-2.1 C
Pristina
spot_img

Ne baze te vendimit te qeverise per mbeshtetje te bizneseve te prekura nga pandemia Covid-19, restaurantet obligohen te deklarojne shitjet me 8% TVSH e jo 18%. Biznesi ne fjale, nuk kan bere ndryshimet ne arke fiskale, edhe kuponat fiskal kan dal me 18% TVSH. Deklarimin ne EDI e kemi bere me 18, per shkak se kuponat dhe z-raportet jane ashtu. A mundemi te bejme korigjimin dhe TVSH e deklaruar, te jete 8% e jo 18%?

Date:

Share:

I nderuar tatimpagues,

Me respekt për kërkesën, ju lutem informohuni si në vijim:

Sipas asaj që është sqaruar në kërkesën tuaj, furnizimet e shërbimeve që ofrojnë bizneset e gastronomisë sipas dispozitave përmendur edhe në kërkesën tuaj janë të tatueshme më normën e reduktuar prej 8%, ndërsa kur kemi të bëjmë më furnizime të cilat nuk janë në kuadër të pakos së shërbimit prej hotelerisë, si furnizime tjera duhet të faturohen me normë standarde të TVSH-së.

Sipas kësaj restorantet apo bizneset tjera të kësaj natyre për shërbimet e tyre hoteliere duhet të faturojnë me normën e reduktuar prej 8%. Sqarime janë dhënë edhe më Vendimin Shpjegues Publik Nr. 01/2020, të cilin e gjeni në linkun https://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Vendim-shpjegues-publik-Nr.-01.2020.pdf

Çështja është trajtuar në aspektin kur kjo industri e të bërit biznes faturon qoftë përmes Arkës Fiskale (furnizimet për individin) apo furnizime për biznesin kur lëshojnë faturë të rregullt tatimore, pra faturimi duhet të jetë komfor sqarimeve si më lart.

Si në rastin tuaj mund të bëni korrigjimet e nevojshme tek furnizimet të cilat i keni bërë për bizneset tjera. Tek furnizimet që janë bërë për individin TVSH-ja e mbledhur duhet të paguhet në buxhet.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img