1.4 C
Pristina
spot_img

Nënshkruhet kontrata në vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e urave në pjesën perëndimore të Unazës Qendore

Date:

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është nënshkruar kontrata në vlerën e 3 milionë eurove me kompaninë “Dino sh.p.k” për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore në Prishtinë.

Rama ka bërë të ditur se punimet për realizimin e këtij projekti, do të nisin brenda ditësh.

“Kjo do të mundësojë që Qendra e Prishtinës të shkarkohet dukshëm nga komunikacioni” – ka deklaruar Rama.

Kryetari Rama ka bërë të ditur që gjatë ditëve në vazhdim do të publikojë edhe kontratat e tjera të nënshkruara për realizimin e projekteve të mëdha që do të transformojnë Prishtinën. /Telegrafi/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img