Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Parimet e Para
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë në këtë libër për mua? Shikoje Greqinë dhe Romën e lashtë përmes syve të themeluesve të Amerikës.
Ditët e sotme, sistemi edukativ Amerikan nuk vë shumë theks në klasikët Grek dhe Romak. Sidoqoftë, ndikimi i mendimit antik mund të ndihet ende në mënyra të panumërta.
Nisu kah kryeqyteti i Amerikës, Washington DC, për shembul, dhe do ti shikosh ndërtesat e dizajnuara në stil klasik. Ndizi lajmet, dhe do ti dëgjosh fjalimet e Republikanëve dhe Demokratëve: terme të ardhura nga gjuha Latine dhe Greke, respektivisht.
Por Greqia dhe Roma bënë një ndikim në Amerikë që shkon përtej zgjedhjeve estetike dhe gjuhësisë. Shkrimet antike ishin qendrore për mënyrën se si themeluesit e Amerikës e panë shtetin e tyre në lindje. Në kohë të kaosit kombëtar, është shumë e rëndësishme për Amerikanët e sotëm që ti rivizitojnë-dhe të ripërqendrohen-në parimet e para të kombit të tyre.
Në këto pulsime do të mësosh:
- Cila ishte shfaqja e preferuar e George Washingtonit;
- Si ngjanin John Adams dhe politikani Romak Cicero; and
- Pse kushtetuta është dokument Epikurean.
Ideja kyçe 1
Amerikanët revolucionarë e panë Republikën Antike Romake si shembull të qeverisë republikane.
Merre fjalën virtyt. Në ditët e sotme kjo fjalë është sinonim i moralit. Në të kaluarën jo shumë të largët, kjo fjalë përdorej për ta përshkruar nderin e femrës. Por në kohën e themeluesve të Amerikës, ajo kishte një definicion krejtësisht ndryshe. Për ta, fjala virtyt nënkuptonte mendësinë publike-cilësinë e të vendosurit të së mirës së përgjithshme para interesit personal.
Virtyti ishte natyrisht, fjalë Latine. Dhe ishte një nga themeluesit që, nëse jo i varur prej saj, së paku ishte i dashuruar me këtë fjalë. Në përpilimin e shkrimeve të epokës së Revolucionit në Arkivat Kombëtare të SHBA-ve, fjala ‘’virtyt’’ shfaqet diku gjashtëmijë herë në total. Besoje ose jo, kjo është më shpesh sesa fjala ‘’liri’’. Është e qartë se themeluesit kishin në mendje parimet klasike kur e ndërtuan kombin e tyre të ri.
Mesazhi kyç këtu është: Amerikanët Revolucionarë e panë Republikën e Romës Antike si shembull të qeverisë republikane.
Ideja moderne e virtytit është ndryshe nga ajo që një nga themeluesit kishte në mendje. Por i tërë koncepti i botës klasike ishte ndryshe poashtu.
Veprat e sotme nga autorë Greke si Homeri, Plato dhe Herodoti janë paraqitur në listën e librave të mrekullueshme. Romakët, sidoqoftë, janë neglizhuar krahasimisht. Në epokën Revolucionare, ishte e kundërta: Romakët ndërroheshin, derisa Grekët shiheshin si fluturues dhe të paqëndrueshëm.
Figurat historike poashtu shikoheshin me thjerrëza të tjera. Merre për shembull Ciceoron. Në ditët e sotme, Roma konsiderohet më shumë si një shtet që ja mban lartë. Por themeluesit e Amerikës e idealizuan Ciceron si një orator të aftë dhe lider të suksesshëm.
Bashkë me mendimtarët e saj, qeveria republikane Romake ishte orientuese për themeluesit e Amerikës. Merre për shembull fjalën e Aleksandër Hamiltonit rreth saj. Në volumin e tridhjetë e katërt të Letrave Federale, ai shkroi se Republika Romake kishte ‘’arritur lartësitë më të mëdha të madhështisë njerëzore.’’
I një interesi edhe më të madh të lulëzimit të Romës ishte edhe rënia e saj: ajo që themeluesit u habitën ishte pyetja se çfarë e kishte shkaktuar ndryshkjen e një perandorie kaq madhështore?
