4.5 C
Pristina
spot_img

Përmbyllet Panairi “AgroKos”, prodhuesit kërkojnë mbështetjen e institucioneve

Date:

Share:

Panairi Ndërkombëtar “AgroKos”, është përmbyllur të premten në Prishtinë. Në këtë Panair kanë marrë pjesë 130 biznese nga shumë vende për të prezantuar produktin e tyre, raporton Ekonomia Online.

Esat Berisha, nga “Arti Fruti” nga Prizreni, tha se është për herë të parë në “AgroKos”. Ai thotë se deri më tani nuk ka marrë ndonjë mbështetje nga institucionet shtetërore.

“Ne më aroni kem filluar 2017, në panairin ‘AgroKos’, kam pas fate të jam për herë të parë, ma herët nuk kemi pasur mundësi se aronia ka lyp edhe kohë që të zhvillohet, procedurat sikur çdo panair është e thjesht aplikimi nuk është e komplikume, na kanë informuar organizatorët e panairit, deri tash nuk kemi mbështetje të asnjë institucioni”.

Xhemile Krasniqi nga Shoqata e Bletarëve “Mimfa” nga Obiliqi, thotë se ka pasur fatin që të përkrahej nga komuna, për biznesin e saj, por thotë se kanë nevojë ende për më shumë mbështetje.

“Synimi im është bletaria më qene se është organizatë joqeveritare tu pa gratë që kanë nevojë për një vetë punësim dhe kjo është ideja ime që kam sot edhe grupin e grave më ushqime tradicionale, është hera e parë që kam marrë pjesë në këtë panair aplikimi nuk ka qenë farë i shtirë meqenëse komuna na ka mbulua shpenzimet i jam mirënjohëse edhe komunës sonë”.

Bastri Veseli, nga “Leoni Group” nga Prishtina, thotë se vitin e kaluar i ka subvenciono Qeveria ndërsa këtë vite kanë investuar vet në shtim të kapaciteteve, raporton EO.

“Çdo vite ne marrim pjesë në panairin ‘AgroKos’, mbështetjen prej institucioneve është e kënaqshme, institucionet kanë reflektuar pozitivisht dhe jemi shumë të kënaqur më përkrahjen edhe suportin, gjersa nga Ministria e Tregtisë, Ministria e Bujqësisë nga të gjithë janë enpatik ndaj prodhuesit vendorë, aplikacioni është standard  dhe ka kushtet e veta të pagesës, vitin e kaluar na ka subvenciono Qeveria këtë vite jemi me vetë financim”.

Ndërsa Elita Bytyqi, “Vidasus Voda” nga Gjakova, tha që është hera e dytë e pjesëmarrjes në këtë panair, dhe që aplikimi ka qenë shumë i thjeshtë.

“Në kemi çdo vite dëshire me marrë pjesë në panairin ‘AgroKos’ sepse është një që na ka mbështetur më së shumti që nga starti ku vazhdimisht ata na ftojnë ne qe të marrim pjesë për arsye që është një promovim shumë i mirë i produkteve, mbështetja prej ‘AgroKos’ është shumë e madhe, ne kemi filluar të marrim pjesë që nga viti i kaluar, aplikimi ka qenë shumë i thjeshtë”.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img