Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Nuk jeni duke Dëgjuar
Përmbledhje Libri
Hyrje
Cfarë ka në këtë libër për mua? Mësoni si të dëgjoni kur të gjithë rreth jush po bërtasin.
Mund të mos ndodh shpesh, por ju e dini kur ju dëgjojnë. Kur dikush ua jep vëmendjen e tij të pashkëputur dhe fokusohet vërtetë në çfarëdo që keni për të thënë, është një ndjenjë e veqantë që mund të krijojë një ndjenjë intensive të afërsisë-qoftë ai person shoku juaj më i mirë apo dikush që sapo e keni njohur në ashensor.
Fatkeqësisht, në këtë epokë të komunikimit të shpejtë dhe rrjeteve sociale, teksa vëmendja jonë bëhet gjithnjë më e vogël, dëgjimi ndonjëherë duket si një art në zhdukje.
Por kjo thjeshtë nënkupton se duhet të provojmë më shumë. Duke konsideruar se si disa nga dëgjuesit më efektivë të botës funksionojnë, dhe duke konsideruar morinë e këshillave, ju mund të bëheni dëgjues më i mirë-gjë që jo vetëm që do të krijojë një atmosferë pozitive rreth jush, por do të ju ndihmojë poashtu të rriteni si person.
Në këto pulsime do të mësoni:
- Pse shumë njerëz më parë do ti besonin një të huaji sesa një të dashuri të tyre;
- Si i ndihmon dëgjimi i mirë agjentët e CIA-së dhe FBI-së ta bëjnë punën e tyre; dhe
- Si ta krijoni pyetjen më të mirë për të treguar se po dëgjoni.
Ideja kyçe 1
Dëgjimi është një aftësi e rrallë-sidomos sot.
Në ditët e sotme nuk jemi të inkurajuar të dëgjojmë. Është pak a shumë e kundërta, në fakt: jemi të inkurajuar ta transmetojmë veten tonë. Ne e trajnojmë veten në të folur publik, e shfaqim atë vazhdimisht në media sociale dhe para botës, dhe natyrisht bisedojmë pafund në telefonat tanë.
Por kur ka qenë hera e fundit që keni ndjerë se dikush me të vërtetë po ju dëgjonte? Dhe çfarë mendoni për herën e fundit që e keni dëgjuar dikë tjetër me vëmendje poashtu?
Është ironike se edhepse jemi më të lidhur me njëri-tjetrin më shumë se kurrë, ne poashtu po përjetojmë atë që disa po e quajnë epidemia e vetmisë, teksa popullata po plaket dhe të rinjtë po ju kthehen telefonave dhe kompjuterëve të tyre. Është më e lehtë të mbesim në kontakt me njëri-tjetrin, por cilësia e këtij komunikimi nuk po e pret atë vemti; njerëzit prapë ndihen të izoluar.
Me fjalë të tjera, ata nuk po e marrin vëmendjen për të cilën kanë nevojë. Nuk do të tronditeni kur të mësoni se hapësira jonë e vëmendjes ka rënë kohët e fundit, por mund të habiteni që – që nga viti 2000, sipas hulumtimit nga Microsoft – hapësira mesatare e vëmendjes është ulur nga dymbëdhjetë sekonda në vetëm tetë. Kjo në fakt na vë nën hapësirën e vëmendjes prej nëntë sekondash të një peshku të artë.
Kush duhet të fajësohet? Një pjesë të fajit, sigurisht e kanë telefonat tanë, si dhe pajisjet tjera teknologjike me të cilat jemi bërë të varur. Në fakt, shpërqendrimet janë çdokund përreth nesh-edhe në formë të muzikës së vendosur në dyqane dhe kafene.
E gjithë kjo do të thotë se ka diçka më të veçantë për të përqendruar vëmendjen tuaj në atë që dikush tjetër po thotë. Një bisedë e mirë mund të shkurtojë të gjithë zhurmën e sfondit rreth nesh. Dhe do të mahniteni me gjërat që do të mësoni. Të gjithë në botë janë interesantë, sugjeron autori – thjesht duhet t’i bëni pyetjet e duhura.
Si e bëni këtë, megjithatë? Autori foli me disa nga dëgjuesit më të mirë në botë për ta zbuluar.
