-3.2 C
Pristina
spot_img

Robotët po vijnë (The Robots Are Coming)-Andrés Oppenheimer

Share:

Robotët po vijnë

Përmbledhje Libri

Hyrje

Çfarë ka në këtë libër për mua?

Mësoni si po e transformon automatizimi ekonominë globale.

Në një studim me titull rrëmbyes të botuar në vitin 2013, ekonomisti i Universitetit të Oksfordit Karl Benedict Frey dhe hulumtuesi i makinës së kërkimit Michael A. Osborne bënë një parashikim mjaft të qartë: deri në vitin 2033, deri në 47% të punëve momentale-do të eliminoheshin nga ekonomia e SHB.Dhe arsyeja? Me një fjalë, automatizimi-procesi sipas të cilit kryen punët, pra automatikisht, pa nevojën e punës së njeriut, falë robotëve, softverit apo formave të tjera të teknologjisë.

Sipas një studimi, punët sikurse llojet e ndryshme të referimit të sportit, telemarketingu, mbikëqyrja e kredive bankare,nënshkrimi i sigurimeve, shitjet në tregun me pakicë dhe madje edhe hoteleria, kanë një gjasë të mirë të 95% të vjetërsohen. Lista shkon më tutje, duke prekur përafërsisht çdo industri.

Në ndërkohë,pothuajse çdo punë e mbetur do të preket dukshëm nga automatizimi, dhe do të krijohen një varg punësh krejtësisht të reja. Disa transformime të mëdha ekonomike dhe shoqërore qëndrojnë para nesh. Për t’iu dhënë një ide më të mirë se si mund të duken ato ndryshime, këto pulsime do ta hedhin një shikim te trendet zhvilluese në nëntë industritë madhore që e udhëheqin gamën e ekonomisë globale moderne: prodhimi, transporti, sektori i shërbimeve, ligji, bankat, kudjesi shëndetësor, gazetaria, edukimi dhe argëtimi.

Në këto pulsime, do të mësoni për:

  • Punët që kanë më së shumëti gjasa të eliminohen;
  • Punët që kanë më së shumëti gjasa të mbijetojneë; dhe
  • Punët që kanë më së shumëti gjasa të transformohen në mënyrë radikale.

Ideja kyçe 1

Pas dekadave të bujshme, robotët industrialë janë gati t’i zëvendësojnë punëtorët e fabrikave njerëzore.

Në vitet 1960ta, e kemi parë lindjen e robotëve industrialë-makinat e automatizuara të fabrikave që qe prodhonin produkte pa ndihmën e njerëzve. Por dhjetë dekada më vonë, robotët nuk e kanë marrë tërë pushtetin akoma. Ende ka miliona njerëz që punojnë në fabrika.

Sigurisht, shumë nga këto fabrika janë tani në vendet e Lindjes si Kina, sesa në vendet Perëndimore, sikurse Shtetet e Bashkuara. Por ato janë akoma këndej, duke u larguar-dhe prapë të fuqizuara nga djersa e njerëzve. Prandaj do të ishte e arsyeshme të mendosh se ndoshta frikërat që robotët do ta merrnin pushtetin ishin rritur shumë.

Epo, mendoni përsëri. Edhe në lindje, robotët industrialë janë në rritje, dhe puenët e fabrikave kanë filluar të zhduken.Vetëm në Kinë kanë qenë 189,000 robotë industrialë në vitin 2014. Ky numër është projektuar të arrijë 726,000 në vitin 2019. Me të vërtetë, larg prej të qenit fortesë e punës manuale të fabrikës, Kina tani është e para me fabrikat plotësisht të automatizuara. Në vitin 2017,një fabrikë e cellofanit në qytetin industrial të Dongguan i zëvendësoi 590 nga 650 punëtorët e saj me robotë.Pastaj ajo e lajmëroi ambicien e saj për ta zvogëluar stafin në 20 persona, dhe eventualisht në zero.

Media kineze e përshëndetën fabrikën si storie suksesi, duke e ilustruar suksesin e planit ekonomik të  vendit Made in China 2015.Një nga qëllimet e atij plani është të arrijë një ‘’revolucion robotik, sipas fjalëve të Presidentit Xi Jinping.

Katër faktorë po ndihmojnë në ndjezjen e atij revolucioni. Së pari, robotët industrialë po bëhen më të lirë. Së dyti, puna Kineze po shtrenjtohet gjithnjë e më shumë.Së treti, produktiviteti i robotëve modernë industrialë i lë njerëzit mbrapa: robotët mund të punojnë në shpejtësi më të larta, dhe me precizitet më të lartë, 365 ditë në vit, 24 orë në ditë.

