Kosova vazhdon të ketë probleme me qarkullimin e parave të falsifikuara në treg. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në polici janë raportuar katër raste të tilla.Problemi më i madh vazhdon të jetë me monedhat metalike nga 2 euro.
Një rast i tillë është raportuar dje në Vushtrri, ku janë arrestuar tre presona nën dyshimin se ata bëjnë shpërndarjen e parave të falsifikuara.
“Nga atë dyshuarit janë konfiskuar monedha metalike nga 2€, një automjet dhe katër telefona. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.Një tjetër rast po ashtu në Vushtrri është raportuar nga ankuesi mashkull kosovar, i cili ka informuar se janë pranuar 200€ (1×100, 2×50) para të falsifikuara. Kartëmonedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.Gjithashtu edhe në Pejë është raportuar për falsifikim të parasë.
Ankuesja femër kosovare ka informuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 € e falsifikuar.
“ Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.
Rasti i njëjtë ka ndodhur edhe në Graqanicë, ku ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, rasti është duke u hetuar.