-0.5 C
Pristina
spot_img

Një kompani e vogël që kryen shërbime mjekësore për mbrojtje nga rrezatimi dhe nuk ka të ardhura më shumë se 30,000€/vit, a duhet të paguaj faturën me TVSH

Date:

Share:

Në paragrafin 1 të nenit 6 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, është përcaktuar tejkalimi i pragut prej 30.000€ brenda vitit si obligim për tu regjistruar në TVSH, citojmë:

1.Çdo person që i përmbush të gjitha kushtet e përkufizimit mbi personin e tatueshëm të referuar në nenin 4 të këtij ligji, kërkohet që të regjistrohet për TVSH, nëse brenda vitit kalendarik tejkalon qarkullimin prej tridhjetëmijë euro (30.000€). Vetëm pjesa e furnizimit e cila rezulton në tejkalimin e qarkullimit, do të merret parasysh për qëllime të TVSH-së.

Regjistrimin për TVSH duhet ta bëni brenda 15 ditëve prej kalimit të pragut, ashtu siç është përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 7 të këtij ligji.

Në rast se qarkullimi i juaj brenda viti fiskal, nuk tejkalon pragun e përcaktuar si me lartë, nuk jeni të obliguar për tu regjistruar në TVSH. Me nenin 8 të këtij ligji, keni mundësi për t’u regjistruar në TVSH si vullnetar edhe pse qarkullimi i juaj mund të jetë më pak se 30,000€. Sa i përket faturës së blerjes në rast se ato mallra janë të tatueshme me TVSH, atëherë pavarësisht qarkullimit tuaj faturimi do të jetë me TVSH varësisht prej normës tatimore të aplikuar për ato mallra.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img