Faktori i katërt dhe përfundimtar e kombinon faktorin e mëhershëm me faktin se fabrikat Kineze shpesh bëjnë produkte për korporatat Perëndimore.Duke e marrë parasysh çmimin e ulët të robotëve industrialë, çmimin e lartë të punës Kineze dhe dobitë e produktivitetit të automatizimit, të njëjtat korporata  tani po tundohen t’i ndërtojnë fabrikat e tyre në shtëpi në Perëndim. Në atë mënyrë, ata mund t’i eliminojnë shpenzimet ndërkombëtare të transportit.

Vendosni këta katër faktorë së bashku dhe fabrikat kineze kanë një motivim të fortë ekonomik për të automatizuar operacionet e tyre. Në këtë mënyrë, ata mund t’i ulin çmimet e tyre dhe t’i mbajnë të kënaqur klientët e tyre të korporatës.

Por punë të shumta në fabrikë ndoshta do të humbasin si rezultat. Në të vërtetë, Banka Botërore vlerëson se 77 për qind e vendeve të punës në Kinë kërcënohen nga automatizimi, shumë prej tyre në prodhim.

Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut automatik.

Ideja kyçe 2

Avansimet në teknologjinë vetëngasëse do t’i renditin së shpejti kamionat, taksitë dhe postieret si punë të vjetëruara.

Imagjinoni sikur e ardhmja është pranë.Jeni një korporatë me një ushtri robotësh industrialë që i kërcasin produktet tuaja rreth orës, duke i eliminuar shumicën e shpenzimeve të punës tuaj prodhuese në proces.Por akoma e keni një problem të vogël: çuarjen e atyre produkteve në duart e konsumatorëve tuaj.

Ja ku vijnë në shprehje robotët. Industria e transportit do të revolucionarizohet nga makinat autonome.Ju me siguri keni dëgjuar për veturat vetëngasëse që testohen në ngasje në autostradat e Kalifornisë-por kamionët autonomë jane poashtu në rrugë, me shumë para të derdhura në zhvillimin e tyre. Otto është një nga kompanitë që e hap rrugën, dhe së fundmi ka blerë nga Uberi 700miliond.

Deri në vitin 2025, një e treta e kamionëve Amerikane do të automatizohen.Së pari, ata do të lejohen ta pilotojnë veten në autostrada, por eventualisht, ngasësit nuk do të nevojiten për të naviguar rrugët lokale më të ndërlikuara. Egzistojnë 3.5 milion ngasës kamionesh në Shtetet e Bashkuara, prandaj kjo do të lë shumë njerëz pa punë.

Pothuajse në të njëjtën kohë, Uber, Lyft dhe ngasësit tradicionalë të taksive do t’i bashkangjiten rradhëve të papunësuarëve. Këtu poashtu, Uber e ka marrë udhëheqjen.Në vitin 2014, kompania e punësoi pothuajse gjithë departamentin e roboticës nga Universiteti Carnegie Mellon në Pittsburg, Pennsylvania, ku po teston një flotë taksish vetë-drejtuese që nga viti 2016. Në të njëjtën kohë, Lyft u përfshi gjithashtu në aksion, me një investim prej 500 milionë dollarësh në teknologjinë e automjeteve autonome.

Drejtuesit e dërgesave janë gjithashtu nën kërcënim. Domino’s Pizza tashmë po provon makinat e dorëzimit të ushqimit që drejtojnë vetë, dhe dronët e dërgesës së paketave po zhvillohen nga Amazon, FedEx, UPS dhe DHL. Oh, dhe duke folur për dronët, tashmë ka taksi fluturuese të automatizuara që po ndërtohen nga kompania kineze Ehang, dhe disa prej tyre janë tashmë në funksionim të kufizuar në Dubai.

E ardhmja e transportit të automatizuar po vie shpejtë, dhe po shpejtohet radikalisht nga avansimi i teknologjisë. Për shembull, sensorët në veturat vetëngasëse po sofistikohen jashtëzakonisht shumë, duke ju mundësuar atyre të jenë reaguese ndaj ngjarjeve të papritura, sikurse kur një qen kalon në rrugë në një natë me mjegull. Si rrjedhojë, nga viti 2015 deri në 2016, shkalla me të cilën inxhinierët njerëzorë u nevojiteshin për të kapërcyer automjetet autonome në provë ra nga 0.5 përqind në 0.2 përqind.

Së shpejti kjo shkallë me siguri do ta arrijë zeron, e në të cilën pikë, teknologjia do të ketë arritur plotësisht-me siguri ka mesi i viteve 2020.

Ideja kyçe 3

Nevoja për punëtorë të shitjes me pakicë dhe restoranteve tashmë po eliminohet nga teknologjitë e automatizuara.

Përveq nëse keni qenë duke jetuar jashtë rrjetit në dekadën e kaluar, ju me siguri keni bërë një numër të blerjeve nga shitoret online me pakicë, sikurse Amazona. Natyrisht, miliona njerëzish të tjerë e kanë bërë të njëjtën gjë.