Ideja kyçe 2
Edhe në epokën e të dhënave të shumta, dëgjimi mund të sjellë njohuri në atë që njerëzit duan.
Të dëgjuarit është një aftësi jetike për njerëzit në profesione që nga terapia deri te marrja në pyetje ushtarake. Vetë autorja është një gazetare që duhet të dijë të nxjerrë njohuritë më magjepsëse nga të intervistuarit e saj. Por edhe ajo u godit kur takoi Naomi Henderson.
E njohur thjeshtë sikur ‘’Naomi’’ tek ata në fushën e saj, ajo është legjendë e gjallë për grupet e fokusit. Më shumë se 50 vite karrierë, ajo ka punuar në çdo gjë, nga Kentucky Fried Chicken deri tek Kampanja Presidenciale e Bill Klintonit; ishte ajo që i tha atij të ndalonte së foluri në theksin jugor. Në fund, ajo ka moderuar gjithsej gjashtëmijë grupe fokusi-më shumë se 50 mijë njerëz.
Ka diçka tek Naomi që i bën njerëzit të ndihen rehat në bisedë me të. Ajo është e qetë dhe e fokusuar, asnjëherë nuk i rrotullon krahët apo këmbët e saj, dhe duket se gjithnjë ka shumë kohë për ju. Shprehja e fytyrës së saj tregon interes të vërtetë. Të gjitha këto cilësi kanë bërë që shumë pjesëmarres grupesh të fokusit të duan ti ndajnë njohuritë e tyre me të- e cila është mënyra se si ajo ka drejtuar kaq shumë klientë drejt asaj që klientët e tyre duan vërtet.
Grupet e fokusit kanë qenë biznese të mëdha që nga vitet 1940, por këto ditë ata po përballen me një rival në formë të të Dhënave të Shumta: hulumtimet kanë ndërruar theksin nga hulumtimi cilësor, sikurse grupet e fokusit, në hulumtim sasior, që bazohet në numra.
Hulumtimi sasior mundet sigurisht të jetë jashtëzakonisht zbulues, por ai mundet të ju japë vetëm përgjigje direkte për pyetjet e veqanta. Cfarëdo informate jashtë fushe të atyre pyetjeve do të mbetet e paqasshme: nuk ka vend për të pyetur ‘’Pse’’apo ‘’Si?’’Mathew Slganik, një profesor i sociologjisë në Univerzitetin Preinceton ka krahasurar përdorimin e grupit të të dhënave me një person të dehur duke kërkuar çelësat e tij nën një shtyllë llambari, sepse kjo është e vetmja pjesë e trotuarit që mund të shohë.
Në të kundërtën, qasja e Naomit mund të gjejë çelësat edhe nëse janë diku të papritur. Kjo vërtetohet nga roli që ajo luajti në zhvillimin e Swiffer, një produkt pastrimi i ngjashëm me leckën. Përmes një bisede të hapur me disa pastrues, ajo zbuloi se shumë prej tyre pastronin dyshemenë me peshqirë letre të përdorura lehtë. Kjo nuk është një pyetje që dikush do të mendonte ta bënte në një sondazh, por çoi në zhvillimin e një produkti të tërë që imitonte peshqirë letre në formën e një lecke të disponueshme.
Ideja kyçe 3
Për të qenë dëgjues i mirë, duhet të jeni kurreshtar për njerëzit, dhe të flisni aq sa të tregoni se po i kuptoni.
Disa nga dëgjuesit më të mirë janë njerëzit më kurreshtarë nga natyra.Një oficer i pensionuar i inteligjencës e dëshmon këtë në mënyrë perfekte: Gary Noesner, ish-negociatori kryesor i pengjeve me FBI-në.
Noesner ka një shprehi egocentrike kur qëndron në hotele. Ai shkon tek pijetorja, zgjedh dikë, dhe i bën të flasin. Qëllimi është të kuptojë gjithçka që mundet rreth tyre-jo sepse ata janë nën hetime, por thjeshtë sepse Noesner ka një kërshëri të natyrshme të pashuar. Njëherë një shitës i tregoi atij për hobin e tij të ecjes në litar dhe Noesner mësoi gjithçka rreth mënyrës se si praktikon një litar i ngushtë.
