Skema e veçantë në ndërtimtari, aplikohet nëse plotësohen kriteret e përcaktuara me nenin 70 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, si dhe nenin 6 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2016.
Sqarime për aplikimin e skemës së veçantë në ndërtimtari janë dhënë edhe më Vendimin Shpjegues Publik Nr. 05/2016, në të cilën janë dhënë sqarime se sa i përket aplikimit të ngarkesës se kundërt në ndërtimtari dhe si orientim për trajtim të drejtë të shërbimeve në lëmin e ndërtimit merret Sektori F për Klasifikimi i Veprimtarive Ekonomike (NACE Rev.2).
Në rastet kur kemi të bëjmë me furnizime të përziera, furnizim malli dhe shërbimi, pavarësisht proporcionit të tyre duhet të faturohen sipas dispozitave të veçanta duke aplikuar ngarkesë të kundërt për TVSH. Pra, në këto raste fatura duhet të jetë pa TVSH me referencën “Ngarkesa e kundërt sipas 1.4.1 neni 52 i Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH.
Pra, pagesa e TVSH bartet te pranuesi i shërbimit. Ngarkesa e kundërt e TVSh për shërbime në lëmine e ndërtimit aplikohet vetëm me kusht që të dy palët në transaksion (furnizuesi dhe pranuesi i Shërbimit ) janë persona të tatueshëm (të regjistruar në TVSH).