-3.2 C
Pristina
spot_img

Microsoft planifikon të sjellë asistentin AI Copilot në Windows 10

Date:

Share:

Zac Bowden i Windows Central thotë se Windows 10 Copilot do të përmbajë shtojcat të cilat funksionojnë në të dy sistemet operativ.

Raportohet se Microsoft ka planifikuar të sjellë Copilot, asistentin e kompanisë me inteligjencë artificiale gjeneruese, në Windows 10. Kujtojmë se asistenti mbërriti në Windows 11 në fazën eksperimentale beta në Gusht ndërsa debutoi zyrtarisht në Shtator.

Zac Bowden i Windows Central thotë se Windows 10 Copilot do të përmbajë shtojcat të cilat funksionojnë në të dy sistemet operativ.

Kjo lëvizje do të rriste ndjeshëm bazën e përdoruesve të Copilot ndërsa Windows 10 ende funksionon në rreth 1 miliardë pajisje aktive në muaj. Ndërkaq Windows 11-ta, lançuar dy vite më parë, ka rreth 400 milionë pajisje aktive në muaj.

Bowden beson se lëvizja gjithashtu do të nxisë më tutje zhvilluesit të ndërtojnë shtojca për Copilot. “Zhvilluesit do të jenë më të prirë të zhvillojnë shtojcat për Copilot nëse ky i fundit është i disponueshëm në 1.4 miliardë pajisje dhe jo vetëm në 400 milionë.

Së fundi ai thotë se Microsoft aktualisht po rishikon strategjinë e distancimit nga Windows 10. Burime të Bowden thonë se diskutime të brendshme në Microsoft po bëhen për të zgjeruar mbështetjen e Windows 10-ës përtej Tetorit 2025. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img