-4.6 C
Pristina
spot_img

Rihapet linja hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë, Kurti: Po hapim edhe dy tunele, vlera e investimeve mbi 160 milionë euro

Date:

Share:

Është mbajtur ceremonia e përurimit të tuneleve 6 dhe 7 dhe rihapja e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në ceremoninë e përurimit u shpreh se sot është një çast vendimtar për hekurudhën, transmeton Telegrafi.

“Sot po e shënojmë një çast vendimtar për hekurudhën në Kosovë. Sot po përurojmë rindërtimin e linjës 10 që bën lidhjen e Hanit të Elezit dhe Fushë Kosovës. Po hapim dy tunele, njëri me gjatësi 262 metra,dhe tjetri me gjatësi 122 metra, që kanë qenë të shembur tërësisht”, tha ai.

Kurti foli edhe për vlerën e investimeve të këtyre projekteve.

“Mbi 164 milionë euro është vlera e investimeve në këtë segment. Nga kufiri me Maqedoninë e Veriut në Fushë Kosovë. Mbi 200 milionë euro është vlera e punimeve që planifikojmë të kryejmë segmentin e mbetur nga Fushë Kosova në Mitrovicë, dhe nga Mitrovica në kufirin verior”, theksoi ai.

Kryeministri tha se hekurudhat bëjnë lidhjen me rajon dhe Evropë.

Gjithashtu, ai tha se do t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ndërtimit të hekurudhave.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img