14.4 C
Pristina
spot_img

Nese nuk i kemi te deklaruar librat online te shitjes dhe blerjes per vitin 2021,a ka drejte ligjore atk-ja leshoj gjobe,nese po ju lutem mund te na sqaroni per sa periudha denohesh dhe ne baze te cilit ligj denohesh

Date:

Share:

Nese nuk i kemi te deklaruar librat online te shitjes dhe blerjes per vitin 2021,a ka drejte ligjore atk-ja leshoj gjobe,nese po ju lutem mund te na sqaroni per sa periudha denohesh dhe ne baze te cilit ligj denohesh

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si ne vijim;

 

Bazuar ne Nenin 13 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe Nenin 17 te Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010, tatimpaguesit janë te detyruar te mbajnë librat dhe regjistrimet ne pajtim me legjislacionin tatimor, citojmë;

 

“1. Tatimpaguesit janë të detyruar të mbajnë librat dhe regjistrat në pajtim me legjislacionin tatimor” pjesa tjetër e tekstit mbetet e pandryshuar. Një person i cili ka detyrim të paguajë ose të mbajë tatimin nga paga do të krijojë regjistra të llogarive me shkrim ose në formë elektronike të cilat përcaktojnë detyrimin e tyre për pagesë ose tatimin e mbajtur nga paga. Librat dhe regjistrat e posaçëm që do të kërkohen për t’u përgatitur dhe mbajtur do të jenë të njëjtë me ata të parashikuar në legjislacionin dhe udhëzimet administrative përkatëse. ATK mund të kërkojë nga tatimpaguesi të përkthejë çdo regjistrim që nuk është paraqitur në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës”.

 

Pra, bazuar në ligjin e lartë cekur, tatimpaguesit obligohen të mbajnë Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes, në të kundërtën bazuar në Neni 53, te Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, do t’i nënshtrohen një sanksioni prej 125 euro, për secilën pasqyre të pa dorëzuar, deri ne maksimum prej 2,500 euro, citojmë;

 

“1. Përveç nëse parashihet ndryshe, çdo person nga i cili kërkohet të dorëzojë një pasqyrë informatash në ATK dhe i cili nuk e bën këtë deri në datën obliguese apo i cili dorëzon një pasqyrë të pasaktë ose jo komplete do t’i nënshtrohet një sanksioni prej njëqindenjëzetepesë (125) Euro për secilën pasqyrë të pa dorëzuar, për secilën pasqyrë të pasaktë apo të pakompletuar, deri në maksimum prej dymijepesëqind (2,500) Euro”.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img