-2.1 C
Pristina
spot_img

Pershendetje, Jam i interesuar per shuarjen e biznesit. Nuk kemi pase asnjeher ndonje aktivitet biznesor. Mund te me tregoni per hapat qe duhet t’i ndjek ju lutem?

Date:

Share:

Pershendetje, Jam i interesuar per shuarjen e biznesit. Nuk kemi pase asnjeher ndonje aktivitet biznesor. Mund te me tregoni per hapat qe duhet t’i ndjek ju lutem?

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Në nenin 12, paragrafin 1 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, është përcaktuar e drejta e tatimpaguesit për të bërë kërkesë për çregjistrim të biznesit, citojmë:

 

“1. Tatimpaguesit kanë të drejtë të kërkojnë të çregjistrohen vetëm pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes.”

 

Në zbatim të nenit 12 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, procedurat e mbylljes së biznesit janë përcaktuar edhe me nenin 12 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010.

 

Bazuar në ligjin e lartcekur, nëse tatimpaguesi vendos të pushojë veprimtarinë, duhet të informoj ATK-në me shkrim për vendimin që ka marrë, së paku 60 ditë para planifikimit për pushimin e biznesit. Nëse tatimpaguesi nuk vazhdon veprimtarin ekonomike dhe i ka te shlyera të gjitha obligimet tatimore ndaj ATK-së, atëherë duhet të vazhdohet me procedurat e çregjistrimit të biznesit të parapara me Legjislacionin Tatimor.

 

Pra, për të mbyllur biznesin, duhet të parashtrohet kërkesë nga tatimpaguesi për Çregjistrim të biznesit, e cila kërkesë parashtrohet në zyrën përkatëse Rajonale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në ATK, dhe si e tillë duhet të trajtohet nga operativa në Drejtorinë Rajonale. ATK, brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve, duhet të shqyrtojë kërkesën e tatimpaguesit. Nëse tatimpaguesi plotëson të gjitha kushtet e parapara me Ligj, pra nuk ka ndonjë obligim tatimore të pa shlyer ndaj ATK-së, ATK duhet ta pajisë me Vërtetim Tatimor me arsyen “Çregjistrim të biznesit”, i cili brenda 10 ditëve duhet ta dërgohet nga tatimpaguesi në ARBK, ku edhe atje do të bëhet çregjistrimin i biznesit. Në rast se nuk plotësohen kushtet e parapara me Ligj, ATK duhet të njoftoj tatimpaguesin me shkrim se nuk i plotëson kushtet për çregjistrim të biznesit. Nëse ATK, nuk informon tatimpaguesin, si, me përgjigje pozitive apo negative, brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve, atëherë bazuar në paragrafin 5 të Nenit 12 të Ligjit Nr. 03/L-222, tatimpaguesi do të konsiderohet të jetë i çregjistruar, citojmë:

 

“5. Në rast së brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e marrjes së kërkesës për çregjistrim nga tatimpaguesi, ATK-ja nuk ka njoftuar tatimpaguesin sipas paragrafit 3. i këtij neni, tatimpaguesi do të konsiderohet të jetë i çregjistruar”.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem vizitoni zyrën e Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve ne Regjionin të cilit i përkisni.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img