Si rrjedhojë, dyqanet e tullave dhe llaqit kanë rënë sikurse mizat. Në Shtetet e Bashkuara, vetëm në tre muajt e parë në vitin 2017, Radio Shak mbylli 552 shitore: JCPenney, 138; Macy’s, 68-dhe lista vazhdon.

Me secilën mbyllje, shumë njerëz e humbin poashtu punën e tyre me pakicë. Për shembull, kur Macy i mbylli 68 dyqane, ajo poashtu largoi 10,000 punëtorë. Në përgjithësi, rreth 12 milionë vende pune me pakicë në Shtetet e Bashkuara janë aktualisht të kërcënuara nga rritja e Amazon.

Dhe të gjitha ato punë me pakicë nuk do të zëvendësohen me punët e Amazonës. Kjo për shkak se kompania ka nevojë për shumë më pak punëtorë të nivelit të ulët sesa konkurentët e tullave dhe llaqit.Ndërsa këta të fundit kanë nevojë për shitës, arkatarë, roje sigurimi dhe shumë punëtorë të tjerë të ndryshëm. Amazon kryesisht ka nevojë për punëtorë që të marrin produktet e saj nga raftet e magazinës së saj dhe t’i vendosin ato në kamionë. Dhe tashmë po punon për zëvendësimin e atyre punëtorëve me robotë.

Tani, shtoni dronët e Amazonës për dërgim në përzierje, që i sjellin produtket e lira të kompanisë drejtë e në derën tuaj. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë për dyqanet me pakicë të konkurojnë me gjigantin online.

Sa për dyqanet që i mbijetojnë sulmit online, ato do të transformohen nga automatizimi poashtu. Tashmë shumë dyqane të gjërave ushqimore i kanë zëvendësuar arkatarët e tyre me sisteme vetëkontrolluese, dhe kompanitë tani po i shënjojnë punët e tjera poshtu. Për shembull, kompania e përmirësimit të shtëpisë Lowe’s ka zhvilluar LoweBote: robotë të gjatë pesë këmbë që janë të paisur me ekrane, teknologji të njohjes së të folurit dhe rrota që ju mundësojnë atyre të sillen përreth në mënyrë të pavarur.Ato tashmë janë duke funksionuar në disa nga dyqanet e kompanisë, ku aty e llogaritin inventarin dhe i ndihmojnë konsumatorët t’i gjejnë gjërat.

Në ndërkohë, automatizimi po merr pushtet në mënyrë të shpejtë në degën tjetër kryesore të sektorit shërbyes: industrisë se restaurantëve.Tabletet me ekran prekje dore janë tashmë duke e zëvendësuar stafin e jashtëm dhe kamarierët tek restaurantët sikurse McDonaldet dhe Pizza Hut. Në ndërkohë, në kuzhinë, robotët e përgaditjes së ushqimit kanë debutuar tashmë në zingjirin Zume Pizza, i cila ka ulur përgjysmë kostot e saj të punës.

Sigurisht, ulja e kostove të punës është një eufemizëm për të hequr qafe punëtorët. Vetëm në industrinë e ushqimit të shpejtë në SHBA, 3.6 milionë vende pune mund të eliminohen në vitet e ardhshme.

Ideja kyçe 4

Automatizimi së shpejti do t’i përfshijë shumë nga detyrat e zakonshme të profesionit ligjor.

Fabrikat, tregjet me pakicë, restaurantet dhe punëtorët e transportimit-të gjitha këto janë punë të ulëta në shkallët e ekonomisë shoqërore.Punët e nivelit të lartë do të jenë larg rrezikut të automatizimit, apo jo? Epo, disa mund të jenë më të sigurta, por shumë prej tyre tashmë janë në rrezik. Të tjerat poashtu mund të transformohen në mënyrë domethënëse.

Si rregull e përgjithshme e shënjimit, sa më e normalizuar që është një punë, aq më shumë ka gjasa të automatizohet.Me fjalë të tjera, sa më shumë që një punë përfshin bërjen e veprimeve të përsëritshme, aq më shumë gjasa ka një robot apo një kompjuter të fillojë ta bëjë atë për ju në vitet e ardhshme.Ja pse shumë punë të nivelit të ulët do të eliminohen; një makinë mund të rrotullojë burgerët po aq mirë sa një njeri. Por e njëjta gjë vlen për shumë punë të nivelit të lartë.

Konsiderojeni profesionin legal. Shumë nga punët që bëhen tani nga avokatët, paralegalët dhe sekretarët legalë janë mjaft formulare. Qoftë nëse janë duke përgaditur kontrata të pasurisë së paluajtshme, marrëveshje qiraje, duke zgjidhur divorce apo testamente, këto detyra zakonisht përfshijnë marrjen e një dokumenti ligjor bojlerplate, duke e përshtatur paksa me nevojat e klientit dhe duke plotësuar vendet bosh me informacionin e saktë. Me ndihmën e softuerit algoritmik, platformat ligjore në internet si RocketLawyer, LegalZoom dhe LawDepot mund ta bëjnë këtë punë automatikisht duke u bërë klientëve vetëm disa pyetje të thjeshta.