Kurreshtja e tij është tipar personaliteti që e ndihmoi atë të flasë në mënyrë efektive me teroristët dhe kriminelët në situatë krize. Sikurse Naomi, eksperti i grupit të fokusit, ai është i pëlqyeshëm për shkak të mënyrës se si e fokuson vëmendjen e tij tek njerëzit e tjerë. Njerëzit kanë dëshirë ti tregojnë atij gjërat.
Një tjetër ish-agjent i inteligjencës natyralisht kureshtar ka punuar në të njëjtën mënyrë. Menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit, Barry McManus, atëherë kryehetuesi i CIA-s, arriti të detyronte një shkencëtar bërthamor pakistanez të pranonte se njihte Osama bin Laden. Metoda e tij ishte thjesht të dëgjonte atë që shkencëtari kishte për të thënë. Siç ndodhi, ai filloi të fliste me McManus gjatë për afrikano-amerikanët në SHBA, duke demonstruar njohuritë e tij mbresëlënëse për historinë amerikane. Pasi e bëri këtë, shkencëtari u ndje mjaft afër me McManus për të ndarë historinë e tij për Bin Laden.
Ky shembull tregon një tjetër pikë kyqe për dëgjimin efektiv: nuk keni nevojë të thoni shumë. Ajo që është me rëndësi është thjeshtë ta ndiqni bisedën. Kjo nuk nënkupton të mohoni me kokë apo të përsërisni pas folësit gjëra-kjo kërkon interpretim efektiv.
Imagjinoni që një mik ka humbur punën e tij. Ai me siguri do të jetë i mërzitur, por cili aspekt i situatës po i shkakton atij më shumë shqetësim? Mund të jetë çdo gjë, nga problemet me paratë deri te vështirësia për t’i treguar familjes së tij. Përgjigja më e mirë – në vend të një “Më fal që e dëgjoj” – do të fokusohet në atë që e shqetëson atë dhe do ta inkurajojë atë të hapet për të. Më pas, shanset janë që ai do të ketë shumë më tepër për të thënë.
Ideja kyçe 4
Mos supozoni që dini çfarë po thotë dikush-sidomos njerëzit që i keni më së afërmi.
Me kë e keni më të lehtë të hapeni: me një të panjohur, apo me dikë që jeni i afërt? Quditërisht, shumë njerëz preferojnë të flasin me të panjohur.
Kjo njihet si paragjykim afërsi-komunikimi, dhe psikologia Judith Coché është një eksperte në përpjekjen për ta zbërthyer atë. Specialiteti i saj është terapia në grup për çifte; ajo bashkon disa çifte për seanca të gjata e të rregullta në të cilat ata mund të flasin për marrëdhëniet e tyre në detaje. Kur dikush ndan problemet e tij, nuk është vetëm bashkëshorti i tyre ai që po dëgjon: është i gjithë grupi. Dhe biseda ndryshon në mënyrë dramatike kur jeni duke u dëgjuar vërtet.
Çiftet e Coché bëjnë kaq shumë përparime thjesht duke u dëgjuar. Kur dikush nuk po e dëgjon bashkëshortin e tyre, pjesa tjetër e grupit mund t’ia tregojë atë. Coché kujton momentin zbulues që një “shpjegues” më në fund dëgjoi atë që po thoshte gruaja e tij – ajo filloi të qante.
Problemi është se, me kohën, raportet e afërta mund të shpiejnë në vetëkënaqësi, dhe besimi i rrejshëm që e dimë se çfarë mendon dhe ndjen partneri ynë. Por e kaluara nuk është udhëzues i mirë i së tashmes: njerëzit janë vazhdimisht duke u zhvilluar derisa preken nga ngjarjet në mënyra të reja. Pra si e matni atë se kush është partneri juaj tani? Thjeshtë duke qenë kurreshtar, duke dëgjuar-duke mos supozuar se e dini çfarë do të thonë.
Disa njerëz mund të preferojnë të flasin me të panjohurit, por supozimet mund ti shkatërrojnë këto biseda poashtu. Ne kemi një tendencë të tmerrshme për të stereotipizuar njerëzit sipas kategorive si gjinia, raca dhe profesioni. Nocionet tona të paramenduara për mënyrën se si dikush nga Teksasi do të sillet, për shembull, ndikojnë në mënyrën se si ne dëgjojmë atë që ata thonë. Është një formë e paragjykimit të konfirmimit – ne dëgjojmë vetëm gjëra që mbështesin atë që tashmë besojmë. Por njerëzit janë në fakt shumë më kompleks se kaq.
