17.7 C
Pristina
spot_img

Një ambient pune toksik i bën punonjësit më të mirë të largohen

Date:

Share:

Nëse shefi sillet si një diktator, duke përdorur ironi, duke të vënë në lojë apo duke pushuar dikë që guxon të sfidojë status quo-në, atëherë ju ndodheni në një ambient toksik pune. Kjo jo vetëm prej sjelljes së keqe të shefit, por sepse kjo sjellje krijon një mjedis në të cilin të gjithë janë të frikësuar, të heshtur dhe shpesh të gatshëm për t’i vendosur bërryla kolegëve të tjerë, vetëm “për ta patur mirë me shefin”.

Lideri biznesit duhet të adresojë patjetër problemet që sjellin një atmosferë toksike në kompaninë e tij. Kjo është vendimtare nëse do të kesh një staf të mirë, i cili përcakton suksesin apo dështimin e kompanisë.

Një kulturë toksike ndikon në organizatë duke paralizuar forcën e punës, duke ulur produktivitetin dhe duke venitur kreativitetin dhe risitë. Ka nga ata punonjës që përballen, durojnë situata të tilla, por janë zakonisht punonjësit më të mirë ata që marrin guximin për t’u larguar.

Problemi më i madh i çdo kompanie duhet të jetë kur punojësit më të apasionuar pas punës, largohen.

10 shenjat që vendi yt i punës është toksik

  • Vlerat themelore të kompanisë nuk shërbejnë si bazë për funksionimin e saj.
  • Sugjerimet e punonjësve hidhen poshtë. Punonjësit kanë frikë të japin sugjerime të sinqerta.
  • Mikromenaxhimi – shumë pak ose aspak autonomi i jepet punonjësve për të performuar punën e tyre.
  • Fajësimi dhe ndëshkimi, gjobat nga drejtuesit janë një normë.
  • Mungesa e tepërt, sëmundja dhe qarkullimi i lartë i punonjësve.
  • Pritshëmëri për të punuar me orar më të zgjatur.
  • Marrdhënie shumë e ftohtë/e pakët me drejtuesit apo menaxhuesit.
  • Thashetheme apo/dhe ndarje në grupe e punonjësve brenda kompanisë.
  • Favoritizmi.
  • Sjellje tallëse (bullying) apo agresive.

Punonjësit janë aseti më i madh i një kompanie, por gjithçka varet nga mënyra si i trajtoni ata.

Nëse sëmundja nuk kurohet në rrënjët e pemës, jo vetëm degët dhe gjethet do të vdesin, por dhe pema gjithashtu.

/LinkedIn

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img