Detyrat më të sofistikuara kanë filluar të automatizohen poashtu. Në vitin 2016, Baker Hostetler, një nga firmat ligjore më të mëdha në Shtetet e Bashkuara ‘’punësoi’’ një avokat robotik të quajtur Ross. I mundësuar nga superkompjuteri Watson i IBM, Ross mund të analizojë mijëra dokumente ligjore në qindra baza të dhënash dhe të marrë vendime të pavarura se cilat prej tyre do të ishin më të dobishme për të fituar një çështje të veçantë.

Si rezultat i automatizimit, 31,000 punë të ngjashme ligjore kanë humbur në Mbretërinë e Bashkuar, dhe 114,000 të tjera me siguri do të zhduken në dekadat e ardhshme.Në ndërkohë, shtetet e Bashkuara, dy nga tre avokatët mund ose t’i humbin punët e tyre, ose të shohin ndryshime radikale në to në 15 vitet e ardhshme. Për shembull, në vend se të shkruajnë vet dokumente legale, avokatët njerëz thjesht do të editojnë dokumentet e shkruara nga robotët si Rosi.

Këto janë lajme të këqija nëse jeni duke punuar në profesionin ligjor- por egziston një ane e ndritshme nëse jeni konsumator. Në të kaluarën, vetëm njerëzit e pasur mund t’ia dilnin të merrnin shërbime ligjore, sikurse shkrimi i marrëveshjeve paramartesore. Automatizimi do t’i ulë çmimet e këtyre shërbimeve, duke i bërë ato të qasshme për njerëzit me të ardhura të ulëta.

Ideja kyçe 5

Sa më shumë të kryhen bankat në internet me ndihmën e algoritmeve, aq më pak industria ka nevojë për punëtorë njerëzorë.

Ditët e sotme, kur duhet t’i bëni procedurat tuaja bankare, është e mundur të kalojnë vite pa pasur nevojë ta vizitoni një degë fizike të bankës tuaj. Ju mund t’i rifreskoni informatat tuaja dhe t’i bëni transferet online, dhe të depozitoni dhe tërhiqni para nga një ATM.

Tani duke e kujtuar kuptimin e akronimit ATM: Automated Teller Machine. Detyrat që kryhen nga një ATM njëherë kanë qenë punë ekskluzive të njerëzve folës. Ata folës egzistojnë ende, natyrisht, por në numra më të vegjël sot se sa që kanë qenë dje, falë ATM-ve.

Me fjalë të tjera, automatizimi tashmë ka qenë i pranishëm në industrinë e bankës komerciale për një kohë mjaft të gjatë, dhe do të vazhdojë të jetë në vitet që vijnë. Për ta kuptuar pse, është e dobishme t’i kujtojmë arsyet pse egzistojnë bankat në radhë të parë.

Kjo mund të duket si zmadhim, por një nga punët e tyre kryesore është të marrurit me paratë. Tani, shoqëritë moderne po bëhen jashtëzakonisht ‘’pa para kesh’’teksa më shumë transaksione financiare po bëhen në mënyrë elektronike përmes kredit kartelave dhe të ngjashmeve. Teksa ekonomia moderne largohet nga paratë fizike (kesh), ajo poashtu largohet nga nevoja për vende fizike që merren me para (degët dankare). Shumë kompani në industrinë e bankave po marrin shënime për këtë fakt dhe po heqin qafe bankat krejtësisht.Rezultati: bankat krejtësisht virtuale, sikurse Schwab.com dhe Robinhood.com, të cilat udhëhiqen jashtëzakonisht nga sistemet kompjuterike të automatizuara, të mundësuara nga algoritmet e sofistikuara.

Ju nuk keni nevojë të jeni një bankier që ka një numër të madh për të kuptuar se më pak degë bankare janë të barabarta me më pak punë bankare. Në të vërtetë, në botën e zhvilluar, deri në 50 përqind e të gjitha degëve të bankave dhe punonjësve të tyre mund të zhduken brenda dekadës së ardhshme.

Në ndërkohë, bankat me investime të mëdha sikurse JPMorgan Chase dhe Goldman Sachs janë poashtu duke u automatizuar. Ato po i vendosin shërbimet e tyre online dhe po i zëvendësojnë analistët e tyre njerëz financiarë me algoritmet.Me të vërtetë, JPMorgan Chase ka investuar aq shumë në këtë objektivë sikurse në atë të vitit 2015, dhe ka të punësuar më shumë ingjinjerë softveri dhe programmerë sesa Facebook apo Twitter-9,000 nga 33,000 punëtorët e saj totalë!