Kjo është arsyeja pse autori paralajmëron që të mos identifikoheni sipas kategorive ku bëni pjesë – duke thënë gjëra të tilla si “Të flasësh si person homoseksual” ose “Si një mijëvjeçar…” Kategori të tëra njerëzish si kjo nuk ndajnë të njëjtat karakteristika. Gjithkush është unik, me një grup unik përvojash jetësore.
Pra, nuk duhet të supozojmë kurrë se e dimë se çfarë don të thotë dikush tjetër. Në fakt, ne duhet të jemi të hapur ndaj idesë se ata mund të kenë mendime krejtësisht të ndryshme. Madje më shumë se kaq, ne duhet të jemi të gatshëm t’i pranojmë ato opinione si legjitime. Siç do ta shohim në pulsimin tjetër, kjo nuk është e lehtë.
Ideja kyçe 5
Dëgjimi i pikëpamjeve kundërshtare është i vështirë, por qenësor.
Në vitin 2016, një studim i neuroshkencës në Universitetin e Kalifornisë Jugore në Los Anxhelos zbuloi diçka të jashtëzakonshme. U deshën një grup njerëzish me pikëpamje të forta politike dhe skanuan trurin e tyre duke sfiduar bindjet e tyre. Skanimet e trurit që rezultuan ishin të ngjashme me atë që do të dukeshin nëse do të kishin ikur nga një ari.
Edhe pse mund të duket e çuditshme, është kaq e vështirë të dëgjosh pikëpamje të kundërta. Ahmad Hariri, një profesor në Universitetin Duke, sugjeron se, për shkak se njerëzit jetojnë në siguri relative këto ditë – ndjekjet e arinjve janë mjaft të rralla – kërcënimet më të mëdha me të cilat përballemi në përgjithësi janë të natyrës sociale. Amygdala – pjesa e trurit që fillon kur jemi nën kërcënim – mund të mbingarkohet edhe kur përballemi me dallime në mendime.
Kjo është një tendencë të cilën duhet të mundohemi ta tejkalojmë. Poeti John Keats formuloi një frazë evokuese në vitin 1817: aftësia negative. Për të arritur gjëra, Keatsi shkroi një letër, ju duhet të jeni të aftë të qëndroni të pasigurtë dhe të dyshueshëm. Psikologët e quajnë të njëjtën aftësi kompleksitet njohës, dhe kjo është një gjë që dëgjuesit e mirë kanë nevojë shumë. Të jeni në gjendje ti pranoni anët e errëta dhe pikëpamjet kundërshtare pa ikur nga skena mendërisht, ju mundëson ti kuptoni njerëzit më mirë, dhe poashtu do të ju ndihmojë të bëheni vendimmarrës më i mirë.
Kjo natyrisht, nuk domethënë që duhet të pajtoheni me njerëzit e tjerë. Dhe ju nuk duhet madje as të prisni ti kuptoni ata plotësisht. Në fakt, keqkuptimet janë të pashmangshme dhe pjesë konstruktive e një bisede të mirë.
Dhe Akoma, njerëzit shpesh hezitojnë ta ndalin një bisedë dhe thjeshtë të thonë ‘’Nuk kuptoj.’’ Zakonisht është më e lehtë të vazhdoni dhe të shpresoni që nuk ka problem. Por qartësimi i keqkuptimit mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme për të fituar një njohje më të mirë të mendjes së dikujt. Për shkak se nuk mund ta parashikojmë se çfarë po mendon dikuish tjetër, është e pashmangshme që ata ndonjëherë do të thonë gjëra për ne nuk kanë shumë kuptim. Ky është lajm i mirë, ngase na jem mundësinë ta zgjerojmë të kuptuarit e tyre.
Në fund të fundit, nuk ja bëjmë dot ndryshe, pos ta kuptojmë botën nga perspektiva jonë unike. Ndonëse nuk mund ti njohim plotësisht njerëzit e tjerë, nese e njohim veten, atëherë do ta kuptojmë se si pikëpamjet tona e ndikojnë mënyrën se si ne i interpretojmë njerëzit e tjerë. Pranojeni këtë dhe do të filloni të mendoni për pikëpamjet e kundërta dhe keqkuptimet si mundësi për të dëgjuar më thellë dhe për t’u rritur si person.
