15 C
Pristina
spot_img

Microsoft Teams sjell dy veçori të reja lehtësuese në Windows 11

Date:

Share:

Përkujtuesit do të shfaqen ngjitur me seksionin e zakonshëm të aplikacioneve dhe të dhënave të aksesuara së fundi në menunë Start.

Microsoft do të vendosë përkujtuesit e takimeve në Teams në menunë Start të Windows 11-ës. Gjiganti i softuerit ka filluar testimin e një ndërtimi të ri eksperimental të Windows 11-ës në kanalin Dev i cili përmban edhe përkujtuesit në menunë Start.

Microsoft gjithashtu po teston një mënyrë për të aksesuar me shpejtësi fotot dhe screenshot-et e reja nga pajisjet Android.

Takimi i radhës Teams do të shfaqet si një send i rekomanduar 5 minuta përpara se të fillojë në menunë Start,” tha Microsoft përmes një postimi në blog.

Përkujtuesit do të shfaqen ngjitur me seksionin e zakonshëm të aplikacioneve dhe të dhënave të aksesuara së fundi në menunë Start.

Nëse jeni një përdorues Android, Microsoft gjithashtu po përmirëson integrimin e smartfonëve me Windows 11-ën. Nëse realizoni një foto ose një screenshot në pajisjen tuaj Android, në kompjuter do të gjenerohet automatikisht një njoftim i cili lejon përdoruesit të shikojnë, editojnë ose ndajnë foton.

/PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img