Po aq sa është Roma e frymëzuar dhe e udhëhequr nga themeluesit, ajo poashtu ishte drejtuar gabim. Rasti me problematik lidhet me praktikën e robërisë. Shumë nga themeluesit e saj e pane robërinë njerëzore si pjesë të rregullit shoqëror dhe i përdorën teoritë klasike për ta justifikuar atë.
Është e thjeshtë ta kuptosh se themeluesit e Amerikës ishin burra gabimtarë. Megjithëatë, ata ja dolën në mënyrë të suksesshme ta krijojnë një republikë që vazhdon ti zgjerojë të drejtat e njerëzve edhe më tutje në shoqëri. Ja vlen ti studjosh idetë klasike të mendjeve të tyre.
Ideja kyçe
Washingtoni synoi të bëhet burrështetas dhe gjeneral ushtrie i virtytshëm.
Një nga veprat më të famshme dramatike në Amerikën para Revolucionare quhej Cato. Sot, drama është e ngurtë, e rëndë dhe e palexueshme. Audiencat e shekullit të tetëmbëdhjetë, sidoqoftë, i shijuan fjalimet e gjata dhe rreshtimet e kuotave.
Cato njihej edhe për një arsye tjetër: ishte drama e parapëlqyer e Geroge Washingtonit. Karakteri i saj kryesor ishte gjithçka që Washingtoni synonte të jetë. Cato ishte model i virtytit i cili refuzonte lukset e ofruara nga lindja e tij si klasë e lartë dhe e kaloi jetën e tij politike duke luftuar kundër korrupsionit qeveritar.
Wshingtoni, sikurse Cato, ishte njeri i veprës jo vetëm i fjalës. Dhe ndryshe nga themeluesit, Washingtoni nuk ishte edukuar në një universitet prestigjioz, por në një fushëbetejë.
Mesazhi kyç këtu është: Washingtoni synonte të bëhej burrështas dhe gjeneral ushtrie i virtytshëm.
Përvoja e betejës së parë madhore ndodhi në vitin 1754 gjatë luftës Franceze dhe Indiane-një konflikt në mes të Britanezëve dhe Francezëve, të cilët kishin bërë aleancë me të Parët e Fiseve.
Lufta filloi me një fitore të Washingtonit 22 vjeqar. Ai dhe armata e tij i dolën në pritë me sukses Francezëve, duke pësuar vetëm një vdekje. Por gjërat së shpejti ndryshuan për të keq.
Pas disa javëve, Francezët lansuan një goditje nga ana e tyre. Por në këtë pikë, trupat e Washingtonit nuk kishin mjaft ushqim dhe u ndjenë të demoralizuar. Kur erdhi përfundimisht sulmi nga Francezët, humbjet e Washingtonit numëronin njëqind. Vetëm tre ushtarë Franceze vdiqën.
Një humbje edhe më nënçmuese erdhi një vit më vonë. Washingtoni po funksiononte nën udhëheqjen e Gjeneralit Britanez Edward Braddock, një burrë arrogant i cili tallej me forcat franceze.
Braddock duhej të paguante për atë kryelartësi me jetën e tij. Ai vdiq bashkë me 1200 ushtarë të tjerë Britanezë në një ballafaqim në Ohio River Valley. Pas një egzekutimi expert të një prite nga Francezët dhe aleatët e të Parëve të Tyre, Britanezët u detyruan të tërhiqen.
Humbja dhe pasojat e saj e prekën thellë Washingtonin. Më vonë ai e kujtoi vozitjen nëpër kampin Britanez gjatë natës, dhe kalin e tij duke kaluar me kujdes mbi trupat e vdekur të njerëzve. Ai e pa direkt çfarë mund ti ndodh një gjenerali arrogant i cili refuzoi të përshtatet me situatat dhe ti dëgjojë këshillat.
Washingtoni e mori mësimin kur u bë udhëheqës i Armatës Kontinentale që luftoi kundër Britanezëve trembëdhjetë vite më vonë. Përkundër mungesës së edukimit të tij formal, Washingtoni mësoi si të bëhet lider i vërtetë Romak-lider që dha shembull të diciplinës dhe virtytit.