Ideja kyçe 6
Një nga çelësat e dëgjimit të mirë janë pyetjet.
Një dëgjues i mirë me siguri do ta gjejë veten duke thënë më pak në një bisesë sesa personi të cilin janë duke e dëgjuar. Por çfarëdo që thotë dëgjuesi duhet të jetë saktësisht gjëja e duhur.
Sociologu Charles Derber i Kolegjit të Bostonit thotë se ekzistojnë dy lloje themelore të përgjigjes bisedore: përgjigja mbështetëse dhe përgjigja e ndryshimit. Thuaj se dikush ju thotë se qeni i saj së fundmi iku për disa ditë. Nëse përgjigjeni duke shpjeguar se si qeni juaj nuk del kurrë jashtë, kjo është një përgjigje ndryshimi – ju e keni zhvendosur theksin te ju. Sidoqoftë, një përgjigje mbështetëse mund të jetë të shprehësh simpatinë dhe më pas të bësh një pyetje – si, ku e gjeti përfundimisht qenin e saj – që inkurajon folësin të tregojë historinë e saj më plotësisht.
Siç mund ta prisni, përgjigjet me ndryshim janë më të zakonshme – por një dëgjues i mirë është një ekspert në përgjigjet mbështetëse. Ajo që është veçanërisht e vështirë në lidhje me përgjigjet mbështetëse është të siguroheni që ato nuk janë mënyra delikate për të imponuar pikëpamjen tuaj – është më mirë ta inkurajoni folësin të ndajë të vetën.
Ju poashtu nuk duhet të brengoseni nëse dukeni i ditur. Disa njerëz janë aq të brengosur rreth kësaj saqë bëjnë pyetje që lëjnë të kuptoni se ata tashmë e dinë përgjigjen. Por një pyetje si ky lloj ‘’A nuk mendoni se…’’ mund të duket si një përgjigje mbështetëse, në fakt ajo është një përgjigje e fshehur.
Përgjigjet e ndryshimit nuk janë domosdoshmërisht egoizëm i pastër. Ato munden poashtu të lindin prej një dëshire të sinqertë për ta njohur personin tjetër. Kjo është aktualisht një arsye që përgjigjet mbështetëse janë aq të vështira për tu kuptuar drejtë-ato kërkojnë që ju ta dini që nuk mund ti rregulloni problemet e personit tjetër. Askush nuk mundet. Një dëgjues i mirë është më shumë një tabelë tingëlluese, të vetëdijshëm se më e mira që mund të bëjnë është të ndihmojnë folësin të arrijë në realizimet e tij.
Kuakerët, një grup i krishterë, mbajnë “komitete qartësie” të përkushtuara ndaj këtij lloji të dëgjimit të kujdesshëm. Në një komitet të qartësisë, disa anëtarë do t’i bëjnë dikujt pyetje të zgjedhura mirë për të ndihmuar në zgjidhjen e një problemi që ai person ka pasur – një përgjigje mbështetëse e shkruar shumë.
Në vitet 1970, një komitet i pastërtisë ndihmoi Quaker Parker Palmer të vendoste nëse do të pranonte një punë prestigjioze, por kërkuese. Ata e pyetën se çfarë do të donte në lidhje me pozicionin – dhe me qetësi e përsëritën pyetjen kur ai u përgjigj me atë që nuk do t’i pëlqente në të. Vetëm përmes këtij dëgjimi nga afër Palmer kuptoi se e dëshironte punën vetëm për prestigjin.
Palmer vazhdoi të krijoi Qendrën për Guximin dhe Rinovimin, një organizatë jofitimprurëse që synon të sjellë teknikat e komitetit të qartësisë për një publik më të gjerë. Mësimi i njerëzve se si të dëgjojnë mund të jetë punë e gjithë jetës.
Ideja kyçe 7
Ti dëgjoni të tjerët nuk nënkupton ta merrni në kontroll rrëfimin, dhe të mundoheni ta heshtni zërin tuaj të brendshëm.
