-0.5 C
Pristina
spot_img

Ndryshimi i linjave të qarkullimit të autobusëve, Trafiku Urban pranon rreth 30 ankesa nga qytetarët

Date:

Share:

Trafiku Urban në Prishtinë javën e kaluar ka nisur zbatimin e vendimit të Komunës së Prishtinës, për ndryshimin e linjave të autobusëve. Sipas tyre vendimi është marrë për shkak të mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” dhe shtrirjes në pjesë të tjera të qytetit ku nuk kanë operuar.

Në një përgjigje për Telegrafin, nga Trafiku Urban kanë për të ditur se kanë pranuar rreth 30 ankesa deri më tash nga qytetarët.

“Nga data 23.10.2023 “Trafiku Urban”, ka filluar të zbatoj vendimin e Komunës së Prishtinës për ndryshimin e rendit të udhëtimit në linjat e autobusëve. Gjatë këtyre ditëve është monitoruar zbatimi i vendimit, procesi po shkon mirë mirëpo ka edhe ankesa nga qytetarët. Deri më tash kemi pranuar rreth 30 ankesa”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Trafiku Urban ka bërë të ditur se ndryshimi i linjave është bërë me qëllim të ofrimit të shërbimit sa më të mirë si dhe arritjes së autobusëve në destinacion në  kohën e parashikuar.

“Me këtë ndryshim banorët e rrugës “B” tani do të kenë transport publik, pjesë kjo e cila më herët nuk kishte mbulueshmëri nga rrjeti i linjave të transportit publik. Po ashtu banorëve të rrugës “B” dhe atyre të lagjes “Kodra e Diellit” do të ju ofrohet mundësia e arritjes më të shpejtë në qendrën e qytetit”, kanë deklaruar për Telegrafin nga Trafiku Urban.

Trafiku Urban ka filluar zbatimin e vendimit të Komunës së Prishtinës për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve edhe në linjat 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.

Sipas këtij vendimi për ndryshim të linjave të autobusëve, rruga “Xhorxh Bush” e cila deri më tash herë është mbyllur e herë ka qenë e hapur për qarkullim do të jetë përfundimisht e mbyllur për qarkullimin e veturave dhe autobusëve.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img