Algoritmet e bankës janë jashtëzakonisht të fuqishme. Në vetëm disa sekonda, ato mund të bëjnë llogaritje dhe projektime që ju merrnin analistëve njerëz qindra orë. Brenda dekadës së ardhshme, ato do të mund t’i zëvendësonin një të tretën dhe gjysmën e punëtorëve në sektorin financiar.

Ideja kyçe 6

Teknologjitë e automatizuara do ta marrin rolin e monitorimit të shëndetit tonë, diagnostifikimit dhe trajtimit të sëmundjeve.

A jeni ndjerë ndonjëherë i sëmurë dhe i keni kërkuar në google simptomat tuaja? Atëherë, sikurse miliona njerëz, ju tashmë e keni përjetuar një nga mënyrat në të cilat automatizimi do ta transformojë të ardhmen e kujdesit shëndetësor.

Para makinave online të kërkimit dhe asistentëve virtualë sikurse Alexa, ju me siguri do ta kishit vizituar një doktor për simptomet tuaja.Tani ju mund të gjeni informacione për shkaqet dhe ilaqet e tyre thjeshtë duke shkruar disa fjalë në shiritin tuaj të kërkimit apo duke thënë ‘’hey, Alexa, si ta bëj CPR-në’’?

Alexa do t’iu japë udhëzime të sakta se si t’i bëni gjërat njësoj, dhe në vitet e ardhshme, asistentët virtualë do të sofistikohen edhe më shumë-duke u bërë të aftë t’i përgjigjen çfarëdo pyetje që do ta pyesnit mjekun tuaj familjar.

Në ndërkohë, ne do të jemi në gjendje që vazhdimisht ta monitorojmë, analizojmë, dhe përmirësojmë shëndetin tonë me sensorë dhe aplikacione të ndryshme të vendosura në orët tona të mençura, mobilat, unazat dhe veshjet, bashkë me qipat e vegjël të implantuar në lëkurën tonë. Të gjitha këto teknologji tashmë janë zhvilluar në një shkallë apo në një tjetër.Ju mund ta monitoroni rrahjen e zemrës tuaj me një Fitbit, duke përdorur një aplikacion sellofani për ta diagnostifikuar nëse shenja e dyshimtë në lëkurë është kancerogjene apo jo, dhe madje një pajisje qe e veshni për përmirësimin e qëndrimit që do t’ju japë një goditje të vogël elektrike sa herë që uleni.

Këto janë vetëm një pjesë e gjërave që do të vijnë. Në të ardhmen e afërt, derisa këto teknologji zhvillohen dhe shumëzohen, ne do të jemi në gjendje ta masin automatikisht pothuajse çdo aspekt të shëndetit tonë, dhe ta diagnostifikojmë vetë pothuajse çdo sëmundje të zakonshme. Dhe për diagnostifikimin e sëmundjeve më serioze, shumë spitale tashmë janë duke përdorur superkompjuterët sikurse Watsonin e IBM-se.

Sa i përket trajtimeve mjekësore, edhe njëherë, robotët po vijnë-apo më mirë të themi, ata janë tashmë këtu. Kompanie Izraelite Mazor Robotics ka zhvilluar një kirurg të automatizuar robotik i cili ka realizuar 25,000 ndërhyrje kirurgjike spinale në Shtetet e Bashkuara. Në ndërkohë, një kompani Amerikane e quajtur Microrobot Medical po zhvillon nanobotë.Këta robotë janë aq të vegjël saqë ata mund të notojnë përmes tuneleve të ngushta të uretrës tuaj,enëve të gjakut dhe madje edhe tubave vaskulare në trurin tuaj, duke i pastruar ato dhe duke e riparuar dëmin gjatë rrugës.Për shembull, ato do të mund ta largonin pllakën nga arteriet tuaja koronare (të zemrës) gjë që do ta zvogëlonte rrezikun të keni sulm zemre.

Siq do ta shihni në pulsimin e radhës, zhvillimet si këto do ta transformojnë industrinë e kujdesit shëndetësor në mënyrë radikale.

Ideja kyçe 7

Në industrinë e kujdesit shëndetësor dhe në industri të tjera, shumë punë të së ardhmes, do të përfshijnë ofrimin e mbështetjes ndaj sistemeve të automatizuara.

Me aq shumë teknologji mjekësore inovative tashmë tek ne, dhe shumë të tjera në horizont, kujdesi shëndetësor do të revolucionarizohet nga automatizimi po aq shumë sikurse industritë për të cilat kemi folur. Deri në 80% të punës që bëhet momentalisht nga doktorët njerëz së shpejti do të mund të realizohej nga sistemet e automatizuara.

Por kjo nuk domethënë se 80% e mjekëve do të largohen nga puna. Sikurse me profesionin ligjor, kjo thjesht nënkupton se detyrat më rutine-sikurse kontrollimi apo realizimi i testeve-do të automatizohen. Kjo do t’i lirojë mjekët për të bërë gjëra të tjera, më interesante.

