1.6 C
Pristina
spot_img

Rekord historik, sipërmarrësit shqiptarë investuan 126 milionë euro jashtë në janar-qershor

Date:

Share:

Sipërmarrësit shqiptarë investuan 126 milionë euro jashtë vendit në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në raport me të njëjtën periudhë kohe të një viti më parë, kapitali i investuar jashtë vendit është zgjeruar me 40 për qind.

“Dhe kjo siç dihet nuk është për shkak të krizave botërore siç ishte pandemia ose tërmeti që ndodhi në vendin tonë, por janë tërmete të tjera që ndodhin në vendin tonë, siç thashë, mungesa e transparencës, mungesa e titullit të pastër të pronësisë dhe gjithashtu disa kufizime që ekzistojnë për investitorët e huaj”, shprehet Zenel Hoxha, kryetar i Dhomës Britanike të Tregtisë.

Ky është edhe niveli më i lartë historik i investimeve shqiptare jashtë vendit, të paktën për periudhën e serisë statistikore të Bankës së Shqipërisë, që fillon nga viti 2008.

Do ta shikoja në aspektin e pasigurisë të vazhdimësisë së tyre sepse ne kemi edhe largim të investitorëve të jashtme ose tkurrje të tyre, në vend që të ndodh rritje e prezencës së tyre në Shqipëri.”

Zgjerimi i investimeve shqiptare jashtë vendit vjen në një kohë që nivel i investimeve të huaja direkte në vend ka arritur në nivelet më të larta historike. Në gjysmën e parë të vitit, vlera e përgjithshme e Investimeve të Huaja Direkte arriti në 686 milionë euro nga 640 milionë euro në po të njëjtin hark kohor të një viti më parë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img