Shumë njerëz kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes dhe ta kontrollojnë narrativën e një bisede. Një sesion improvizues komedie-nëse nuk është një shumë i mirë-mund të jetë dëshmi alarmuese se si njerëzit garojnë pr qendrën e vëmendjes dhe përgjigjen më qesharake. Por në fakt, për përmirësim vërtetë efektiv, aftësitë dëgjuese janë jetike.
Improv është një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar të ruani fokusin. Në qytetin e famshëm të dytë në Çikago, drejtori artistik Matt Hovde drejton një program trajnimi për fillestarët. Një lojë që ata luajnë është tregimi në grup. Hovde kontrollon se cili anëtar i grupit rrëfen një histori të sajuar dhe gjithashtu vendos se kur ndryshon transmetuesi. Ai e detyron të gjithë grupin të dëgjojë nga afër, në mënyrë që, nëse thirren, çdokush mund të marrë fillin.
Në atë situatë, bëhet menjëherë e dukshme nëse nuk keni dëgjuar – ose nëse jeni aq të etur për një të qeshur të shpejtë sa që e prishni të gjithë narrativën me diçka qesharake. Takimet e biznesit, gjithashtu, mund të prishen nga kontributet e pandjeshme, që është një arsye pse gjithnjë e më shumë kompani po kthehen drejt përmirësimit për të përmirësuar aftësitë e dëgjimit të punonjësve.
Megjithatë, nuk është vetëm në skenarët e grupit që ne luftojmë për vëmendje. Edhe në një bisedë një me një, zërat tanë të brendshëm tepër aktivë mund të bëjnë që mendjet tona të lëvizin. Kur ia kthejmë vëmendjen asaj që thotë folësi, mund të kemi humbur plotësisht gjurmët.
Një tjetër problem është se, edhe nëse jemi ende të përqendruar në një temë, ne mund të obsesionohemi se çfarë të themi tutje, nuk janë vetëm pjesëmarrësit e klasës së përmirësuar ata që duan rikthime të zgjuara. Por duke luftuar këtë tendencë, do të dëgjoni më shumë nga ato që thotë folësi – gjë që do ta bëjë më të lehtë përgjigjen.
Ja ku është edhe një këshillë edhe më e vështirë: përqafojeni heshtjen. Perëndimorët, sidomos, shkojnë në largësi të quditshme për ta shmangur atë. Në Azi, kur heshtja tolerohet pak më shumë, biznesmenët Amerikanë ndonjëherë përfundojnë duke folur për pozita negociuese të këqija, vetëm për ti shmangur pushimet e parehatshme. Por a duhet pushimi të jetë i quditshëm? Mund të jetë nj shenje sëe jeni duke menduar rreth asaj që sapo ka thënë dikush.
Tani edhe një pyetje edhe më sfiduese: a do të mund ta kalonit një ditë të tërë pa folur? Kompozitori Kanadian R. Murray Schafer rastësisht i pyet studentët e tij që ta provojnë këtë gjë. Në fund, ata priren të jenë shumë më të përshtatur me pasurinë e jashtëzakonshme të tingujve që na rrethojnë të gjithëve.
Mos kini frikë nga heshtja, atëherë – dhe përpiquni të fikni zërin tuaj të brendshëm herë pas here.
Ideja kyçe 8
Dëgjimi është punë e vështirë, dhe ndonjëherë ju duhet ta arsyetoni atë, por gjithnjë ja vlen.
Sikur gjithçka që kemi mbuluar deri më tani rreth mënyrës së dëgjimit të mos ishte mjaft sfiduese, mbani në mend këtë: nuk duhet të dëgjoni vetëm kur të tjerët flasin, por edhe kur jeni duke folur.
Cdo folës duhet ta lexojë audiencën e tij. Në çfarë janë të interesuar ta, dhe çfarë i ftoh ata? Ju mund të keni një tregim fascinues për të treguar, por do të jetë një luftë e vështirë nëse personi me të cilin po flisni po mendon për diçka tjetër, ose thjesht nuk ka interes për këtë temë.
Për ti lexuar dëgjuesit në mënyrë efektive, ju duhet të jeni të ndjeshëm ndaj shenjave delikate, duke përfshirë këtu edhe përgjigjet verbale dhe të gjuhës së trupit. Nëse edhe ajo nuk funksionon, kontrolloni-pyetni nëse ajo që po thoni ka kuptim për ta.