Ideja kyçe 3
Gjatë Luftës Revolucionare, Washingtoni mishëronte edhe Fabiusin edhe Cincinnatusin.
Shumica e Amerikanëve sot e njohin Washingtonin si një gjeni ushtarak. Por në fillim të Luftës Revolucionare, Washingtoni ende nuk e kishte kuptuar si ti mundte Britanezët. Në fakt, strategjitë e tij të hershme dështuan plotësisht.
Së pari, Washingtoni provoi të përfshihet me Britanzët menjëherë. Falë pasurisë së madhe, trajnimit, dhe numrit të ushtrisë Britaneze, kjo strategji ishte e rrënuar që nga fillimi. Pas një viti e gjysmë humbjesh, Washingtoni e dëgjoi këshillën e një nga gjeneralët e tij më të mirë, Nathaniel Greene, dhe u drejtua kah një strategji e luftës së pozitave. Kjo është një qasje mbrojtëse ku një ushtri tërhiqet në një kala dhe lufton prej atje. Kjo poashtu ishte e pasuksesshme, dhe rezultoi në pengesa të kushtueshme kur mijëra trupa ju nënshtruan Britanezëve.
Ndryshimi ishte i domosdoshëm. Kështuqë Washingtoni u kthye drelt një strategjie tjetër-një të modeluar sipas atyre që e kishin përdorur nga Gjenerali Romak Fabius.
Mesazhi kyç këtu është: Gjatë Luftës Revolucionare, Washingtoni mishëroi edhe Fabiusin edhe Cincinnatusin.
Arritja më e njohur e Fabiusit ishte humbja e gjeneralit të tij Hannibal of Carthage në fillim të viteve 200 para Krishtit. Për ta bërë këtë gjë, Fabiusi- I cili, sikur Washingtoni, ishte i njohur për të qenit mendimtar i ngadalshëm-formuloi një strategji të përpiktë. Ai nuk përqendrohej në humbjen e mënjëhershme të Hannibalit, por që ti mohonte atij një fitore vendimtare.
Për ta bërë këtë gjë, Fabiusi e shkëputi Hannibalin dhe ushtrinë e tij nga burimet e tyre, duke ua dëmtuar linjat e furnizimit dhe duke ua penguar partitë e kërkimit të ushqimit. Ai poashtu i mbajti kampet e ushtrive të tij në kodra, në vend se ti mbante në lëndina, duke kërkuar nga ushtria e kundërshtarit të tij që të bëjë kujdes të vazhdueshëm.
Në luftën e tij me Hannibalin, Fabiani vështirë fitoi ndonjë betejë të vetme. Por prapë, ai e fitoi luftën. Ishte njëjte sikur me Washingtonin. Ai rrallë u përfshi me Britanezt direkt në fazat e mëdha të Revolucionit Amerikan. Por duke e lodhur kundërshtarin e tij, duke ua zvogëluar burimet e tyre, dhe duke i ngadalësuar ata, Washingtoni mundi përfundimisht të dilte fitimtar.
Pasi lufta ishte fituar, në fund të Dhjetorit të vitit 1783, Kongresi e hodhi një parti fituese për Washingtonin. Menjëherë ditën tjetër, ai e hoqi nga puna Komandantin e Ushtrisë Kontinentale. Washingtoni lehtë do të kishte mundur ta kthente vetën në një Juliu Cezar Amerikan, pra një diktator ushtarak. Por në vend të kësaj, ai zgjodhi të bëhej një Cincinnatus-një burrë i njohur për heqjen dorë nga titulli i diktatorit dhe kthimi në fermën e tij sapo ti kishte çuar Romakët drejt fitores. Duke bërë kështu, Cincinnatusi dhe Washingtoni treguan nderimin më të madh për virtytin publik.
Ideja kyçe 4
John Adams e shihte veten si një Cicero Amerikan.
