0.3 C
Pristina
spot_img

Një kulturë organizate, ku të gjithë flasin hapur

Date:

Share:

Secili nga ne dëshiron të punojë për kompani që na vlerëson punën që bëjmë. Ne kërkojmë për një vend pune ku ndihemi të mirëpritur dhe të përfshirë, të lirë për të shprehur mendimet, opinionet dhe të kemi besim se idetë tona do të dëgjohen. Në këtë lloj kulture pune, nuk përfitojnë vetëm punonjësit, por edhe punëdhënësit.

Studimet tregojnë se ka një marrëdhënie midis lidershipit gjithëpërfshirës, inovacionit dhe rritjes në treg. Kompanitë që kanë diversitet në drejtim të moshës, gjinisë, racës dhe eksperiencës së punonjësve raportojnë se kanë 70% më shumë shanse për të kapur një treg të ri dhe 45 % më shumë mundësi për të pasur rritje në treg, krahasuar me kompanitë që nuk kanë këtë lloj diversiteti.

Rastet e studimit tregojnë se dëgjimi i ideve të reja në organizata mund të çojë në rritjen e kompanive. Ky rast ka ndodhur në bankën “Standard Chartered” ku një bankiere indiane dha idenë për të pasur vetëm punonjëse femra në degët e bankës pranë qytetit New Delhi dhe Kolkata. Kjo ide u përkthye në rritje me 127 % dhe 75 % brenda dy viteve. Sot, “Standard Chertered” është një nga bankat kryesore në Azinë Jugore.

Rastet e studimit tregojnë pse ka kaq shumë kompani që dështojnë të rrisin kapitalin e tyre megjithëse kanë punuar fort në diversitetin e punonjësve të tyre. Menaxherët zakonisht miratojnë idetë e punonjësve që mendojnë si ata. Më shumë se gjysma e të anketuarve (56 %) thonë se menaxherët nuk shikojnë vlera në idetë e punonjesve, për të cilat ata nuk shohin nevojë ose nuk i mendojnë vetë. Kjo mungesë e të kuptuarit midis menaxherëve dhe punonjësve përkthehet në një pengesë për rrjedhjen e ideve dhe për rritjen në treg të kompanive. Për shembull, femrat kanë 26% më pak mundësi që t’u miratohen mendimet e shprehura krahasuar me burrat e bardhë.

Liderët që e bazojnë punën e tyre në diversitetin e skuadrës, sipas të dhënave, priren për të drejtuar në mënyra që të shpalosin potencialin e punonjësve. Kërkimet që janë bërë bërë në 11 tregje të zhvilluara (Brazil, Kinë, Hong Kong, Indi, Japoni, Rusi, Singapor, Afrikë e Jugut, Turqi, Britani e Madhe dhe SH.B.A) tregojnë qartë sjelljet sipa gjeografisë.

Liderët globalë që zhvillojnë ide dhe janë gjithëpërfshirës kanë këto sjellje:

1) Bëjnë pyetje dhe dëgjojnë me kujdes;

2) mbështesin argumentet konstruktive;

3) japin feedback nga veprimet;

4) marrin këshilla nga skuadra dhe veprojnë sipas tyre;

5) ndajnë meritat për suksesin e skuadrës;

6) mbajnë kontakt të rregullt me anëtarët e skuadrës.

Punonjësit e kompanive globale, ku liderët e tyre zbatojnë të paktën 3 nga këto sjellje e kanë shumë më të lehtë për të shprehur mendimet e tyre se sa punonjësit që drejtohen nga menaxherë që nuk marrin parasysh asnjë nga këto sjellje.

Liderët që veprojnë sipas 6 sjelljeve të mësipërme u sjellin shumë të mira të tjera kompanive. Sipas një studimi në vitin 2015 tregohet qartë se liderët gjithëpërfshirës (liderët që zbatojnë të paktën tre nga gjashtë sjelljet e mësipërme) ushqejnë në skuadrën e tyre një bashkëpunim midis gjithë pjesëtarëve. 88 % e skuadrave që kanë një lider gjithëpërfshirës shprehen se pjesëtarët e skuadrave e kuptojnë dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin pavarësisht specializimit që kanë. Nga ana tjetër vetëm 22% e skuadrave që u mungon një lider gjithëpërfshirës shprehen se e kuptojnë punën e njëri- tjetrit.

Gjithashtu liderët gjithëpërfshirës nxisin riskmarrjen. 63 % e skuadrave me një lider gjithëpërfshirës thonë që nuk kanë frikë të dështojnë dhe 54% prej tyre nuk druhen të kundërshtojnë gjendjen ekzistuese të kompanisë. Nga ana tjetër vetëm 21 % e skudrave që nuk kanë një lider gjithëpërfshirës, pohojnë se nuk kanë frikë të dështojnë dhe vetëm 12 % prej tyre nuk druhen të kundërshtojnë gjendjen ekzistuese të kompanisë. Një kompani që ka një kulturë që pranon mendimin ndryshe ka më shumë mundësi të zhvillojë potencialin e saj dhe të rrisë bashkëpunimin midis punonjësve.

Fitimet e kompanive që kanë një kulturë që bazohet tek mendimi i lirë, nuk vijnë nga pagesat e larta, por bashkëpunimi midis punonjësve. Kompani me këtë lloj kulture dhe strategjie nuk përfitojnë vetëm sukses në treg, por gjithashtu janë ndër më të preferuarat nga punëkërkuesit, pasi ato sigurojnë një ambjent rritjeje dhe inovacioni. Nuk është e lehtë që të krijosh këto lloj situatash, ku të gjithë përfitojnë në këtë lloj tregu global.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img