-3.8 C
Pristina
spot_img

Nvidia prezanton gjeneratën e re të çipeve AI për superkompjuterët

Date:

Share:

Produkti kryesor i këtij lançimi është çipi grafik HGX H200 bazuar në arkitekturën “Hopper” të Nvidia si një zëvendësim për H100.

Nvidia prezantoi çipet e gjeneratës së ardhshme AI për superkompjuterët të cilët do të luajnë një rol të madh në avancimet në deep learning dhe modelet gjuhësore (LLM) si GPT-4 i OpenAI.

Teknologjia është një hap i madh krahasuar me gjeneratën e kaluar dhe pritet të përdoret në qendra të dhënash dhe super kompjuterë të cilët punojnë në parashikimin e motit dhe klimës, zbulimin e barnave të reja, informatikën kuantike e shumë të tjera.

Produkti kryesor i këtij lançimi është çipi grafik HGX H200 bazuar në arkitekturën “Hopper” të Nvidia si një zëvendësim për H100.

Përdor memorien HBM3e e cila është më e shpejtë dhe ka më shumë kapacitet duke e bërë akoma më të dobishëm në përpunimin e modeleve gjuhësore.

Sa i takon përfitimeve, Nvidia thotë se HGX H200 dyfishon shpejtësinë në Llama 2, një LLM me 70 miliardë parametra, krahasuar me H100. Funksionon në çdo lloj qendre të dhënash dhe do të përdoret në Amazon Web Services, Google Cloud, Microsoft Azure dhe Oracle Cloud.

Çipi tjetër i rëndësishëm që Nvidia prezantoi ishte GH200 Hopper. Ky “superçip” do të përdoret në mbi 40 superkompjuterë AI në qendra të ndryshme kërkimore, krijues sistemesh dhe ofrues shërbimesh cloud.

Super kompjuteri më i fuqishëm që do të mbështetet në GH200 Hopper është JUPITER në Gjermani i cili do të bëhet sistemi AI më i fuqishëm në botë kur të hyjë në funksion në 2024.

Duke shfrytëzuar një arkitekturë me ftohje të lëngshme, super kompjuteri do të kombinojë 24 mijë superçipe Nvidia GH200.

Nvidia thotë se JUPITER do të ndihmojë në arritjet shkencore në një numër fushash, duke përfshirë parashikimin e klimës dhe motit, duke gjeneruar simulime klimatike dhe moti me rezolucion të lartë me vizualizim interaktiv. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img