për të zbuluar për këtë praktikë meditative. Dhe kush më mirë mund t’iu tregojë për vetëpraninë sesa guruja i meditimit, murgu Budist dhe i nominuari i Çmimit Nobel, Thich Nhat Hanh.
Në hapat e parë të veprës kryesore të Hạnh, Mrekullia e Mindfulness, ju do të zhyteni edhe më thellë në meditimin e ndërgjegjes, duke përvetësuar strategji për t’ju ndihmuar të zhvilloni praktikën tuaj të vetëdijes.