Problemi prek disa modele përfshirë të vjetrit si Watch SE dhe Watch Series 5 deri në versionet e fundit Apple Watch Ultra 2.
Javën e kaluar disa përdorues të Apple Watch vunë re se bateritë po shkarkoheshin më shpejtë sesa normalisht pasi instalonin versionin 10.1 të watchOS.
Tashmë Apple e pranoi problemin në një memo të brendshme duke premtuar se një rregullim është pranë. Problemi prek disa modele përfshirë të vjetrit si Watch SE dhe Watch Series 5 deri në versionet e fundit Apple Watch Ultra 2.
Problemi duket serioz ndërsa një përdorues theksoi se watchOS 10.1 po i vriste baterinë duke shkarkuar nga 100 përqind në 50 përqind për 60 minuta.
Fillimisht u tha se Apple kishte adresuar problemin pjesërisht duke thënë se konsumi më i lartë i energjisë vinte gjatë kombinimit të një iPhone me iOS 17 dhe një ore inteligjente me watchOS 10.1.
Por siç duket nuk është zgjidhur plotësisht. Përditësimi për watchOS do të vijë së shpejti ndërsa një datë specifike apo modele të caktuara të orës që prekin nuk janë përmendur. /PCWorld Albanian