Oratori Romak Cicero ishte lindur në vitin 106 para Krishtit nga prindër të lindur nga një familje e rëndomtë. Ndonëse ai e filloi jetën si një plebian-njeri i zakonshëm-ai në ndërkohë ja arriti të bëhet ajo që Romakët e quajtën ‘’njeriu i ri’’: dikush që arriti fisnikëri duke mbajtur një zyre të madhe.
Kulmi i karrierës së Cicerros erdhi në vitin 63 para Krishtit, kur ai ishte caktuar si një nga konsujt e Romës-pozita politike kryesore në perandori. Ishte në këtë rol që ai u ballafaqua me Konspiracionin e Atilinës, një kurth i krijuar nga senatori populist Catiline për ta përmbysur konsulencën e Romës. Përmes një serie të fjalimeve të fuqishme, emocionale, shtrënguese, Cicero e zbuloi kurthin e Catilinës dhe e shkaktoi largimin e senatorit nga Roma.
Cicero ishte i mirënjohur tek themeluesit e Amerikës. Por ai u idealizua vërtetë shumë nga njëri prej tyre. John Adams, i cili ja doli të ndanë disa nga veqoritë më të mira dhe më të këqija të Ciceros.
Mesazhi kyç këtu është: John Adams e pa veten si një Cicero Amerikan.
Adams ishte, sa për të thënë, së paku fans i madh i Ciceros. Natën, ai ia lexonte vetes fjalimet e Ciceros me zë. Dhe ai poashtu shkroi për Romakun në ditarin e tij.
Tek Cicero, Adams pa elemente të vetes. Të dytë, në fund të fundit, kishin ardhur nga prapavija të papërshkrueshme dhe kishin marrë famë përmes kombinimit të mundit dhe oratorisë. Dhe sikurse Cicero, Adami ishte i vendosur të bëhej njeri I madh- I nderuar, i respektuar dhe i fuqishëm.
Të dy kishin poashtu një të metë të madhe: kotësinë. Cicero ishte tmerrësisht i dhënë pas lavdërimit. Dhe Adami, në anën e tij, ishte i tmerrshëm në largimin e lajmeve negative. Gjatë presidencës së tij, ai realisht i burgosi redaktorët e gazetave që e kritikonin atë.
Shumë më vonë para se Adams të bëhej president, sidoqoftë, ai i hyri politikës. Në fakt, ai ishte themeluesi i parë që nxiti një revolucion.
Në vitin 1765, Adams e publikoi një broshurë që paraqiti vizionin parashikues dhe befasues. Në të, ai parashikonte të ardhmen e largët të Amerikës, liria, thoshte ai, do të udhëhiqte përfundimisht mbi më shumë se miliona qytetarë.
Në verë të të njëjtit vit, Adams publikoi një seri eseshë ku argumentonte se Amerikanët ksihin të drejtë për liri që rrjedh më parë nga Zoti sesa nga mbreti.
Këto ese patën një ndikim të jashtëzakonshëm. Ato i dhanë ndjekësve të Adamit Bostonianëve një vetëdije edhe më serioze për të drejtat dhe liritë e tyre. Ata pyesnin nëse po trajtoheshin drejtë nga Britanezët. Dhe ata filluan ta pranojnë idenë se një revolucion mund të jetë së shpejti në horizont.
Ideja kyçe 5
Thomas Jefferson u frymëzua nga Grekët, veçanarisht nga Epicurusi.
Thomas Jefferson ishte ndryshe nga themeluesit tjerë në shumë mënyra. Ai kishte mendësi estetike: ai bënte muzikë, lexonte shumë, dhe dizajnonte arkitekturë. Dhe ndonëse lëvizja Romantike, e cila e vlerësonte emocionin në raport me arsyen, nuk kishte filluar ende, mund ta konsiderojmë lirisht Jeffersonin si një nga paraardhësit e saj. Ai ishte pasionant, emotiv dhe madje edhe jologjik me raste.
Lëvizja Romantike u ndikua shumë nga grekët e lashtë. Dhe poashtu edhe Thomas Jeffersoni. Ai ishte themeluesi i vetëm i cili ishte në mënyrë të padiskutueshme më shumë Grek sesa Romak.