Por mos prisni që ata të jenë çdoherë të vëmendshëm. Askush nuk mund të dëgjojë me vëmendje gjithë kohën. Në fund të fundit, është një aktivitet aktiv, kërkues, dhe duhet të jemi të ndjeshëm ndaj përpjekjeve që kërkon. Mendoni rreth ndërrimeve të shkurtra që bëjnë kontrolluesit e trafikut.
Më shumë se dy orë apo më shumë, dhe ata do të fillonin të paraqesin rrezik për shkak të gabimeve të përqendrimit.
Pra, çfarë bëni kur nuk keni energji për të dëgjuar? Bëni një pushim me mirësjellje – mos vazhdoni vetëm me gjysmë zemre. Të dëgjuarit mund të jetë një aftësi e rrallë, por të gjithë e dinë kur dëgjohen dhe kur nuk dëgjohen; nuk është diçka që mund ta falsifikoni.
Mendoni rreth asaj se pse ju mungon energjia. Mund të jenë disa njerëz të cilët e keni të vështirë ti dëgjoni. Ja vlen të ndaleni, dhe ta pyesni veten se çfarë është ajo gjë. A ju duken përsëritës dhe të mërzitshëm? A keni mospajtime me ta? Ndoshta keni frikë nga afërsia me ta?
Cfarëdo qofshin arsyet, merreni parasysh se nëse ato arsye flasin më shumë për ta sesa për ju.
Ndoshta është ironike, por për të qenë një dëgjues i mirë, i përshtatur siç duhet me atë që thotë dikush tjetër, duhet ta njohësh vërtet veten shumë mirë – paragjykimet, prirjet, kufijtë e tu, çfarë dëshiron vërtet nga biseda.
Kjo nuk do të thotë se dëgjimi i mirë është një veprim egoist. Larg asaj. Por kjo do të thotë që dëgjimi i mirë nuk i sjell dobi vetëm folësit, por edhe juve, dëgjuesit.
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Të dëgjoni me vëmendje është e vështirë në botën moderne, dhe shumë pak njerëz e bëjnë këtë. Por dobitë e dëgjimit janë të mëdha, qoftë nëse jeni moderator i një grupi fokusi, agjent qeverie, terapist, apo thjesht një partner apo mik. Duke përqafuar kurreshtjen tuaj natyrale, duke qenë i kujdesshëm dhe të mos bëni paragjykime, dhe duke pyetur në mënyrë konstruktive, pyetje mbështetëse, ju mund ti përmirësoni aftësitë tuaja dëgjuese-për dobinë tuaj dhe të çdokujt përreth jush.
Këshillë vepruese:
Dëgjoni njerëzit që i keni më së afërmi.
Vendi më i mirë për të filluar të përmirësoni dëgjimin tuaj është pikërisht nën hundë. Është e zakonshme të ndjeni se e njihni partnerin tuaj, ose familjen dhe miqtë tuaj të ngushtë, aq mirë sa mund të parashikoni se çfarë do të thonë. Megjithatë, shumë shpesh kjo do të thotë se ne nuk u kushtojmë vëmendje atyre.
Kështu që, herën tjetër që ata flasin me ju, provoni aftësitë tuaja të të dëgjuarit tek ata. Dëgjoni çdo nuancë të zërit të tyre, shikoni gjuhën e trupit të tyre, merrni parasysh atë që bëjnë dhe nuk thonë. Ata me siguri do t’ju befasojnë.
Keni komente?
Me siguri do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë duhet të lexoni më pas: Vetëm dëgjoni, nga Mark Goulston
Në këto pulsime, ju keni mësuar se të qenit një dëgjues i mirë ju sjell përfitime dhe jo vetëm personit që po dëgjoni. Por si funksionon saktësisht kjo?
Në Just Listen (2009), psikiatri, konsulenti dhe trajneri i biznesit Mark Goulston hyn në më shumë detaje se si puna për t’u bërë një dëgjues më i mirë ndihmon për t’ju përmirësuar. Dëgjimi i mirë nuk të ndihmon vetëm të kuptosh veten më mirë; ai gjithashtu mund të përmirësojë aftësitë tuaja të komunikimit, duke ju ndihmuar të bëheni më bindës. Pra, nëse jeni gati të ngriheni në nivel përmes dëgjimit, shkoni te pulsimet tona për Thjesht Dëgjo.