Shumica prej tyre do të përfshijnë luajtjen e rolit mbështetës-kryesisht të qenit ndërmjetës njerëzor në mes të pacientëve dhe sistemeve të ndryshme të automatizuara që do t’i diagnostifikojnë sëmundjet e tyre. Le të themi se një nga ato sisteme e heton se ju keni gjenetikisht predispozita për një sëmundje të caktuar, sikurse sëmundja e Alzheimerit apo diabeti.

Me këtë njohuri, ju me siguri do të doni ta dini se si sëmundja juaj do të ndikojë në shëndetin tuaj. Sa të alarmuar duhet të jeni për mundësitë që të zhvillohet një sëmundje e tillë tek ju? Me këto pyetje, ju do të dëshironi të keni një mjek që ju sqaron gjëra në një gjuhë që është e lehtë për t’u kuptuar.Me fjalë të tjera, doktorët prapë do të kenë punë për të bërë: t’i këshillojnë pacientët dhe t’i ndihmojnë ata t’i kuptojnë diagnozat e marra nga sistemet automative.

Rolet e ngjashme me mbështetje robotike do të egzistojnë edhe në industritë e tjera poashtu. Per shembull, Teknikët prapë do të nevojiten për të kontrolluar dhe riparuar sensorët e robotëve industrialë që operojnë në fabrikat e automatizuara të së ardhmes. Mekanikët prapë do të nevojiten për t’i rregulluar makinat vetëngasëse. Këshilltarët financiarë njerëz prapë do të nevojiten për t’iu përgjigjur pyetjeve unike që njerëzit mund t’i kenë për shërbimet e tyre bankare. Dhe avokatët me mish e gjak ndoshta do të jenë ende të dëshiruar nga klientët me të ardhura më të larta, të cilët duan (dhe mund të përballojnë) më shumë një “prekje njerëzore”.

Industri të tjera nuk do të jenë aq më fat, sidoqoftë. Për shembull, e mbani mend porositjen e atyre paisjeve me ekran me prekje dore që po shfaqen në restaurantet e ushqimeve të shpejta?Epo, njëra prej motiveve kryesore pas implementimit të tyre nuk janë vetëm shpenzimet e punës. Rezulton se duke pasur një zgjedhje midis porositjes nga një prej pajisjeve ose bisedës me një person prapa banakut, shumica e klientëve (veçanërisht të rinjtë) preferojnë pajisjet. Ata nuk duan prekje njerëzore!

Por në industri të tjera, ajo prekje do të jetë e domosdoshme, dhe këto do të jenë industritë në të cilat punët e së ardhmes do të lulëzojnë, siq do ta shohim në pulsimin e radhës.

Ideja kyçe 8

Teknologjitë automative do t’ua mundësojnë gazetarëve të bëjnë punë me interesante në mënyra më të fuqishme.

Derisa teknologjia i automatizon detyrat më të lodhshme rutinore që njerëzit duhet t’i bëjnë në punët e tyre aktuale, ajo poashtu do t’i lirojë ata për të bërë punë më interesante në fusha tjera përpos kujdesit shëndetësor. Njëra prej tyre është gazetaria.

Programet e inteligjences artificiale apo IA, tashmë po shkruajnë lajme informuese- por ato priren të jenë lloj tregimesh që janë më të mërzitshme që t’i shkruajnë gazetarët. Një shembull i gjallë i kësaj vie nga Washington Post, pronë e themeluesit të Amzonës Jeff Bezos që e udhëheq akuzën drejt automatizimit të disa aspekteve të gazetarisë.Në zgjedhjet e SHB të vitit 2016, gazeta e përdorte programin e IA të quajtur Heliograf për t’i mbuluar diku rreth 500 gara lokale.

Mund të pyesni si funksionoi kjo? Epo Heliografi thjesht e mori një shembull lajmi të zgjedhjeve lokale të shkruar nga disa gazetarë dhe pastaj e mbushi pjesën e zbrazët me të dhëna që një editor njeri ja kishte dhënë asaj. Për shembull, nëse një kandidat Demokrat fitonte një garë kongresiste, Heliografi automatikisht do t’i shtonte paragrafët e caktuar në shembull e lajmit: një paragraf për biografinë e kandidatit, apo se si fitorja e tij do të ndikonte balansimin e fuqisë në Kongres.

Kjo mund të mos tingëllojë shumë emocionuese-dhe kjo është poenta. Programet si Heliografi do t’ua mundësojnë kompanive mediale t’ua japin gazetarinë më të përditshme kompjuterëve dhe t’i lënë gazetarët të koncentrohen më shumë në aspekte më interesante të profesionit të tyre. Ka histori të gjata për t’u ndjekur, intervista të thella për të kryer dhe artikuj analitikë për t’u shkruar. Këto janë detyra që IA është larg nga të qenit në gjendje t’i përmbushë, kështu që njerëzit do të nevojiten ende për t’i kryer ato për të ardhmen e parashikueshme.

