0.3 C
Pristina
spot_img

Pagesat me e-banking në rritje, pesha e tyre arriti në 58.5% të transfertave bankare

Date:

Share:

Në vitin 2022, individët shënuan edhe shkallën më të lartë të rritjes së numrit të llogarive të lidhura me internetin, me 25% më shumë. Për sa i përket bizneseve, numri i llogarive të lidhura me internetin u zgjerua me 16%.

Veprimet nëpërmjet kanaleve elektronike dominuan strukturën e pagesave bankare për të tretin tremujor radhazi gjatë vitit 2023.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga rreth 3.45 milionë transferta kreditimi të kryera nga klientët e sektorit bankar në tremujorin e tretë, 58.5% e tyre ose më shumë se dy milionë veprime në total u kryen në formë jo-letër.

Pesha e veprimeve nga kanalet elektronike shënoi rritje të mëtejshme krahasuar me dy tremujorët e parë të vitit 2023, kur pagesat elektronike përbënin rreth 56% të numrit total të transfertave bankare të kreditimit. Kjo bëri që për të gjithë 9-mujorin 2023, pesha e pagesave elektronike të arrinte në pothuajse 57% të totalit të trasnfertave.

Ndërkohë, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023 u regjistrua edhe një rritje e peshës specifike të transfertave elektronike në vlerë. Rreth 39% e vlerës së përgjithshme të transfertave u krye nëpërmjet veprimeve elektronike distancë, nga 35% dhe 33% e që kishte qenë pesha e tyre në dy tremujorët e mëparshëm.

Transfertat në formë jo-letër përfshijnë transferta që kryhen pa praninë fizike të klientit në bankë, kryesisht nëpërmjet shërbimeve të internet banking dhe mobile banking.

Zhvendosja e transfertave bankare drejt kanaleve elektronike shënon një pikë të rëndësishme kthese në marrëdhënien e publikut shqiptar me shërbimet bankare. Për herë të parë gjatë vitit 2023 veprimet e internet banking dhe mobile banking kanë kaluar numrin e veprimeve që kryhen fizikisht në sportelet e bankave. Ndërkohë, pesha e tyre është rritje të vazhdueshme edhe në vlerë.

Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga Banka e Shqipërisë. Që prej qershorit të vitit 2020, të gjitha transfertat ndërbankare deri në vlerën e 20 mijë lekëve që kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike duhet të ofrohen nga bankat pa asnjë komision. Ndërkohë, për shumat më të mëdha transfertat elektronike kanë komisione të paktën 50% më të lira krahasuar me ato që kryhen nga sportelet e bankave. E njëjta politikë u ndoq edhe në rregulloren për transfertat kombëtare në euro, ku komisionet për transfertat elektronike duhet të jetë maksimalisht sa 50% e komisioneve të pagesave që kryhen në degët e bankave.

Në fund të vitit 2022, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 878 mijë, në rritje vjetore me 24%. Vlerësohet se 28.2% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 23.2% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2021. 90% e numrit të llogarive bankare të rezidentëve të lidhura me internetin i takojnë individëve.

Në vitin 2022, individët shënuan edhe shkallën më të lartë të rritjes së numrit të llogarive të lidhura me internetin, me 25% më shumë. Për sa i përket bizneseve, numri i llogarive të lidhura me internetin u zgjerua me 16%.

Përdorimi i kanaleve online kursen kohë dhe është një zhvillim i rëndësishëm për shmangien e radhëve të klientëve në sportelet e bankave, duke i shfrytëzuar këto sportele vetëm për marrjen e atyre shërbimeve dhe produkteve ku prania fizike është vërtet e domosdoshme.

Aktualisht, të gjitha bankat tregtare në Shqipëri e ofrojnë shërbimet e bankingut në distancë. Kjo nënkupton se çdo klient i sektorit bankar ka në dispozicion një kanal alternativ për kryerjen e pagesave dhe marrjen e shërbimeve të tjera, pa qenë nevoja për shkuar domosdoshmërisht në degë./Monitor

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img