-0.9 C
Pristina
spot_img

Remitencat nga Zvicra përbëjnë rreth 2.5% të PBB-së së Kosovës

Date:

Share:

Diaspora shqiptare në Zvicër luan rol të rëndësishëm në Zvicër me punën e saj, por dhe më shumë në ekonominë kosovare, veçmas në remitencat e dërguara në vendlindje, shkruan albinfo.ch.

Edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, ka komentuar kontributin e kosovarëve në Zvicër.

“Diaspora kosovare është komuniteti më i madh i të huajve në Zvicër pas qytetarëve nga vendet e BE/EFTA. Si rrjedhojë, ato luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm në ekonomi, por edhe në sport, kulturë dhe politikë”, shprehet ai.

Sipas tij, pa dyshim se fakti që kjo ka ndikim në Kosovë është edhe i natyrshëm dhe i mirëpritur.

“Zvicra vlerësohet të jetë vendi i dytë më i rëndësishëm i origjinës (pas Gjermanisë) për dërgesat në Kosovë. Remitencat nga Zvicra përbëjnë rreth 2.5% të PBB-së së Kosovës”, shprehet Jürg Sprecher .

 

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img