Përfundimisht, sistemet e IA së shpejti do t’i shtojnë fuqitë hetuese të gazetarëve. Për shembull, e mbani mend Panama Papers të vitit 2015? Ajo ishte humbja më e madhe e të dhënave në histori, e përbërë nga 11.5 milion dokumente që i detajuan transaksionet e dyshimta financiare të kompanive dhe individëve më të pasur të botës.

Këto janë shumë dokumente për gazetarët për t’i shoshitur, prandaj Konsortiumi Ndërkombëtar I Gazetarëve Hetues (KNGH) krijoi një databazë me makinë kërkimi që jua mundësonte atyre t’i gjejnë gjilperat në kashtë. Për shembull, ata do të mund ta shkruanin emrin e caktuar të një personi dhe t’i gjejnë të gjitha transaksionet e tij/saj. Tani KNDH po punon në sistemin e fuqizuar të IA që do tua mundësonte atyre t’i gjejnë lidhjen mes individëve dhe organizatave. Sistemi pritet të operacionalizohet dikur në vitin 2019.

Ideja kyçe 9

Falë automatizimit, roli i mësuesit do të ndërrojë nga transmetimi i njohurive në kultivimin e aftësive të buta.

Nëse ka ndonjë gjë që e keni mësuar deri tani në këto pulsime, atëherë është ajo se automatizimi do të shkundë shumë industri në vitet që do vijnë. Disa punë të reja do të krijohen, por shumë të tjera do të eliminohen, dhe punët e vjetra që mbijetojnë do të transformohen në mënyrë radikale.

Me kaq shumë ndryshime që ndodhin në ekonomi, njerëzit do të duhen të mësojnë si të përshtaten-duke i rifreskuar aftësitë e tyre sikurse programimi virtual i realitetit (për këtë do të shihni më shumë në pulsimin e radhës). Dhe kjo domethënë se edukimi do të jetë më i rëndësishëm se asnjëherë më parë.

Por vetë edukimi do të riformësohet nga automatizimi poashtu. Por, jemi duke folur për mësuesit robotë. Kjo është tashmë në një treg: Profesori Ajnshtajn-një robot njeri që ka një ngjashmëri të dukshme me fizikantin e famshëm sipas të cilit është emërtuar.

Çfarë bën ai? Epo, nëse e pyesni atë, Profesori Ajnshtajn do t’iu tregojë me fjalët e tij: ‘’Unë mund të eci, të flas, të mësoj lojëra, ta parashikoj motin, dhe t’iu përgjigjem pyetjeve rreth shkencës.’’

Fatkeqësisht, ai mundet poashtu ta humb lidhjen e tij Wi-Fi, e cila I shkaktoi atij shumë parregullsi kur ishte në television duke u intervistuar nga autori, për turpin e krijuesve të tij.Kështuqë mësuesit nuk duhet të brengosen për humbjen e punëve të tyre së shpejti. Por me përmirësimin e robotëve sikurse Profesori Ajnshtajn, ata do t’i marrin disa nga funksionet kryesore që mësuesit tani luajnë në edukimin e studentëve.

Po cilat janë ato funksione? Epo, mendoni për atë që mësuesit tuaj bënin për ju kur ishit në shkollë (mësuesit e mirë, së paku).Sikur të kishit një pyetje, ata e bënin më të mirën që të jepnin përgjigje për të. Nëse ju nuk i kuptonit përgjigjet e para, ata i riformulonin ato-duke e bërë informacionin të kapshëm, qoftë përmes një analogjie të mençur apo një diagrami elegant.

Epo, imagjinojeni sikur Profesori Ajnshtajn ta kishte bërë të njëjtën gjë-vetëmse, ndryshe nga njerëzit, ai do të ishte 24/0 i qasshëm, dhe asnjëherë nuk do të lodhej së përgjigjuri pyetjeve, apo dhënies së sqarimeve të reja.

Kjo do t’i lejojë mësuesit njerëzorë të largohen nga fokusi i tyre aktual në transmetimin e njohurive dhe të përqendrohen më shumë në kultivimin e të ashtuquajturave “aftësi më të buta”, të tilla si kurioziteti, iniciativa, këmbëngulja, bashkëpunimi, fleksibiliteti, ndjeshmëria dhe sjellja etike.

Si mund t’i bënin mësuesit këto gjëra? Epo, ne do të shohim një mënyrë të fuqishme në pulsimin tjetër dhe të fundit.

Ideja kyçe 10

Industria e argëtimit dhe kulturës do të bëhen jashtëzakonisht të rëndësishme ngase njerëzit kanë më shumë kohë të lirë për shkak të automatizimit.