Mesazhi kyç këtu është: Thomas Jefferson u frymëzua nga Grekët, veçanarisht nga Epikurusi.
Përderisa Jeffersoni po kryente edukimin e tij, ai mbante një lloj ditari të quajtur libri i rëndomtë, në të cilin ai regjistronte thënie nga teskte të ndryshme që lexonte. Autorët grekë dallohen më së shumëti në të-për shembull, Jeffersoni e citon Tragjedianin Athinas Euripidin diku 70 herë.
Çuditërisht, filozofi Grek Epikurusi nuk gjindet askund. Kjo nënkupton se Jeffersoni e ka gjetur Epikurusin vonë në jetë. Por sapo e ka gjetur, filozofi Grek pati një ndikim të thellë në të menduarit e tij.
Sidoqoftë, për jetën e Epikurusit dihet shumë pak. Ajo që dimë është se ai ndërtoi një komunitet të quajtur Kopshti në Athinë. Atje, anëtarët e tij e përqafuan pikëpamjen se qetësia dhe kënaqësia ishin qëllimet kryesore në jetë.
Sot ne më së shumëti mendojmë për Epikurianeizmin si të qenit i përfshirë në gjëra sikurse vera dhe marrëdhëniet intime. Por në kohën e Jeffersonit, filozofia nënkuptonte diçka shumë më ndryshe. Në ditarin e tij, Jefersoni përmblodhi filozofinë Epikureane në këtë mënyrë: lumturia është qëllimi i jetës. Virtyti është baza e lumturisë. Dhe virtyti përbëhet nga maturia, vetëpërmbajtja, qëndresa, dhe drejtësia.
Këto vlera flasin me zëshëm dhe më qartë në kryeveprën e Jeffersonit, Deklaratë e Pavarësisë.
Në paragrafin e dytë të dokumentit, Jeffersoni deklaron se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe kanë të drejtë për ‘’jetën, lirinë, dhe kërkimin e lumturisë.’’ Përdorimi i tij i termit ‘’lumturi’’ është Epikuraneizëm i formës më të lartë. Largimi i saj famëkeq nga formulimi i filozofit Anglez John Locke, i cili në vend të saj kishte përdorur frazën ‘’jeta, liria dhe shteti.’’. Dukë bërë kështu, Jeffersoni krijoi vizionin e një të ardhmeje pozitive dhe optimist për Amerikanët-jo një të ardhme të përqendruar rreth pronës private. Pastaj, Jeffersoni thërret në maturi dhe drejtësi-dy koncepte që ai ndjeu se ishin qendrore për Epikureanizmin.
Në deklaratën e tij, Jeffersoni paraqiti planin për kombin në rritje. Pjesërisht, Amerikanët duhet ta falenderojnë Epikurusin.
Ideja kyçe 6
James Madison i shihte klasikët përmes thjerrëzave të Iluminizmit.
Në mes të shekullit të tetëmbëdhjetë, kombi Skocez veri-perëndimor Evropian po përjetonte një revolucion intelektual.
Lëvizja, e njohur edhe si Iluminizmi Skocez u shfaq mu kur fqinji i saj, Anglia, po kalonte nëpër një periudhë stagnuese intelektuale. Disa vlerësime sygjerojnë se 75% e Skocezëve mund të lexonin në vitin 1750, krahasuar me vetëm 53% të Anglezëve. Në atë kohë, univerzitetet Angleze sikur Oksfordi ishin në rënie, derisa ato në Edinburg dhe në Glasgow ishin modernizuar dhe lulzëuar.
Falë numrit të madh të imigrantëve Skoceze që po shkonin në Amerikë, Iluminizmi Skocez pati një ndikim të madh në themeluesit e saj. Lëvizja mori shumë nga mendimi klasik dhe ndikimi i tij ishte më i madhi në presidentin Amerikan, James Madison.
Mesazhi kyç këtu është: James Madison i shihte klasikët përmes thjerrëzave të Iluminizmit.
