-0.4 C
Pristina
spot_img

MINT inkurajon konsumatorët të adresojnë parregullsitë në treg

Date:

Share:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për të drejtat e konsumatorit, i inkurajon ata që të raportojnë çdo parregullsi të cilat i hasin gjatë blerjeve të artikujve apo pranimit të shërbimeve nga operatorët ekonomik.
MINT, përmes strategjisë qeveritare për mbrojtjen e konsumatorit dhe kornizës institucionale, është organi kompetent që rregullon organizimin dhe funksionimin e strukturës përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëve në aspektin ekonomik.
Përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, pjesë e së cilit janë 15 trupa kompetente për shqyrtimin e ankesave, sigurohet trajtimi dhe përkujdesja maksimale ndaj shqetësimeve të konsumatorëve, prandaj edhe përqindja e rritur e ankesave të konsumatorëve dhe e adresimit të tyre, gjatë dy viteve të fundit, përkthehet në besueshmëri ndaj institucioneve tona.
MINT përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit synon krijimin e një ambienti të sigurt, rrjedhimisht të një garancie shoqërore, për të gjitha produktet dhe artikujt në treg që ato të jenë cilësore dhe të sigurta.
Me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Për çdo rast qytetarët ftohen të raportojnë në:
Tel: 0800 11000 ose
Të gjitha kërkesat dhe raportimet tuaja do të shqyrtohen me kujdes.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj!

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img