Imagjinoni sikur jeni mësues tani dhe studentët tuaj duan të mësojnë rreth astronomisë.Ju mund të ju flisni atyre rreth saj, t’iu jepni libra, t’iu tregoni vdeo, dhe t’iu ofroni një teleskop apo t’i drejtoni tek Google, ku ata munden me siguri të mësojnë shumë më shumë për temën sesa që dini, falë algoritmit kërkues të Google (një tjetër arsye pse roli juaj si transmetues njohurishë është duke u pakësuar tashmë).

Por imagjinoni nëse mund të shpërtheheni në hapësirën e jashtme dhe t’i çoni ata në një udhëtim në terren kozmik në skajet më të largëta të galaktikës. Epo, nuk mund ta bëni këtë për të ardhmen e parashikueshme, por së shpejti do të jeni në gjendje të bëni gjënë tjetër më të mirë falë realitetit virtual ose VR.

Teknologjia po zhvillohet hovshëm, dhe një ton investimesh të parave po derdhen në industrinë në rritje. Google tashmë e ka një paisje të Asistentit Virtual në treg, dhe Facebook e ka blerë kompaninë e kufjeve Oculus VR për 2 miliardë dollarë në 2014. Investitorët po pështymën nga perspektivat ekonomike të VR. Në një studim nga Bank of America dhe Merrill Lynch, gjigantët financiarë deklaruan se kufjet VR do të bëheshin “e vetmja pajisje për të prishur dhe sunduar botën e teknologjisë”.

Video lojërat zhytëse të AV janë në horizont-dhe mu në kohë, sepse, siq e dini tani, shumë njerëz do dalin nga puna, dhe atyre do t’iu duhet të bëjnë diqka.Një e ardhme e mundur është kjo: miliona njerëz do të jenë të papunësuar dhe do mbështeten nga një fitim universal bazik. Në ndërkohë, njerëzit që akoma kanë punë do të punojnë më pak orë, falë automatizimit.

Por çfarë do të bëjnë njerëzit me gjithë kohën e tyre të lirë? Me siguri do ta kalojnë atë duke konsumuar forma të ndryshme të argëtimit dhe kulturës, sikurse muzika, televizioni, video lojërat, filmat dhe librat.

Ky është lajm i mirë për artistët muzikorë, krijuesit e filmave, shkrimtarët dhe krijuesit e tjerë që punojnë në industritë e argëtimit dhe kulturës. Tashmë, ato industri punësojnë 29.5 milion njerëz rreth botës-më shumë se totali i punëtorëve në Shtetet e Bashkuara, në Evropë dhe industritë Japoneze automative të kombinuara! Sa më shumë kohë të lirë që kanë njerëzit, aq më shumë do të kërkojnë argëtim dhe kulturë-dhe aq më shumë ekonomia do të ketë nevojë për aktorë, drejtorë, muzikantë, producentë, dhe kështu do t’i mbajë njerëzit të argëtuar dhe të ngritur.

Kështu, megjithëse puna krahu do të bëhet kryesisht një gjë e së kaluarës, argëtimi dhe kultura mund të lulëzojnë!

Përmbledhja Finale

Mesazhi kyç në këto pulsime:

Përgjatë dekadave të ardhshme, automatizimi me siguri do t’i zëvendësojë punëtorët e tanishëm në prodhimtari, transport, banka, ligj dhe në sektorin e shërbimeve. Përgjatë kësaj kohe, ajo do të krijojë disa punë të reja që do të përqendrohen rreth mbështetjes së robotëve dhe sistemeve tjera të automatizuara që i zëvendësonin ata punëtorë. Automatizimi poashtu do t’i eliminojë disa pozita dhe funksione pune në mjekësi, gazetari dhe edukim, por poashtu do t’ua mundësojë disa punëtorëve në ato fusha të bëjnë punë më interesante. Përfundimisht, automatizimi do ta lirojë kohën e lirë të njerëzve, gjë që do ta rrisë kërkesën për artistë dhe argëtues.

Keni komente? Ne sigurisht se do të donim të dëgjonim se çfarë keni për të thënë për përmbajtjen tonë! Prandaj thjesht dërgonani një email tek [email protected] me titullin e këtij libri si kryetitull dhe ndani mendimet tuaja me ne!

Çfarë të lexoni më tej: ”E ardhmja e Punës”, nga Darrel M.West

Pasi të mësoni për të ardhmen e afërt të automatizimit, mund të jeni më shumë se pak të shqetësuar për sigurinë e punës suaj aktuale ose favorizimin e perspektivave të karrierës suaj të ardhshme. Epo, mundësitë mund të jenë shqetësuese, por sa më shumë të dini për to, aq më shumë mund të përgatiteni për vitet e turbullta në vijim.

Me këtë në mendje, autori Darrell M. West ka mbledhur një mori njohurish, njohurish dhe opsionesh nga një gamë e gjerë ekspertësh. Për të mësuar edhe më shumë rreth mënyrës sesi automatizimi dhe inteligjenca artificiale do të transformojnë tregun e punës së së nesërmes, shikoni hapat e parë të “E ardhmja e punës”.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...