3 C
Pristina
spot_img

MFPT arrin marrëveshje me USAID për krijimin e sistemit elektronik për përcjelljen e faturave

Date:

Share:

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati së bashku me Drejtoreshën e Projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës”, Znj. Maia Gogoladze nënshkruan sot marrëveshjen e mirëkuptimit për krijimin e sistemit elektronik për përcjelljen e faturave të dorëzuara nga operatorët ekonomikë tek organizatat buxhetore.
Kjo marrëveshje e mirëkuptimit parasheh përmirësimin e shërbimeve publike duke krijuar një sistem elektronik përmes të cilit përcillen faturat në secilën hallkë të procedurës administrative përbrenda organizatave buxhetore, duke rritur kështu efikasitetin në shpenzimin e parasë publike dhe kontrollin e brendshëm financiar. Gjithashtu, krijimi i një sistemi të tillë elektronik mundëson garantim të transparencës, si pjesë e reformës për digjitalizim dhe zvogëlim të barrës administrative.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri Murati theksoi se “krijimi i sistemit elektronik do të zvogëlojë mundësitë për keqpërdorime dhe do të mundësojë një menaxhim më të mirë të financave publike përmes rritjes së transparencës”.
Në këtë linjë, Drejtoresha e Projektit Znj. Maia Gogoladze shprehu se “me këtë sistem do t’u mundësohet mbikqyrësve institucional, por edhe operatorëve ekonomik, të shohin në kohë reale se në cilin hap të procesimit gjenden faturat, identifikon fytat e ngushtë në proces, dhe shmangë vonesat, gjë që dukshëm do të përmirësojë shërbimet ndaj operatorëve ekonomik dhe do të mundësojë menaxhim më të mirë të financave publike në përgjithësi”.
Të dyja palët deklaruan edhe njëherë përkushtimin e tyre të përbashkët në zbatimin e projekteve të cilat përforcojnë mekanizmat e llogaridhënies dhe rrisin efikasitetin në shpenzimin e parasë publike ashtu që të rritet shpejtësia e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img