-4.6 C
Pristina
spot_img

Nuk kalon rezoluta e AAK-së për rritjen e koeficientit të pagave, LVV voton kundër

Date:

Share:

Rezoluta e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për rritjen e koeficientit nga 105 në 129 euro, nuk ka arritur të kalojë në Kuvend.

Nga 84 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 52 kanë votuar kundër, 28 kanë votuar për ndërkaq kanë abstenuar katër deputetë.

Për kanë votuar deputetët e opozitës, ndërsa ata të mazhorancës e kanë kundërshtuar këtë rezolutë.

Ndryshe, para nisjes së seancës së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, iu ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë rezolutën për rritjen e koeficientit.

Tahiri duke e bërë këtë kërkesë ndaj deputetëve, ka thënë se gjendja ekonomike në vend është e rëndë.

“Fakti që punëtorët në administratën e shtetit menxi po e lidhin muajin me muaj. Duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po kërkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se është tepër me rëndësi që sot Kuvendi të votojë rezolutën ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 ne 129. Deputetë, mos këqyrni majtas e djathtas por votoni, PËR”, ka shkruar ai në Facebook.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img