Madison hyri në kontakt me mendimtarët Iluministë Skoceze gjatë kohës sa ishte në Princeton. Profesorët e tij Skocez e mësuan atë Frëngjisht, klasikët, logjikën dhe filozofinë morale. Ai dëgjoi ligjërata për nevojën e qeverive për të përfshirë sisteme të kontrollit dhe ekuilibrit. Dhe atij ja prezantuan idetë e filozofit Francez Montesquieu.
Argumentet e Montesquieut në veprën e tij të famshme, Shpirti I Ligjit, bazoheshin thellësisht në historitë e Greqisë dhe Romës. Francezi përdori shembujt nga këto dy qytetërime për të argumentuar se vetëm kombet e vogla mund të bëheshin republika-shumë të mëdha, dhe se ato në ndërkohë do të rrëshqitshin në fraksionet ndërluftuese që do të shkaktonin prishjen e vendit.
Këto brenga ishin pasoja e fundit e Madisonit dhe bashkëkohorëve të tij. Dhe Madison ishte pothuajse i sigurtë në mendimin e tij për Montesquieun kur po shkruante dy nga kryeveprat e tij: Kushtetuta Amerikane dhe Letrat Federale.
Kushtetuta e paraqiti planin për kombin e ri. Por Letrat Federale dhanë një ndjenjë të re të ligjësisë. Në to, Madisoni i zbuti frikat se politikanët e Amerikës një ditë do ta braktisnin virtytin në llogari të Partizanërisë. Ndryshe nga Roma, qeveria e Amerikës e bëri Partizanërinë veçori, jo të metë. Qeveria merrte llogari për realitetin e partizanërisë dhe interesin personal me tre degë qeveritare që mund ta kontrollonin dhe ekuilibronin njëra tjetrën.
Sa për argumentin e Montesquieut që republikë mund të jetë vetëm një komb i vogël, Madisoni kishte një përgjigje për atë poashtu. Madisoni besonte se zgjidhja për qështjen e fraksionizmit ishte të krijohej një republikë kombëtare e madhe. Kjo do ta ndante shtetin në shumë komunitete të ndryshme dhe parti që do ta bënte jashtëzakonisht të vështirë për një grup ti dominojë të tjerët. Dhe nëse konflikti regjional do të shpërthente ndonjëherë-që përfundimisht shpërtheu në Luftën Civile-një qeveri e forte federale mund ta mbante kombin të padëmtuar.
Ideja kyçe 7
Klasicizmi Amerikan ra pas miratimit të kushtetutës.
Ka një term që ne e përdorim në ditët e sotme: opozita besnike. Ky term e përshkruan praktikën e pyetjebërjes dhe kritikës ndaj atyre që janë në fuqi duke mbetur besnikë ndaj qeverisë kombëtarë.
Problemi i themeluesve të Amerikës ishte se ky term ende nuk ishte zbuluar. Ata nuk kishin fjalor politik për ta përshkruar potencialin për garën e shëndetshme politike apo partizanërinë. Kështuqë ata vazhduan ta shihnin atë me paramentrat Romake. Federalistet, më i shquari nga ata John Adams dhe Aleksander Hamilton, i përshkruan kundërshtarët e tyre-dhe federalistët- si ‘’Catilines’’: tradhëtarë ndaj shtetit.
Korniza klasike ishte mënyrë e dobët për themeluesit që ti kuptojnë situatat unike për kombin e tyre të ri. Partizanëria po rritej, kurse Federalistët ende ishin të kapur për idenë se qeveria e tyre mund të jetonte pa të. Ishte një ide e shkruar për të dështuar.
Mesazhi kyç këtu është: Klasicizmi Amerikan ra pas miratimit të Kushtetutës.
Që vizioni Federalist të funksiononte, kërkoheshin që njerëz të virtytshëm të ishin në pushtet. Washingtoni ishte një njeri i tillë-model virtyti që në të vërtetë nuk dëshironte të ishte president.
Nëse presidenca e Washingtonit do ta ligjësonte vizionin Federal, presidenca e Adamit e copëtoi atë në pjesë. Ndryshe nga Washingtoni, Adam me agresivitet u godit nga partizanëria në rritje. Ai e bëri këtë në mënyra thellësisht të panjohura: duke e goditur shtypin opozitar, duke i arrestuar gazetarët, dhe duke e përdorur degën e jurispudencës si mjet politik.
