19.4 C
Pristina
spot_img

Një minierë e gërmimit të kriptomonedhave zbulohet duke vjedhur energji nën dyshemenë e një gjykate Polake

Date:

Share:

Në hetime janë përfshirë agjencitë kryesore të zbatimit të ligjit në vend ndërsa Prokurori i Varshavës ka ngarkuar ekspertë IT për të kuptuar sesa elektricitet është vjedhura nga Gjykata Supreme Administrative e Varshavës.

Policia Polake zbuloi një minierë gërmimi kriptomonedhash nën dyshemenë e një gjykate polake raportuan mediat lokale.

Disa kompjutera u zbuluan të cilët mësohet të kenë vjedhur elektricitet me vlerë e 250 dollarëve në muaj ndërsa nuk ka informacion sesa kohë ka qenë funksion.

Operimi i paligjshëm i saj kishte qenë i mundur për shkak se ferma përdorte lidhjen e saj të internetit dhe jo rrjetin e gjykatës.

Edhe pse askush nuk është arrestuar ende për krimin, gjykata ka të dyshuarit e saj. Dy javë pasi u zbulua kjo fermë, gjykata ndërpreu kontratën që kishte me kompaninë për mirëmbajtjen e rrjeteve të saj kompjuterike në ndërtesë.

Përpara se kontrata të mbyllej, kompania shkarkoi dy punonjës të cilët thuhet se ishin përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve në ndërtesë.

Në hetime janë përfshirë agjencitë kryesore të zbatimit të ligjit në vend ndërsa Prokurori i Varshavës ka ngarkuar ekspertë IT për të kuptuar sesa elektricitet është vjedhura nga Gjykata Supreme Administrative e Varshavës.

Raste ku institucionet publike janë përdorur për gërmimin e kriptomonedhave ka pasur në disa vende të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara. Në fillim të vitit një fermë e gërmimit të kriptomonedhave u zbulua në një shkollë të lartë në Masaçusets dhe kishte operuar për 8 muaj./PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img