8.7 C
Pristina
spot_img

Murati: Digjitalizimi i pagesave eliminon paratë false dhe financimet ilegale

Date:

Share:

Banka Qendrore e Kosovës, ka organizuar sot takimin e Forumit të Rithemelimit të Këshillit Kombëtar të Pagesave, ku i ftuar ishte edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Në forum u fol edhe mundësia e digjitalizimit të pagesave, të cilën Ministri Murati e cilësoi si pozitive, shkruan lajmi.net.

Ai tha se digjitalizimi ka shumë përparësi, duke theksuar se do të eliminohej çështja e qarkullimit të parave false, e cila është aktuale në vend.

Gjithashtu do të eliminohej edhe shpëlarja e parave dhe financimi i aktiviteteve ilegale.

“Digjitalizimi si i tillë ka shumë përparësi dhe shumë përfitime. E para do të thosha që sa i përket aspektit ekonomik e zvogëlon barrën administrative, e dyta pastaj e zvogëlon edhe koston e operimit dhe e treta i jep një dozë të integriteti çdo transaksioni duke qenë se është e sigurti që po bëhet këmbim apo transaksioni me para të vërteta dhe eliminohet kjo çështja e parave false dhe të manipuluara dhe në anën tjetër e parandalon edhe financimin e aktiviteteve ilegale apo edhe shpëlarjen e parave dhe ekonominë informale”, tha Murati.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, tha se një sistem efikas i pagesave do t’u mundësonte investitorëve t’i zgjerojnë bizneset e tyre.

Ai shtoi se ky sistem do të bëhej me kosto të arsyeshme dhe do t’u ofrojë konsumatorëve qasje më të lehtë në shërbime.

“Një sistem i shëndoshë dhe efikas i pagesave mbështetë zhvillimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit financiar dhe rritjen e stabilitetit financiar duke krijuar kështu një klimë në të cilën investitorët mund të zgjerojnë bizneset e tyre. Një sistem i zhvilluar financiar i pagesave ku pagesat realizohen me kosto të arsyeshme dhe me efikasitet në kohë e bëjnë tregtinë më të lirë dhe mundësojnë që bizneset konkurruese të rriten dhe t’u ofrojnë konsumatorëve qasje më të lehtë në mallra dhe shërbime. Njëkohësisht, një sistem i zhvilluar i Pagesave siguron mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar dhe të valutës euro, zvogëlimin e efekteve negative nga dukuria e falsifikimit të parave, mbrojtjen e konsumatorit dhe avancimin e praktikave të tregut, zvogëlimin e efekteve nga aktivitetet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, qasjen e shtuar në shërbimet financiare dhe gjithëpërfshirjen financiare”, tha Ismaili.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img