Për të gjitha dështimet e Adamit, ai kaloi një test të madh për demokracinë e re: një tranzicion paqësor për fuqi. Pasardhësi i tij ishte Thomas Jefferson, i cili shpejtë u bë një partizan i patrembur.
Në adrese të inaugurimit të Jeffersonit, ai pohoi një fitore të qartë për jo-Federalistët. Por me rëndësi, ai nuk i shkelte të drejtat e atyre që kishin humbur. Pa marrë parasysh pikëpamjet e dikujt, ata kishin të njëjtat të drejta si çdokush tjetër.
Posaqërisht, Jeffersoni me vështirësi e përdorte termin virtyt në të gjitha fjalimet e tij. Ishte një largim i qartë nga mënyra klasike e të menduarit. Virtyti është i mirë për ta pasur, por nuk ishte plotësisht i nevojshëm.
Gjatë presidencës së Jeffersonit dhe pas asaj të Madisonit, klasicizmi ngadalë u bë objekt i talljes. Ai shihej si një shenjë e budallallëkut elitar i klasës së lartë. Në ndërkohë, njerëzit filluan ta shohin robërinë në mosprputhje me principin themelor Amerikan për lirinë e të gjithëve.
Derisa arsyeja dhe racionalizmi i happën rrugë emocionit në shekullin e nëntëmbëdhjetë, klasicizmi ngadalë vdiq. Amerikanët nuk e braktisën plotësisht klasicizmin-por ai nuk ishte më drita e tyre udhëpërshkuese.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Themeluesit e Amerikës i konsideruan qytetërimet Greke dhe Romake si drita udhëpërshkuese që mund të ju tregonin atyre më së miri si të krijonin një qeveri republikane lulëzuese. Më shumë se aq, ata kërkuan ti rivalizojnë heronjtë e tyre personale Greke dhe Romake. Sidoqoftë, derisa James Madison po projektonte Kushtetutën dhe Letrat Federale, ai filloi të tërhiqej nga modeli klasik.
Ishte atëherë kur klasicizmi Amerikan filloi të binte në hijen e tij të zbehtë që është sot.
Këshillë vepruese:
Kthehu tek parimet e virtytit dhe e mira publike.
Me kohë, termi virtyt mund ta ketë humbur kuptimin e tij origjinal. Por kjo nuk nënkupton që Amerikanët prapë nuk e ndërrojnë këtë parim themelor. Ata mund ta bëjnë këtë duke marrë pjesë në qeveritë lokale, në debate të mirëfillta, dhe duke folur kundër atyre që I shkelin parimet bazë të Amerikës-edhe kur ato janë në anën e tyre. Përfundimisht, Amerikanët duhet ta ripërqendrojnë diskursin e tyre kah e mira publike dhe mirëqenia e përgjithshme-jo vetëm tek të drejtat e individit.
Keni ndonjë mendim vlerësues?
Do të donim të dëgjonim çfarë keni për të thënë për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgojeni një email tek [email protected] me Parimet e Para si kryetitull dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Çfarë të lexosh tutje: Presidenca Amerikane nga Charles O. Jones
Kur themeluesit e Amerikës po e krijonin kombin e ri, ata u munduan me një pyetje veçanarisht të rëndësishme: kush duhet ta udhëheqë atë? A duhet vendi të ketë mbret? Një konsulencë dypersonëshe apo një triumvirat sikur që e kishin në Romë? Apo duhet Amerika të provojë diçka krejtësisht ndryshe?
Në ndërkohë, themeluesit vendosën që lideri i Amerikes duhet të jetë gjysmë-monark, njëe ministër me gjysmë orar. Dhe ata me kujdes i vendosën përgjegjësitë të cilat besuan se presidenti duhet ti ketë. Për ta kuptuar se si themeluesit saktësisht e vizualizuan presidencën, pse kolazhi elektoral egziston, dhe se si kjo ndikon në qështjet globale sot, shikoi pulsimet tek Presidenca Amerikane.